Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. PD shprehet se ajo që ka prezantuar mazhoranca për projektligjin është një masë e pamjaftueshme.
Grupi parlamentar i PD në propozimin e tyre kërkojnë që gjobat për ndërtimet pa leje të hiqen për të gjithë territorin e vendit, jo vetëm në zonat rurale. Gjithashtu kanë propozuar që të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
"Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.", janë edhe dy propozimet e tjera të PD.
NJOFTIMI I PLOTË:
GRUPI PARLAMENTAR I PD PROPOZON NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN PËR ANULLIMIN E GJOBAVE: TË SHTOHEN SUBJEKTET PËRFITUESE
Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anullohen te gjitha masat administrative te paekzekutuara, te vendosura nga data 1 janar 2015 deri ne 30 nentor 2024 ne zonat rurale per sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore te Mbrojtjes se Territorit, Inspektoriatit Qendror i Mbrojtjes se Territorit, Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
Por për grupin Parlamentar të PD kjo është një masë e pamjaftueshme.
Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që:
1- Të anullohen të gjitha masat administrative të vednosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqiuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.
2- Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
3- Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
4- Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.
Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD argumenton që në kuadër të parimit të barazisë përpara ligjit të gjithë personave fizikë dhe juridikë që do të ishin subjekt përfitues sipas ligjit nëse nuk do të kishin kryer ekzekutimin e masave administrative përpara hyrjes në fuqi të tij, në bazë të parimit iu kthehen shumat e paguara dhe kthimi i shumave të bëhet nga institucionet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji brenda datës 31 janar 2025.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë qenë gjithnjë kundër qasjes arrogante dhe arbitrare të qeverisë socialiste për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset me gjoba të larta apo masa të tjera administrative, përpara kryerjes së të gjithë përpjekjeve për informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tyre mbi detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sanksionet në rast moszbatimi të ligjit. Megjithatë, qeveria socialiste ka vazhduar të ndëshkojë qytetarët me gjoba dhe penalitete të larta, të cilat në raste të caktuara kanë rezultuar me pasoja shumë të rënda për qytetarët tanë, të cilat në pamundësi për shlyerjen e detyrimeve, kanë konsumuar veprime që kanë përfunduar në burg ose më fatalet i kanë dhënë fund jetës së tyre.
fatmir mediu TIRANË- Seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci" &...
pamje nga brukseli BRUKSEL - Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga takimi i djeshëm në Bruksel ku u zhvilluar Ko...
Berisha me studente e pedagoge TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar situatën e arsimit në Shqipëri. Gjatë një...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë blu. Gjithashtu...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do ta konsiderojë arsimin si çështjen më serioze të kombit...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqip&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët tha se kryem...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipër...
Bislimi BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka konfirmuar se është arritur dakordësi për zbatim të plotë t...