POLITIKE

Përgjimet/ "Ke vetëm një ditë"! Veliaj i kërkon në anglisht të vëllait që avokatët të përgatiten mirë: Nëse nuk fitojmë, do të jem në burg për një kohë të gjatë

e. d Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 18:23

Përgjimet/ "Ke vetëm një ditë"! Veliaj i

TIRANË- Pjesë të tjera të përgjimeve janë zbardhur ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn. Në bisedën e datës 07.03.2025 në orën 09:22 Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin dhe i kërkon që t'i marrë një këshillë gazetarit Mero Baze.

Ndërsa në orën 09:29, Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij Ajolën në lidhje me konferencën me gazetarët, ku i kërkon që avokatët t'i trajnojë, pasi në atë takim flitet me popullin dhe nuk flitet si në gjykatë.

Ndërsa në datën 08.03.2025 në orën 11:09, Erioni bisedon me Arbërin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë (nënkupton në IEVP Durrës).

Ndërkohë në datën 09.03.2025 në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë. Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë në burg për një kohë të gjatë. Gjithashtu ai i kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët.

07.03.2025-Në orën 09:22, Erion Veliaj bisedon me Arbërin dhe i kërkon që t'i marrë një këshillë Meros, ku t'i thotë se, me tre dëshmitarë ka ardhur sekseri dhe i ka thënë kaq është paguar për kokën tënde. I kërkon ta pyesë nëse a është "fishek" që ja vlen. Po kështu, i kërkon të bisedojë me Meron dhe me Fugën. Në orën 09:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën në lidhje me konferencën me gazetarët, ku i kërkon që avokatët t'i trajnojë, pasi në atë takim flitet me popullin dhe nuk flitet si në gjykatë. Le të thonë për "shumën" që nuk është e vërtetë, le ta provojnë në gjykatë. I tregon se avokatët duhet të përgatiten e të flasin si në kafe, që shifra është e sajuar e gjitha dhe nuk janë blerje personale. I kërkon Ajolës që të flasë me Maksin dhe t'ia thotë këto. Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron dhe me KM e t'u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. Më pas, këtë frazë Erioni e përsërit sërish: "Pra është ofru një shumë, erdhi dikush dhe tha ne po tna e paguash këtë, sa ka paguar ai qe do ta fusi brenda e zgjidhim. Une sigurisht qe thashe jo, ska shank. Tani pyetja eshte ta nxjerrim kete apo jo?" I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin. I kërkon që t'i thotë Meros që të takohet me Arbrin pasi ai (Erioni) ka nevojë për këshillë. Në orën 10:23, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se në orën dy ose tre do të marrë përgjigje. Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ky i fundit i thotë se ka biseduar me "shokun M" dhe i ka thënë se është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon që t'i thotë që

është gati t'ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq. Këtë situatë kërkon ta bisedojë edhe me Fugën. Po kështu, i thotë që Ajola duhet t'i shkruajë "atij" dhe t'i thotë që Erionit i kanë kërkuar kaq, ngaqë s'ka pranuar është aty. Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t'i thotë që Erioni ka këtë informacion. T'i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t'i shkuaje Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin, dhe i kanë thënë që koka e jote vlen dy milionë euro. I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është këmbëngulës, dhe sërish i thotë në këtë komunikim, që t'i shkruaje KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t'i dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro, ose koka e tij do ikë për lesh. Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty. Në orën 15:43, Arbëri bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë që të hënën do të vijnë dy Amerikanë (avokatët) dhe do të bëjnë një deklaratë për median, ku do të flasin për standartet, do të përcjellin mesazhin që "The ëorld is ëatching". Erion Veliaj i thotë që duhet të gjejnë një hotel, një konferencë shtypi për amerikanët, por Arbëri i thotë "Not čorry". Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon edhe ecurinë e konferencës së avokatëve që ishte planifikuar, ku i tregon se ka shkuar shumë mirë dhe tani do të fillojë të shpërndahet. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që "të merret pak me gjërat. Tuesday është important. Është kshu Life or Death" Në orën 21:01, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ku ky i fundit e njofton se takimi me gazetarët ka patur goxha mbulim (nënkupton kohë televizive) duke i thënë se ka dalë kudo, madje dhe të nesërmen paradite do ta mbajë me mbulim (duke nënkuptuar që do shfaqet në media). Arbëri i trergon se do të mbyllet "po do mbyllet mo plak je në terezi apo jo. E përkohshme është." Erioni përgjigjet: "I hope so". Në fund të bisedës Arbëri i thotë të ketë durim dhe ta qetësojë veten, ndërsa Erioni e pyet nëse ka biseduar me Redaktorin, gjë të cilën Arbëri ja konfirmon dhe çdo gjë është okej. Në orën 23:22, Erioni bisedon me Ajolën ku flasin në lidhje me takimin që është zhvilluar nga avokatët me gazetarët. Ajola i thotë se Maksi (avokati) kishte një autoritet shumë të madh dhe nuk pati asnjë provokim gjatë takimit. Erioni e pyet nëse kanë qenë gazetarët e Syrit dhe Ora, gjë të cilën Ajola e pohon dhe thotë se nuk pati provokime nga ta. Ata bisedojnë edhe në lidhje me seancën gjyqësore të së hënës, për sekuestrot, ku bien dakord që Ajola të shkojë në seancë, por të flasë vetëm avokati. Erion Veliaj i thotë se, të martën po dola do të marrin tjetër drejtim gjërat. Ai i thotë se te shtëpia në Qerret nuk do ta ndalojë kush të shkojë, madje këtë gjë e thotë konkretisht: "Po pse ca do të të ndalojë njeri të shkosh te shpia në Qerret, do të të ndalojë ajo Risena aman"

08.03.2025 Në orën 11:09, Erioni bisedon me Arbërin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë (nënkupton në IEVP Durrës). Erioni e pyetën Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me Amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente. Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbrin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen. Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata, se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: "Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë".

09.03.2025-Në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë. Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: "Ee have only one day" "One day edhe if če dont čin im gonna be here a long time". Në orën 11:59, Erioni bisedon me Ajolën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë