POLITIKE

Presidenti Bajram Begaj shtroi sot iftar për gazetarët dhe punonjësit e medias: Modestia dhe korrektësia janë virtyte të domosdoshme

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 20:01

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, organizoi këtë të martë një iftar me gazetarë dhe punonjës të medias që agjërojnë gjatë muajit të Ramazani, duke përcjellë një mesazh të fortë për rolin dhe përgjegjësinë e medias në shoqëri.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit vuri theksin tek rëndësia e së vërtetës, korrektësisë dhe vetëpërmbajtjes në gazetari, duke e cilësuar këtë profesion si një “agjërim të fjalës” në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe ndikimi i tij është gjithnjë e më i madh.

Presidenti Bajram Begaj shtroi sot iftar për gazetarët dhe

Presidenti Bajram Begaj shtroi sot iftar për gazetarët dhe

Presidenti Bajram Begaj shtroi sot iftar për gazetarët dhe

 

Fjala e Presidentit: 

Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët sonte në këtë tryezë iftari!
Sonte, përtej lajmeve të ditës, përtej agjendave zyrtare, na bashkon një vlerë, një vlerë universale, që eshtë përulësia para të vërtetës dhe respekti për tjetrin. Jemi në ditët e fundit të një muaji të bekuar për besimtarët myslimanë; një muaj reflektimi, përmbajtjeje dhe përulësie; një muaj që na kujton se njeriu nuk matet nga ajo që ka, nuk matet nga ajo që di, por nga aftësia, nga aftësia për vetëpërmbajtje dhe ajo që ai bën.
Jemi mbledhur këtu sot pas Natës së Kadrit, natë e shenjtë, që në traditën islame përshkruhet si më e vlefshme se një mijë muaj së bashku.
Ajo na kujton se një moment i vetëm përulësie, përmbajtje, sinqeriteti, peshon më rëndë se sa vite të tëra pa reflektim.
Dhe ndoshta kjo është një kujtesë e çmuar edhe për misionin tuaj, te nderuar profesionistë të medias, sepse gazetaria, në kulmin e saj, është një formë e "agjërimit të fjalës", është aftësia për të mos thënë gjithçka që dëgjon, por vetëm atë që është e vërtetë dhe e dobishme, të thuash vetëm atë që di dhe ta njoftosh atë pasi ta verifikosh.
Në Kuran gjendet një thirrje sa e thjeshtë, aq edhe monumentale për mënyrën se si duhet përdorur fjala. Në Suren El-Ahzab thuhet:
“O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta!”
(El-Ahzab, 70)
Kjo është një këshillë që vlen për çdo njeri, por për ju që punoni me fjalën, kjo është një përgjegjësi akoma më e madhe.
Profeti Muhamed, (paqja qoftë mbi të), ka një thënie të njohur që tingëllon shumë aktuale edhe sot:
“Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose të heshtë!”
Në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, kur lajmi i keq është lajm i mirë dhe kur çdo telefon është edhe një studio, edhe një redaksi, kjo këshillë bëhet dhe duhet të jetë edhe më e rëndësishme.
Kjo ditë sot na kujton se njeriu është me i fortë kur di të vendosë kufij për veten.
Edhe fjala ka nevojë per kufij, sepse jo çdo gjë që thuhet duhet të thuhet dhe jo çdo gjë që qarkullon duhet doemos të publikohet, sepse sot fjala nuk është vetëm komunikim. Fjala është ndikim.
Ajo mund të ndërtojë besim, por mund të krijojë edhe përçarje. Mund të ndriçojë të vërtetën, por edhe mund ta mbulojë atë me zhurmë.
Për këtë arsye, modestia dhe korrektësia janë virtyte të domosdoshme. Modestia për të pranuar se askush nuk e ka etalonin e të vërtetës dhe korrektësia për të mos e shtrembëruar atë që ne dimë.
Në një shoqëri demokratike, media nuk duhet të jetë vetëm një pasqyrë që reflekton çdo dritë e hije, por një busull, një busull që orienton publikun drejt së vërtetës.
Prandaj, përgjegjësia juaj është e madhe.
Por sonte nuk është mbrëmje fjalimesh. Është një mbrëmje mirënjohjeje, mirënjohjeje për ju, të nderuar profesionistë të medias. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj, për orët e gjata në kërkim të lajmit dhe për përpjekjet për të mbrojtur interesin publik dhe të vërtetën!

Muai i bekuar i Ramazanit na mëson se jemi më të fortë kur jemi te përmbajtur dhe më të pasur kur dimë të ndajmë me tjetrin. Sonte, rreth kësaj tryeze ne nuk jemi thjesht zyrtarë apo gazetarë, jemi njerëz që ndajmë të njëjtat shpresa dhe vlera për një shoqëri më të drejtë, më të ndershme, me më pak energji helmuese dhe negative, për më shumë punë e vepra të mira, për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të begatë e më të lumtur.
Ky muaj i bekuar po largohet, por le të mos largohen vlerat që ky muaj mbart dhe bashkë me të edhe dëshira jonë për të qenë të vërtetë me veten dhe me të tjerët!
Uroj që forca që gjetët gjatë agjërimit, durimi që treguat në pritje të iftarit dhe paqja e këtyre netëve t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës suaj, në çdo rresht që shkruani dhe në çdo fjalë që thoni!
Le të jetë e vërteta ajo që na udhëheq dhe mirësia ajo që na bashkon!
Uroj që drita e këtyre ditëve të mbetet e ndezur në çdo shtëpi dhe redaksi tuajën!
Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja!
Agjërim të pranuar dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë