POLITIKE

Përgjimet/ "Duhen botuar shkrimet që i kam dërguar sot"? Veliaj këshillon Ajolën që të mos mërzitet: Kur të dali 'Lali' do të rregullohet

e. d Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 19:04

Përgjimet/ "Duhen botuar shkrimet që i kam dërguar

TIRANË- Pjesë të tjera të përgjimeve janë zbardhur ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn. Në datën 25.02.2025 në orën 11:59, Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptaren, me temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet.

Ndërsa në orën 18:42, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku ndër të tjera e pyet nëse ka qenë në udhëtimin në Rotterdam me Fatmir Bektashin. Ajola i tregon se nuk ka qenë dhe nuk e dinte fare. Gjithashtu në 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbri, ku i referohen fjalës së KM-së për të cilën Erioni tregon se ishte "flakë fare". Në orën 10:59, Veliaj bisedon me Ajolën, në lidhje me deklaratën e mëngjesit nga ana e Kryeministrit. Ata bisedojnë edhe në lidhje me dëshmitaren Greta, ku sipas bisedës është takuar me Kryeministrin.

Gjithashtu në datën 7.02.2025 në orën 7:38, Arbër bisedon me Veliajn, ku ky i fundit i kërkon që të publikohen shkrimet e tij në lajme, për shkak se lajmet përsëriten në orën 12:00 dhe 15:00. Gjithashtu, e pyetën nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës "Tema" apo "Shqiptarja", gjë për të cilën Arbëri i përgjigjet, po. Ndërsa në datën 28.02.2025 në orën 13:28, Veliaj bisedon me Ajola Xoxën, të cilës i kërkon që mos të mërzitet, se sapo të dale Lali, do të rregullohet prap.

25.02.2025-Në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t'i thotë Karlos apo Mirës, që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni më kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh. Në orën 14:18, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i tregon se ka parë lajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë "Big Deal" se është fiks kujt duhet ti referohen. Arrestimit të paligjshëm. Po kështu, e pyetën Arbrin mëse i ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregon se "Kam nji kshu më orën tre" Në orën 18:42, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku ndër të tjera e pyet nëse ka qenë në udhëtimin në Rotterdam me Fatmir Bektashin. Ajola i tregon se nuk ka qenë dhe nuk edinte fare. Po kështu, kur Erion Veliaj i tregon se Prokurori ka thënë që Ajola ka qenë në Roterdam bashkë me Fatmirin, Ajola i bën të ditur se Prokurori në gjyq nuk e ka thënë kështu, por ka thënë që Ajola nuk ka qenë. Erioni përgjigjet: "Po çrëndësi ka, e ka në vendim." Po ështu, Ajola i kërkon të ketë kujdes me gjuhën, për mënyrën si shprehet. Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i hprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as ër rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, "by the ëay". I kërkon Arbrit që të flasë me miqtë deputetë, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke enë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale. I regon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, ë një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në akim, që t'i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës. Në orën 21:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të caktuar biseda zhvillohet ndërmjet Arditit dhe Crionit. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të të japë mesazhe pa yerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se jo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, magjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të

cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se "mikeshës" i ka thënë që t'i tregojë “lalit" që të mendojë sikur është në Big Brother. Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t'ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t'i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t'i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

26.02.2025 Në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbri, ku i referohen fjalës së KM-së për të cilën Erioni tregon se ishte "flakë fare". Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t'ia çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t'ia bëjë gati dhe t'ia japë Redaktorit, i cili sipas bisedës, ka pasur takim me grupin. Në orën 10:59, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, në lidhje me deklaratën e mëngjesit nga ana e Kryeministrit. Ata bisedojnë edhe në lidhje me dëshmitaren Greta, ku sipas bisedës është takuar me Kryeministrin. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të lidhet me Gretën dhe ta inkurajojë. Erioni i tregon Ajolës se Kryeministri mbajti një orë fjalë dhe i bëri të flasë me vete, madje mbrojti edhe Klotildën, shumë gjëra, mirë shumë mirë. Por Ajola Xoxa i përgjigjet se mbase nuk është mirë të kontaktojë me dëshmitarët. Në orën 22:53, Ajola Xoxa bisedon me Erionin dhe ky i fundit ndër të tjera i thotë se kur të dalë nga paraburgimi, do të merret vetë më të gjitha, biles e kanë acaruar se nuk i lejojnë takime... "po its okej, do merrem me të gjitha"

27.02.2025 Në orën 7:38, Arbër Veliaj bisedon me Erion Veliajn, ku ky i fundit i kërkon që të publikohen shkrimet e tij në lajme, për shkak se lajmet përsëriten në orën 12:00 dhe 15:00. Gjithashtu, e pyetën nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës "Tema" apo "Shqiptarja", gjë për të cilën Arbëri i përgjigjet, po! Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma, ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder. Më pas, Erioni e pyetën se si duken gjerat e tjera, për të cilat Arbëri tregon se janë mirë, ka zhvillime pozitive. Në orën 13:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i tregon se ka shkruajtur një status me Arbërin dhe i kërkon të pyesë Renaton ose Maznikun ku të kapin lajmet e orës 15:00, pasi kërkon ta mbajë të gjithë frymën gjallë, duke nënkuptuar fushatën e madhe mediatike. I kërkon që t'i inkurajojë pak, pasi e di që shkrimet e tij shkojnë te Redaktori. Në orën 18:36, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbëri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje- përgjigje. Arbëri i kërkon Erjonit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që mos të vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të "pyetje-përgjigje" Arbëri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë. Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për te emisioni që do të shfaqet sot, dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

28.02.2025 Sipas bisedës së orës 11:07, ndërmjet Erion Veliajt dhe Arbër Veliajt, vihet re se i pari i kërkon që të vazhdojë fushata mediatike, duke bërë lajme të posaçme të orientuara prej tij. Erion Veliaj i kërkon që të pyesë nëse duhen botuar shkrimet që i ka dërguar sot, si dhe i kërkon që të bëhen lajme (bëni lajme tashti). Po kështu, Erion Veliaj e pyet edhe për statusin në rrjetet sociale të cilin kërkon që të publikohet brenda orës 12:00, për të cilën Arbëri i tregon se "tani po del”. Në orën 13:28, Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën, të cilës i kërkon që mos të mërzitet, se sapo të dale Lali, do të rregullohet prap. Ajola i tregon se do të takohet me Maksin ndërsa Erion Veliaj i kërkon që Ata (avokatët) të dalin publikisht në një

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan