POLITIKE

PD shpalos programin për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave", Berisha: Kanë rëndësi parësore për shëndetin e njeriut, por mafia i ka pushtuar këto fusha

r.ll Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 20:43
PD shpalos programin për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe
sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave". Ky program është hartuar nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, i cili aktualisht ndodhet në "arrest shtëpie". 

Gjatë prezantimit të programit ka mbajtur fjalën edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili u shpreh se mjedisi, pyjet dhe kullotat janë fusha të lidhura direkt me jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Berisha tha se aktualisht këto fusha janë të "pushtuara nga mafia", ku shtoi se mjedisi është i dominuar dhe dëmtuar nga interesa mafioze të "klientelës qeveritare". Më tej, lideri demokrat tha se mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ju falënderoj për praninë tuaj këtu, falënderoj panelistët për punën që kanë bërë. Ne debatojmë sot për programin e atyre fushave që janë të lidhura direkt me jetën, me shëndetin, me mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në shumë aspekte, të një rëndësie parësore për shëndetin e njeriut, të një rëndësie parësore për mjedisin, për pyjet, për kullotat, për ujërat. Ajo çka spikat sot në këto 12 vite mund të themi se është një rrokullisje e madhe. Nuk dua të përdor terma, por është një injorim, është një pushtim nga mafia e këtyre fushave. Mjedisi, me të cilin lidhet direkt shëndeti i njeriut, është më i braktisur, më i kërcënuar se rrallë ndonjëherë në histori. Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare.

Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit. Pa asnjë lloj monitorimi, pa asnjë lloj kontrolli, me një betonizim të pandalshëm me asgjë, me një mashtrim të pafundëm ky pretendojnë zyrtarët se kanë mbjellë 1 milion pemë, në një kohë kur kanë prerë qindra mijëra të tilla. Kjo batërdi, kjo ndotje e jashtëzakonshme në qytetet tona, kjo është e njëjtë në ujërat tona. Verën e kaluar ne nuk kishim pothuajse asnjë flamur blu në detërat dhe liqenet tona.

Megjithëse ne, për hir të së vërtetës, ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe po shkonim faktikisht drejt bllokimit të tërë të derdhjes së ujërave të zeza në det, ato korrupsioni i ka kyçur. Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre. Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë. Janë më të ndotura duke pasur impiantin e ndërtuar, por që i vënë çelësin sepse nuk duan të paguajnë energjinë elektrike bashkitë. Potencial i jashtëzakonshëm ekziston në pyjet, kullotat, kodrat, malet, alpet e Shqipërisë.

Gjithçka shkon në rënie të lirë. U ndërprë pothuajse çdo lloj subvencionimi për pyllëzimin, për frutëzimin, për bimët mediciale. U ndalua edhe gjahu duke mos pasur konceptet më minimale të ekuilibrave. Zonat e biodiversitetit më të lartë u agresuan. Ligji u amendua për të hapur dyert për kthetrat e mafies së ndërtimit në këto zona. Nuk ka asgjë të mbrojtur më. Sëmundjet nga ndotja rriten me shpejtësi, veçanërisht sëmundjet malinje. Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga. Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim.

Dhe qeveria në vend se të krijojë me urgjencë fondin e mbështetjes së këtyre eksporteve, të gjithë këtyre sipërmarrjeve që punësonin me mijëra banorë në zonat më të varfra, qeveria bën sehir dhe u jep akses trafikantëve për ndërtimin e kullave, për shndërrimin e parave të drogës në beton. Pyjet, profesor Hasani e tha, në një vit 40 mijë hektarë nga zjarret. Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit. Po zjarret vitin që kaloi ishin më të egra se asnjëherë se nuk kishte mjete për shuarjen e tyre. Pra, të themi të vërtetën, mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare.

Artikuj te sugjeruar

n.f POLITIKE 31 Mars19:22

“Petulla” me miellin e BE

TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europian. Sipas sondazhit ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan