POLITIKE

Përgjimet/ "Shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin!" Veliaj drejtuar të vëllait: Aty ke xhamia duhet marrë içik feedback, se nuk po lidhet dot

M.B. Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 19:28

Përgjimet/ "Shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin!"

TIRANA- Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn. Në bisedën e datës 02.03.2025 në orën 12:32, Veliaj bisedon me bashkëshorten Ajola Xoxën dhe shprehet se ndihet pak i mërzitur, sepse u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. 

Ndërsa në një bisedë të datës 05.03.2025, në orën 12:28, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, dhe e pyet se si po shkojnë gjërat. Duke qenë se është bërë publike data e Apelit, kryebashkiaku i thotë që "aty ke xhamia duhet marrë icik feedback, se nuk po lidhet dot".

Pjesa tjetër e bisedave lidhen kryesisht me ndikimin që Veliaj ushtronte në media dhe lidhjet që ai bënte ndonëse i ndodhur në paraburgim.

PJESË NGA DOSJA:

01.03.2025 Në orën 20:16. Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi, pasi java tjetër do të jetë "javë sulmi" (java e Apelit), duke thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë angazhuar shumë fort.

02.03.2025 - Në orën 12:32. Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Me pas, i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet. Në vijim të bisedës, Erion Veliaj i thotë se ditën e martë (04.03.2025) do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë, pasi ka gjyqin për telefonin. Ai thotë se është i sigurt që telefonin nuk do i'a kthejnë, por do të bëjë dy orë fjalime, sepse seancat regjistrohen e do të dalin. Ajola e pyetën nëse mund të vijë dhe ai në seancën që do të zhvillohet, por Erion Veliaj i thotë që më mirë jo, se do të dalë te kamerat. I thotë se në seancë do t'u bëjë zbor 2-3 orë, të lexojë të gjitha ato çfarë ka analizuar dhe duke qenë se do të regjistrohet seanca, do të zbardhet dhe më pas t'i publikojë, me qëllim që publiku të dëgjojë se çfarë ndodh. Në orën 12:38, Erion Veliaj bisedon me Arbrin

03.03.2025 - Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyrë Arbëri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t'i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t'i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me gjërat apo e kanë harruar fare. Arbëri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erjon Veliaji kërkon Arbrit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t'i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante.

04.03.2025 Në orën 09:56, Erion Veliaj bisedon me Arbër Veliaj, në lidhje me shkrimin e Yzeirit, i thotë që të shohë mundësinë që t'i bëjë sponsorizim në mënyrë jo të dukshme, me qëllim që shkrimin e tij ta lexojnë një milionë vetë, dyqind mijë vetë, pesëqind mijë vete. Arbri thotë: "po e bëjmë plako, po e bëjmë”. Në orën 20:46, Erion Veliaj bisedon me Arbrin të cilit shprehet i çuditur që në lajmet e orës 19:30 nuk kishte lajme për të, siç i kanë thënë (duke nënkuptuar premtimin). Erion Veliaj i kërkon që të flasë me Albin, që ky i fundit të bisedojë me Visin, e ti thotë që beteja duhet të bëhet çdo ditë. Erion Veliaj tregon se është i sigurt që nga Prokuroria mund të ketë ndikim, por kjo gjë (beteja mediatike) nuk duhet të lëshohet javën e fundit, se një jetë ka. Në orën 22:58, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me Top Channel që nuk ka dal artikulli për të. Arbëri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: "Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet"

05.03.2025-Në orën 12:28, shtetasi Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, dhe e pyet se si po shkojnë gjërat. Duke qenë se është bërë publike data e Apelit, Erioni i thotë që aty ke xhamia duhet marrë icik feedback, se nuk po lidhet dot." Në orën 13:05, Erion Veliaj bisedon me Arbrin ku fillimisht i thotë: "Ore s'e kishte parë ai Redaktori atë sot, ka ndonjë gjë apo? Më pas, komunikimi vijon nga Erioni duke i thënë Arbrit se i duhet mbështetja e Redaktorit, dhe duhet të jetë "On", pasi ka dalë data e Apelit, 11 Mars. Në orën 18:12, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se si i ka shkuar dita. Arbëri përgjigjet duke i thënë se "shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin". Për këtë gjë, Erioni i thotë “shumë mirë”. Në orën 20:04, Erioni bisedon me Arbrin, ku ky i fundit e vë në dijeni se e ka mbyllur marrëveshjen me amerikanet. Erioni i thotë se do ishte ideale që ata të vinin të hënën, para të martës. Më pas, komunikimi zhvillohet në lidhje me postimet/statuset e Erionit, ku Arbëri i kërkon që të bëje dy-tre, që t'i ketë me vete. Erioni i thotë se "Fishtë edhe ajo e atij të BKH-së, atij..."

06.03.2025-Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin Karlos, por Erioni e pyet "Po Albën, s'ke as Albën as Karlon?". Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato. Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se "kta shokët tanë i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp.../ Marrë nga Dosja.al

erion veliaj arber veliaj ajola xoxa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë