Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partia Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur dyshime mbi përdorimin e fondeve publike për rikonstruksionin e Vila 31 x Art Explora, duke kërkuar sqarime nga kryeministri Edi Rama.
Sipas saj, në janar 2025 Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se rinovimi i Vilës 31 ishte realizuar nga një studio arkitekturore ndërkombëtare. Ndërkohë, njoftimet publike në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të rezidencës artistike bëjnë me dije se në prill 2025 godina u rinovua me mbështetjen e fondacionit francez Art Explora.
Megjithatë, sipas dokumenteve që paraqet opozita, rezulton se më herët janë prokuruar rreth 1.2 milion euro nga fondet publike për rikonstruksionin e Vilës 31 nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me miratim të kryeministrit. Sipas këtyre dokumenteve, kompania “Valona Konstruksion shpk” është shpallur fituese e tenderit dhe më 21 korrik 2023 ka lidhur kontratën nr. 144/17 për realizimin e punimeve me afat 12 muaj.
Vangjeli thotë se këto të dhëna krijojnë dyshime serioze mbi mënyrën se si janë përdorur fondet publike dhe kërkon sqarime konkrete nga qeveria. Ajo ngre dy pyetje kryesore: çfarë punimesh ka kryer konkretisht kompania fituese e tenderit dhe ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sipas saj, transparenca për fondet publike është një detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve dhe çdo mospërputhje mes deklarimeve publike dhe dokumenteve zyrtare duhet të sqarohet menjëherë.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Në janar 2025, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike Vila 31 x Art Explora, ku u deklarua publikisht se rinovimi i kësaj godine ishte kryer nga një studio arkitekturore ndërkombëtare. Në njoftimet publike në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Vilës 31 x Art Explora bën me dije se në Prill 2025, godina është rinovuar me mbështetjen e fondacionit Art Explora në Francë.
Restaurimi i Vilës 31 është prezantuar si një punë e kryer nga studio arkitekturore NeM Architects. Por dokumentet zyrtare tregojnë një histori tjetër. Rezulton se 1.2 milion euro nga fondet publike janë prokuruar më herët për rikonstruksionin e Vilës 31 nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me miratim të Kryeministrit. Madje, operatori ekonomik ‘Valona Konstruksion shpk’ është shpallur fitues i tenderit, dhe më 21 korrik 2023 ka lidhur kontratën nr. 144/17 me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me afat realizimi 12 muaj, pikërisht për rikonstruksionin e Vilës 31.
Këto fakte ngrenë dyshime serioze për mënyrën se si janë përdorur paratë e shqiptarëve. Nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga studio e huaj me mbështetje të një fondacioni ndërkombëtar, atëherë Kryeministri ka detyrimin të sqarojë publikisht:
Çfarë punimesh ka realizuar konkretisht operatori fitues Valona Konstruksion shpk?
Ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë?
Transparenca për fondet publike nuk është çështje propagande, por detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve. Çdo mospërputhje mes deklarimeve publike dhe dokumenteve zyrtare kërkon sqarim të menjëhershëm dhe të plotë, sepse shqiptarët nuk mund të trajtohen si spektatorë të propagandës së qeverisë, ndërsa miliona euro nga taksat e tyre mbeten pa përgjigje.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Mars13:19
BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut!
Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a s...
POLITIKE
8 Mars13:12
Tabaku kërkon njohjen e sigurimeve shoqërore për prindërit e fëmijëve me spektrin e autizmit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje për ndërmarrjen e një nisme konkrete ligjore për njohjen e si...
POLITIKE
8 Mars12:00
Berisha takim me gratë demokrate për 8 Marsin: Rama simbol i mizogenisë, Balluku asistente në vjedhjet e tij!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, duke theksuar rëndësinë...
POLITIKE
8 Mars10:04
A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme? Rama ironizon opozitën
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar ironikisht ndaj opozitës, teksa u ndal te konflikti që ka lindur në Lindjen e Mesme, ndër...
POLITIKE
7 Mars21:38
Shembja e rrugës që izoloi juglindjen e vendit/ Rama gjen tre fajtorët: Natyra, media, opozita
Dy javë pas izolimit të juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës Librazhd -Përrenjas, Kryeministri u shfaq...
POLITIKE
7 Mars21:26
Të ulen taksat/ Xhixho: Çmimi i karburantit reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve bazë
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke e lidhur këtë...
POLITIKE
7 Mars20:30
PD zgjedh kryetarin e ri në Durrës
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës.
Në përfundim të numërimit të votave,...
POLITIKE
7 Mars18:07
Gazment Bardhi takohet me ambasadorin e Holandës: Shqetësim për përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar këtë të shtunë me ambasadorin e Holandës, Reinout...
Nga Petrit Vasili
POLITIKE
7 Mars18:03
Vasili: Porti i ri i Durrësit, një ‘kotec’ korruptiv, provë e tradhtisë së rëndë kombëtare të Ramës
Është e qartë për të gjithë, ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh, se porti i ri i Porto Romanos do t&eum...
POLITIKE
7 Mars17:32
Investigimi i ‘Piranjave’ dhe ‘Le Iene’/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar operacionin ndaj call-centerave
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene, i cili denoncon a...