POLITIKE

‘Rama e ktheu Shqipërinë në ishullin Epstein për elitat botërore’, Abilekaj: I korrupton me paratë tona!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 22:13
‘Rama e ktheu Shqipërinë në ishullin Epstein për

Akuza të rënda janë hedhur ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili krahasohet me financierin famëkeq Jeffrey Epstein, duke pretenduar se ai po e përdor Shqipërinë si një "ishull" për të korruptuar dhe joshur elitat politike dhe ekonomike botërore.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj tha se metoda e përdorur është e ngjashme me atë të Epstein, por me një ndryshim thelbësor dhe më të rëndë: në vend të pasurisë private, Rama përdor pasuritë dhe fondet publike të Shqipërisë.

Sipas tij, Kryeministri josh figura të rëndësishme ndërkombëtare duke u ofruar atyre favore dhe një jetë luksi, që nga verërat e shtrenjta deri te shoqërimi me “vajza të bukura”, me qëllim përfitimin e mbështetjes politike dhe forcimin e pushtetit personal.

Klientela, thekson Abilekaj, është po aq e lartë sa ajo e Epstein. Përpara se një zyrtar i lartë apo diplomat i huaj të vizitojë vendin, analisti tha se atij i bëhet një “biografi” e detajuar për të zbuluar dobësitë dhe dëshirat e tij, qofshin këto orientimi seksual, apo përdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera, duke i ofruar më pas një paketë të personalizuar për ta korruptuar dhe për ta bërë palë në interesa.

Ky veprim u konsideruar nga analisti, si "super kriminal", pasi ndryshe nga Epstein që përdorte ishullin dhe paratë e tij, në këtë rast shfrytëzohet posti i kryeministrit dhe buxheti i shtetit.

"Këtu problemi është që Edi Rama është Epsteini i Shqipërisë. Domethënë, në të njëjtën mënyrë që ai, Epstein, korruptonte gjithë ata klientët e vet, që i quanin klientë, ai kishte klientë të zgjedhur, financierë të mëdhenj, njerëz të botës ekonomike, njerëz të botës politike, të të gjitha shteteve globale... që i lidhte në interesa dhe në qejf. Dhe për këtë ai kishte ata ishujt e vet. E përdorte Shqipërinë si ishull. Për të falur kocka dhe për të fituar. Për të paktën përdorte ishullin e vet. Ky përdor Shqipërinë. Çdo njeri që josh, e josh me Shqipërinë. Ky është më i rrezikshëm se Epstein. Sepse kanë dëgjuar që ky është korrupsioni më i madh, që ky të ofron çfarë të duash, që ky për pak pushtet, për pak mbështetje, bën çdo gjë. Dhe ky t'i jep edhe ato vajzat e bukura që përmendi ai ish-kryeministri norvegjez që ishte kryetar i këshillit...

Epsteini e bënte në pronën e vet private. Ky e bën në pronën tonë. Folësi 3: Ky është ndryshimi. Epstein i Shqipërisë, më keq se ai. Se ai ishte, ai mbijetonte për vete kështu. E kupton? Sigurisht që është kriminale. Po kjo që bën ky s'është kriminale. Super kriminale. Ky e bën në pasurinë tonë. Ky na fut ne dorën në xhep që t'i rrasë Toni Blerit. Kape Tonin thotë. Fut dorën në xhepin tonë, që t'i rrasë tjetrit. Dhe çdo njeri ka ca barriera morale. Dhe thotë, ai që bën si Epsteini, është i ndyrë. Po ai që e bën këtë duke të vjedhur ty, me paratë e tua, ai pastaj është dy herë më i keq.

Ai kur vjen një ambasador i rëndësishëm këtu, ose një i dërguar special i rëndësishëm, i bën biografinë. I merr vesh çfarë do ky, çfarë ka ky dëshira, çfarë orientimi seksual, çfarë përdor kështu, alkool, drogë, gjë, dhe ia ofron të gjitha atje për ta korruptuar. T'i japim verë të shtrenjtë. Do vajza të bukura? Po, vajza të bukura. E kupton? Dhe këto i përdorin. Kemi parë. E ka përdorur edhe zyrtarë politikë për këtë gjë, për t'i korruptuar në këtë mënyrë. Zyrtarët. Dhe çfarë bën atëherë? Vjen në Shqipëri me kënaqësi. E mbështet Ramën me kënaqësi. Korruptuesi më i madh në botë? Me kënaqësi.

Shkon McGonigali, vjen këtu, bën ca lekë me kënaqësi o vëlla. Çfarë doni më? Vijnë biznesmenët e Shqipërisë, kush do japë lekë sot, kë do themi, kujt do i themi do të heqim non-gratën? I themi filanit. Shkojmë te filani, i thoshim do të heqim non-gratën. Sa duhen? Kaq. Merrte lekët dhe ik.Kështu është kjo punë. Këtë e bën dhe ky, Epsteini ynë. Po e bën me paratë tona. E bën duke shfrytëzuar postin tonë. Postin e kryeministrit tonë. Po të mos ishte kryeministër s'do e pyeste njeri, ndryshe. E bën duke shfrytëzuar emrin e Shqipërisë. Duke e ndotur emrin e Shqipërisë. Ishulli i Epsteinit që ishte më i ndoturi sot në botë, është, ne jemi ishulli i Edi Ramës. Më i, politikisht më i ndoturi sot në botë", tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan