POLITIKE

Qindra mln të vjedhura me tendera dhe intimidim dëshmitarësh/ SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Xhixho: Presin raportin e Ulsi Manjës, alibi!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Mars 2026, 18:59
Qindra mln të vjedhura me tendera dhe intimidim dëshmitarësh/

E ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri TV me gazetarin Bled Marku, Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se vonesa e mazhorancës socialiste për t’i dhënë dritën jeshile kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku po tregon qartë dy standarde dhe po krijon një “bunker juridik” për mbrojtjen politike të zyrtarëve të lartë.

Sipas saj, kjo zvarritje, e lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë dhe pritjen e raportit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, nuk është thjesht pengesë për drejtësinë, por rrezikon seriozisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

 

Pjesë nga deklarata:

Sepse është e qartë tashmë në sytë e të gjithë shqiptarëve që kjo nuk është çështja Balluku, por është çështja Rama, dhe në qoftë se gjithë pikëpyetja është pse në gjithë rastet e tjera propaganda e Ramës ka qenë që ne nuk do të bëjmë kurrë avokatinë e asnjë deputeti apo asnjë zyrtari të korruptuar apo që hetohet nga prokuroria; përkundrazi, do t'i japim direkt dritën jeshile prokurorisë sa herë ajo të kërkojë mandatin për deputetët e Partisë Socialiste.

 

Ndërkohë, në rastin Balluku, në aferën e tunelit Llogara, mbi 50 milionë euro vjedhje dhe mbi gjashtë lote që u shtuan më pas në aferën korruptive dhe ndërhyrjen në vendosjen e fituesve të tenderave të ndryshëm, kemi mbi dy muaj e gjysmë që kërkesa e Prokurorisë Speciale pranë parlamentit pret zyrtarët e Partisë Socialiste, dhe tashmë është gjetur një alibi që presin raportin e Ulsi Manjës për të vendosur për zonjën Balluku.

Ndërkohë, në seancën e fundit nga prokurorët specialë është bërë e qartë që ka pasur intimidim të dëshmitarëve, ka pasur intimidim nga zyrtarë pranë zonjës Balluku, por gjithashtu rrezikohet prishja e provave.

Më lejoni t'ju them vetëm një fakt: në pyetjen që është bërë në Këshillin e Mandateve, në qoftë se kjo ishte një përndjekje politike apo jo, vetë avokati i zonjës Balluku ka pranuar që nuk është një përndjekje politike, duke treguar mjaft qartë se në atë moment seanca plenare duhej të ishte mbledhur menjëherë për këtë çështje, sepse duhet të kuptojmë që vetë Kuvendi nuk është as prokurori, as gjykatë. Nuk mund të përcaktojë masat e sigurisë, sikundër thotë zoti Manja, dhe është e mjaftueshme tashmë që ka ndodhur shkarkimi i zonjës Balluku, sepse nuk është detyra jonë ta bëjmë këtë gjë. Nuk jemi as gjykatë për të përcaktuar nëse imuniteti është i nevojshëm apo jo; e vetmja gjë që sheh Kuvendi është fakti nëse ka përndjekje politike apo jo, dhe faktikisht imuniteti është përdorur gjithmonë për deputetët e opozitës, sepse ata janë më të linçuar apo mund të kenë përndjekje politike. Fakti që zvarritet kjo çështje tregon një dyfishtë standard.

Kjo tregon fare qartë jo vetëm fakti që nuk po lejojnë prokurorinë të veprojë, duke u bërë pengesë për drejtësinë, por gjithashtu pengesë për vendin, sepse mos harrojmë deklaratat e europarlamentarit David McAllister në Tiranë dhe në Parlamentin Europian, ku europarlamentarët ngritën shqetësimin dhe thanë qartë që çështja Balluku është test për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Pra, nuk kemi thjesht një person që po mban peng gjithë procesin e drejtësisë në sensin e hetimit të zyrtarëve të lartë, por edhe propozimet ligjore që kanë ardhur në parlament për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku synohet të krijohet një bunker juridik, një mbrojtje politike nga kryeministri dhe e gjithë qeveria.

Pra, unë e them gjithmonë: në qoftë se për qytetarët ka burg për parkimin e gabuar, për mospagimin e energjisë, për çdo kundravajtje, nga ana tjetër kemi qasje të ndryshme për të tjerët.

Këtu nuk ka më barazi para ligjit, dhe në qoftë se nuk do të ketë masa të qarta në seancën e datës 12 mars, kjo mazhorancë nuk do t'i japë dritën jeshile imunitetit të zonjës Balluku. Në fakt, kjo vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit ligjor të vendit tonë, duke rrezikuar seriozisht procesin e integrimit europian.

Kjo situatë tregon farsën e kryeministrit Edi Rama me reformën në drejtësi dhe faktin që drejtësinë e kishte krijuar dhe mbështetur Partia Socialiste. Me rastin Balluku tregohet qartë që jo vetëm në mënyrë të paprecedentë për parlamentin vonohet dhënia e dritës jeshile për prokurorinë, por po kërkohen amendamente për të krijuar mbrojtje politike ndaj zyrtarëve të lartë, sikundër veprohet në Serbi me Aleksandar Vučić.

Paralelisht, kryeministri Rama ka dalë në një editorial të përbashkët me presidentin e Serbisë, ku kërkon që të ketë vetëm integrim formal europian dhe Shengen, dhe jo integrim mbi vlera dhe standarde të Bashkimit Europian, si një përpjekje për të fituar kohë dhe për t'i hedhur hi syve shqiptarëve.

Procesi i integrimit europian ka të bëjë me shtetin ligjor, zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e njeriut, dhe jo vetëm me tregun ekonomik. Kryeministri nuk mund të bëjë deklarata pa diskutim të brendshëm apo parlamentar dhe të kërkojë integrim formal, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë një integrim thelbësor me institucione të pavarura, të forta, dhe standarde që të aplikohen në Shqipëri si për të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë