Stamboll, diplomatët e Evropës dhe Lindjes së Mesme mblidhen për të diskutuar konfliktet, në fokus Irani dhe Jemeni
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Kryeministri Edi Rama ndodhet Forumin Ekonomik të Delphi-t, teksa po zhvillon një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini.
“Jemi anëtar të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer, kur bën diçka të keqe, ne themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë. Nuk mendoj se Ballkani është i harruar, jemi në kohët më të mira!”, u shpreh Rama në nisje të bashkëbisedimit, referuar progresit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë qenë kurrë më parë kaq pranë BE-së.
Teksa Shqipëria ndodhet në një pozicion të mirë për aspiratat e saj europiane, Rama u pyet se pse përgjatë qeverisjes së tij nga vendi janë larguar rreth 500 mijë shqiptarë.
“Nuk është shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë”, u përgjigj kryeministri.
Më tej, ai foli me shifra sa i takon rritjes ekonomike, duke u ndalur te prodhimi i brendshëm bruto, investimet e huaja e deri te rritja rekord e numrit të turistëve.
Papahelas e pyeti shkoqur se “a është krimi i organizuar faktor në Shqipëri”, ndërsa Rama e dha përgjigjen prerë duke vënë theksin te pavarësia e plotë e gjyqësorit për të vepruar kundër këtij fenomeni që ekziston kudo sipas tij.
Vlerësoi maksimalisht raportin mes Shqipërisë e Greqisë, teksa sqaroi edhe ngërçin me pronat.
“Problemi me pronën edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zona apo kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar, që po e trajtojmë! Për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të kuptuari e respekti për pakicën greke, që është një thesar kulturor, ne ju kemi kushtuar vëmendje të posaçme. Këtu dua të përgëzoj Mitsotakis, që ka qenë vërtet këmbëngulës për këtë. Ju jeni në krye të një gazete të madhe, ata mund të vijnë dhe të marrin informacione, do të ishte me vlerë nëse bëni një raportim të saktë me fakte që do ua vëmë në dispozicion”, deklaroi Rama.
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur pr...
Teksa vijojnë diskutimet në dëgjesën publike të Komisionit të Reformës Territoriale në Lezhë, bashkëkryetari i...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ambicien për një zgjidhje përfundimtare të të gjitha çështjeve të pazgjidhura mes Sh...
Edi Rama ka deklaruar këtë të mërkurë se Shqipëria është më pranë BE-së. Edhe pse kanë ardhur paral...
Një dosje e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka zbardhur ekzistencën e një grupi të mirëfilltë të strukturuar k...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se marrëdhënia mes DIA dhe CEZ përbën një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë vijuar takimet zyrtare me një takim të rëndësi...
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua sot në Pallatin Maximos me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në...
Aktivisti i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka rrëfyer momentet e tensionuara gjatë protestës së fundit të opozitës para...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas lajmit për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve të partisë në pushtet, t...