POLITIKE

PD propozon uljen e çmimit të naftës, Bozdo: Nga 2200 lekë të bëhet 175 lekë për litër! Ulje edhe e taksës së qarkullimit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 10:20

PD propozon uljen e çmimit të naftës, Bozdo: Nga 2200 lekë

Partia Demokratike del me propozim për uljen e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme dhe kaosit në tregjet ndërkombëtare.

Deputeti demokrat Eno Bozdo, doli me një deklaratë zyrtare sot në emër të selisë blu, ku bëri edhe propozime konkrete, deri edhe tek heqja e taksës së qarkullimit dhe akcizave, me qëllim lehtësimin e konsumatorit shqiptar.

Ai propozoi që nafta të shkonte nga 220, në 175 lekë për litër, ndërsa theksoi se vendi ynë ka çmimin më të lartë në Evropë për karburantet.

“Propozimi ynë e ul naftën nga 220 lekë në minimumi 175 lekë/litër. Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Evropë, 65% e çmimit janë taksa. Shqiptarët sot i paguajnë qeverisë 125 lekë taksë për çdo litër naftë,  më shumë se çdo vend tjetër. Ulja e taksës së qarkullimit si dhe modeli Italian i akcizës së ndryshueshme, zgjidhja për uljen e çmimeve”, tha Bozdo mes të tjerash.

Bozdo nënvizoi gjithashtu se rezervat e naftës vetëm për 30 ditë janë një alarm për sigurinë energjetike dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në treg nga qeveria dhe zgjidhje sipas propozimeve të opozitës.

Në fund ai i bëri thirrje qytetarëve për bashkim në protestën e 22 marsit në Tiranë:

“Në datën 22 mars, kemi qindra arsye për të protestuar. Çfarë po ndodh me çmimin e naftës është një arsye më shumë. T’i tregojmë vetes dhe botës se shqiptarët nuk mund të jenë kurrë dakord me një qeveri, e cila grabit çdo çast popullin e saj, madje edhe në raste krizash të tilla. Le t’i tregojmë vetes dhe botës se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri që rëndon mbi qytetarët edhe në kohë krize. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të ardhmen e familjeve tona dhe të vendit”.

Deklarata e plotë e deputetit Eno Bozdo:

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore me dy projektligje,me qëllim uljen e çmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese.

Këto  mekanizma financiarë po përdoren gjerësisht nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, karburanti në Shqipëri (nafta) taksohet shumë rëndë, në nivelin më të lartë në Evropë. Rreth 60%–65% e çmimit të një litri nafte përbëhet nga taksat që mbledh qeveria. Për krahasim, mesatarja në vendet e BE-së është rreth 52%, ndërsa në shumë prej këtyre vendeve është nën 50%. Në vendet e zhvilluara të OECD-së, taksimi është edhe më i ulët, rreth 40%–45%.

Sot, shteti shqiptar për çdo litër nafte të shitur merr rreth 125 lekë taksë. Me fjalë të thjeshta, çdo qytetar shqiptar paguan rreth 1,200 lekë të vjetra taksë për çdo litër nafte që konsumon, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantin dhe si rrjedhojë, me një nga çmimet më të larta në Evropë.

Për këtë arsye, Shqipëria ka sot karburantin më të shtrenjtë në Evropë, dhe në raport me fuqinë blerëse mbi dyfish  krahasuar me vendet e rajonit.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e BE-së dhe OECD-së ofrojnë shërbime publike të standardeve të larta, duke ua rikthyer bujarisht këto taksa qytetarëve të tyre në formë përfitimesh konkrete.

Për këtë arsye, përmes kësaj pakete ligjore propozojmë:

– Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013,përpara se qeveria Rama ta rriste 4 fish;

– Aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës,duke ofruar kështu një mekanizëm shumë të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve.

Zbatimi i këtyre masave do të sillte një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, nga rreth 220 lekë/litër qe po shitet sot,  në të paktën 175 lekë/litër. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët shqiptarë, të cilët sot përballen me vështirësi të rënda ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së paketave mbështetëse nga ana e qeverise.

Nga ana tjetër, propozimi ynë ligjor  trajton edhe menaxhimin e rezervave strategjike të naftës, të detyrueshme sipas standardeve të BE-së.

 Aktualisht, sipas deklarimeve publike, rezervat e naftës në Shqipëri mbulojnë vetëm 30 ditë, ndërkohë që standardi i BE-së bazuar në direktivën  2009/119/EC, kërkon mbulim për 90 ditë importe.

Dje Edi Rama, Në një rast të rrallë sinqeriteti, deklaroi se siguria energjetike, domethënë kombëtare, është në rrezik!  Po, sepse ai pohoi dje me gojën e tij, se rezervat e naftës janë për momentin vetëm 30 ditë.  

Kjo deklaratë është prova e dështimit të rëndë të qeverisë në menaxhimin e këtyre rezervave, duke lënë sigurinë tonë kombëtare në mëshirë të fatit !

Ky fakt përbën një shkelje shumë të rëndë të angazhimeve të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit, sepse ajo ka detyrimin  për të transpozuar këtë direktivë prej vitesh, pa pritur rastin e krizave ku pastaj dorëzohemi duke deklaruar se në fakt rezervat nuk i kemi!

Të nderuar qytetarë,

Paratë që ju paguani në formë taksash janë tuajat. Detyra e çdo qeverie të përgjegjshme është t’i rikthejë këto para në shërbim të qytetarëve, sidomos në kohë krize.

Nuk ka arsye që vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut të kenë çmime 20%–30% më të ulëta për karburantin dhe mekanizma më efektivë kontrolli, në kohë krize. Vetëm në Shqipëri ndodh qe çmimi i karburanteve, sapo ndodhte një krizë ndërkombëtarë, të reflektohet me rritje ekstreme brenda pak orësh. Kjo vjen për shkak të mungesës së mekanizmave të kontrollit dhe strategjive që qeveria shqiptare ka.

Po e mbyll këtë komunikim me një thirrje për maxhorancën: propozimi i Partisë Demokratike nuk është populist. Përkundrazi! Kjo paketë ligjore është e aplikueshme sot në shumë vende të rajonit dhe të BE.

Miratimi i kësaj pakete është një nevojë urgjente për qytetarët dhe ekonominë shqiptare, sepse sic kemi thënë gjithmonë, energjia më e shtrenjtë është ajo që mungon.

Nëse kjo nuk realizohet, arsyeja nuk është mungesa e mundësive, por mungesa e vullnetit.

Në datën 22 mars, kemi qindra arsye për të protestuar. Çfarë po ndodh me çmimin e naftës është një arsye më shumë. T’i tregojmë vetes dhe botës se shqiptarët nuk mund të jenë kurrë dakord me një qeveri, e cila grabit çdo çast popullin e saj, madje edhe në raste krizash të tilla.

Le t’i tregojmë vetes dhe botës se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri që rëndon mbi qytetarët edhe në kohë krize.

Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të ardhmen e familjeve tona dhe të vendit”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?