Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshill, Dorian Teliti, deklaroi se bashkia po drejtohet në mënyrë faktike nga dy ministre të qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku, ndërsa opozita do të intensifikojë aksionin e saj politik në ditët në vijim.
Në një intervistë në A2 CNN, Teliti tha se vendimi i Kushtetueses vërtetoi atë që opozita kishte paralajmëruar: se shkarkimi i Veliajt ishte i përgatitur në mënyrë të mangët dhe të njëanshme nga mazhoranca socialiste.
“Që në fillim paralajmëruam se mungesa e Erion Velisë në Këshillin Bashkiak do përdorej si justifikim për ta shpëtuar më pas me vendim të gjykatës. Kështu ndodhi. Projektvendimi ishte qëllimisht i cekët dhe jo ligjor”, tha Teliti.
Ai akuzoi socialistët se kanë refuzuar propozimet e opozitës për të përfshirë në arsyetimin e shkarkimit dy shkelje të rënda nga ana e Veliajt: Prishjen e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti nënshkrimin e një angazhimi financiar për inceneratorin e Tiranës në emër të Këshillit Bashkiak, pa miratimin e këtij institucioni.
“Kryetari i bashkisë nuk mund të marrë as një vendim për ndihmë ekonomike 20 mijë lekë pa miratimin e Këshillit, e jo më të marrë përsipër 96 milionë euro për inceneratorin”, u shpreh Teliti.
Zyrtari demokrat e cilësoi si “të qëllimshme” mënyrën se si PS hartoi vendimin e shkarkimit, duke lënë të kuptohet se pas gjithë procesit fshihej një skenar politik i Edi Ramës për të ruajtur kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës.
“Fakti që një javë para vendimit të Kushtetueses, zonja Manastirliu u emërua në Komisionin e Reformës Zgjedhore, tregon se Partia Socialiste e dinte rezultatin final”, tha ai.
Teliti pohoi se aktualisht Tirana drejtohet nga Manastirliu dhe Balluku, ndërsa çdo vendimmarrje bëhet me bekimin e kreut të qeverisë: “Menaxhimi konkret i përditshëm bëhet nga Manastirliu dhe Balluku. Por mbi to qëndron gjithmonë Rama”.
Sa i përket hapave të ardhshëm, ai konfirmoi se opozita në Këshillin Bashkiak do të kërkojë një mbledhje urgjente për të propozuar një vendim të ri për shkarkimin e Veliajt, këtë herë me bazë ligjore më të fortë.
“Nëse ka vullnet, do ta çlirojmë Tiranën. Do kërkojmë që vendimi të pasurohet me shkeljet reale dhe të verifikueshme të Veliajt”, tha Teliti.
Ai theksoi se opozita ka gati edhe kandidatin për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur ato do të zhvillohen: “Kandidatin e kemi, është Florian Binaj, dhe ka mbështetjen e gjithë opozitës.”
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Nëntor17:29
Dokumenti/ Si bëhen pazaret për tunelin e Llogarasë. Zbardhen komunikimet mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur i tronditur nga dosja penale ndaj zëvendëskryem...
POLITIKE
4 Nëntor15:50
“Rama cirk me shqiptarët”, Bardhi: S'do të ketë kohë të bëjë llogaritë e burgut të Veliajt, duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vend që të mbajë përgje...
POLITIKE
4 Nëntor15:41
Rama reagon pas progres-raportit për Shqipërinë: Po, ia dolëm!
Pas prezantimit të Progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit për vitin 2025, kry...
POLITIKE
4 Nëntor15:35
“Situata e pandryshuar me pavarësinë e mediave”/ Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi
Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duk...
POLITIKE
4 Nëntor15:32
Përmbyllja e negociatave në 2027? Kos: E pasigurt! Mali i Zi para Shqipërisë
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, gjatë prezantimit të raporteve të progresit të vendeve kandidate përpara Komisioni...
POLITIKE
4 Nëntor15:28
Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian: Qeveria në vendnumëro
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë&rdquo...
POLITIKE
4 Nëntor15:24
Rama bën fakt shkatërrimin e familjes tradicionale, kalon për miratim nismën për 'barazinë gjinore'
Edi Rama i bën shërbimin e fundit Sorosit duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që kalon një ligj ...
POLITIKE
4 Nëntor14:33
Raporti i KE për Shqipërinë/ Berisha: Opozita ka informuar institucionet për atë që ndodh në Shqipëri, kemi denoncuar narkoregjimin!
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot gjatë konferencës se opozita ka informuar institucionet ndërkombtare për atë që ndodh në...
POLITIKE
4 Nëntor14:12
Tabaku: Projektligji “Për barazinë gjinore” i paplotë, kërkon ndryshime në ligje të tjera
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se ligji “Për barazinë gjinore” është i paplotë për sa k...
POLITIKE
4 Nëntor13:56
Berisha u bën thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se rruga e vetme për ti dhënë fund këtij regjimi, është që qytet...