POLITIKE

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 21:51

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët

Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është të të tallin në një situatë kaq të vështirë. Kjo po ndodh në Vlorë këto ditë, kur ankesat e qytetarëve përballen me ca reagime fyese, në një situatë kur më shumë se kurrë bie në sy arroganca e pushtetarëve.

Tanimë është e qartë se shkak për mungesën e ujit në Vlorë është bërë një defekt teknik, në tubacionin e furnizimit të qytetit, që do të riparohet me pjesë të ardhura nga Turqia. Fotot nga pjesa e dëmtuar po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe të parët që i shpërndajnë janë socialistët.

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët

Por ndërsa një ditë ky problem do të zgjidhet, ajo që mbetet është indiferenca, karshilliku dhe sfida që demonstruan kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini dhe kryeministri Edi Rama. Reagimi i tyre tregon se ata mendojnë se kanë përballë një popullsi kokëulur, e paaftë të reagojë, që e ka humbur nervin e protestës dhe që mund ta lësh edhe pa kushtet minimale të higjienës dhe sërish do qeverisësh i pashqetësuar.

Festa gala e Bashkisë Vlorë

Të ndërgjegjshëm se një pjesë e popullsisë së Vlorës ishte pa ujë në shtëpitë e tyre, drejtuesit e bashkisë treguan një moskokëçarje ulëritëse, kur vendosën të organizojnë një mbrëmje gala të dielën me rastin e festave të fundvitit.

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët

Problemi i ujit të pijshëm vazhdonte prej ditësh. Për qytetarët që ankoheshin ishin vënë në punë disa autobote, që qarkullonin në lagjet pa ujë duke ofruar furnizim sa për një higjienë minimale për banorët.

Në vend se të shpallte gjendjen e emergjencës, në vend se të kërkonte zgjidhjen e menjëhershme të problemit, kryebashkiakja Brunilda Mërsini u mor me programin kulturor të mbrëmjes gala.

“Një spektakël i organizuar nga Teatri “Petro Marko” , me mbështetjen e Bashkisë Vlorë dhe kujdesin e veçantë të kryetares Znj. Brunilda Mersini” ishte njoftimi që bëri teatri Petro Marko, ndërsa ftonte qytetarët dhe punonjësit e bashkisë në festë.

Por mbrëmjen e 28 dhjetorit, një grup qytetarësh vlonjatë, të frustruar për mungesën e ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre vendosën të ngrenë zërin. Me bidona në duar, ata u mblodhën në qendër të qytetit, atje ku ishin mbledhur zyrtarët e bashkisë; në Teatrin “Petro Marko”.

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët

Drita e ngjyrat, nën tingujt e muzikës klasike kishte mbushur sallën. Kontrasti ishte irritues. Për protestuesit jashtë ishte një lënë një grup policësh, që u thye shpejt. Me bidonët e ujit bosh dhe pankarta në duar, qytetarët u futën brenda teatrit dhe ndërprenë festën e bashkisë, duke bërë të qartë se ky gëzim ishte i pavend, në një kohë që banorëve u mungon një nevojë jetësore.

Me thirrjet “Duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”, disa qindra qytetarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar refuzuan të largoheshin nga teatri derisa dikush të merrej seriozisht me kërkesat e tyre për furnizim normal me ujë të pijshëm. Në videon më poshtë janë disa nga momentet kryesore, të protestës.

“Të na thonë ça do bëhet, kur do vijë uji?” dëgjohen të thotë qytetarët, ndërsa përplasin bidonat bosh. Por sapo mësuan për protestën, drejtuesit e bashkisë së Vlorës u larguan nga dera e pasme e teatrit, duke i lënë qytetarët në sallë me bidonë në duar.

Tallja me “syrin e keq” nga kolltuku i qeverisë

Në ditën e pestë, protesta vazhdoi sërish. Qytetarët u mblodhën më të shumtë në numër përballë bashkisë së Vlorës, për një takim me kryetaren e Bashkisë. Aty i priti një tjetër gardh me policë. Përpjekjet për t’i sqaruar i bëri drejtuesi i ujësjellësit Flauers Shoshi, që shpjegoi se defekti kishte ndodhur nga presioni I ujit dhe rrëshqitja e dheut.

Por reagimi që erdhi më pas nga kryeministria në Tiranë, ishte akoma më i pavend se mbrëmja gala e bashkisë së Vlorës. Në një status në rrjetet sociale, Edi Rama përsëriti shpjegimin teknik të situatës dhe e zhvendosi përgjegjësinë tek “pjesët hidraulike jashtë standarteve” të vitit 2009–2010 pra para se socialistët të vinin në pushtet.

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët

Por ajo që është sa qesharake, aq edhe domethënëse është pjesa kur Rama shkruan se “siç thoshin gjyshet tona, plasi më në fund edhe syri i keq”, sikur mungesa e ujit të ishte ndonjë magji  apo ndonjë fatkeqësi që vlonjatëve ia kishte sjellë ndonjë forcë e mbinatyrshme.

Ky fjali e Ramës është edhe tallja e dytë me vlonjatët që kanë vite që e votojnë masivisht kryeministrin dhe partinë e tij. Por ky, në vend se t’u flasë si kryeministër, ua kthen si të ishte magjistar, që botën e shpjegon me syrin e keq dhe macet e zeza.

Fjalori i Ramës nuk është i rastësishëm. Kështu mund të flasë vetëm një politikan që mendon se ka përballë një turmë të paarsimuar, ndonjë masë injorantësh të prapambetur, njerëz të dorës së dytë, që janë paaftë të ngrihen në nivelin e qytetarisë dhe të kërkojnë llogari për një qeverisje më të mirë.

Dhe kjo arrogancë e ka një shpjegim. Prej gati 35 vitesh, Vlora është bastion i partisë socialiste. Vlonjatët ia kanë besuar bashkinë të njëjtës forcë politike që nuk e njeh rotacion në këtë qytet. Socialistët qeverisin aty pa frikë, duke ia lejuar vetes edhe indiferencën në situata të tilla emergjente. Në fund të fundit, nëse vota është e sigurtë ditën e zgjedhjeve, politikani s’ka arsye ta përmirësojë qeverisjen, por as nuk lodhet të gënjejë më bukur. Madje ia lejon vetes edhe ndonjë një tallje herë pas here me njerëzit që kanë 5 ditë pa u larë. /Lapsi/

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan