POLITIKE

Rama-Vuçiç/ Pollo: U intereson të ruajnë regjimet autoritare dhe kleptokratike

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 18:14
Rama-Vuçiç/ Pollo: U intereson të ruajnë regjimet

Propozimi i përbashkët i kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një formë të re integrimi të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ka ngjallur debate dhe pikëpyetje të shumta.

Plani, i cili parashikon përfshirje në tregun e përbashkët dhe hapësirën Schengen por jo anëtarësim të plotë me të drejta politike, shihet si një lëvizje strategjike me prapavijë të dyshimtë.

 

Lexo edhe:Sulmet iraniane në Dubai, biznesmeni shqiptar: Turizmi u prek menjëherë nga anulimet, rikthimi ka nisur

 

I ftuar në edicionin e pasdites, ish deputeti i PD, Genc Pollo u shpreh se fakti që kjo nismë vjen nga dy liderët e vendeve që konsiderohen se kanë bërë hapa pas në standardet demokratike, është thellësisht problematik.

 

 

Ky propozim, thekson Pollo,  shihet si një përpjekje për të anashkaluar kushtet e vështira politike që kërkon anëtarësimi i plotë. Për të dy liderët, shtoi ndër të tjera ish ligjëvënësi demokrat, plani ofron përfitimet ekonomike të tregut të përbashkët pa koston politike të reformave të thella demokratike, duke u lejuar të ruajnë regjimet e tyre autoritare dhe kleptokratike.

 

Ndërkohë që pritshmëritë për një reagim pozitiv nga BE janë të ulëta, ku pavarësisht optimizmit të shfaqur shpesh nga Komisioni Europian, theksoi Pollo, vendet anëtare kyçe si Gjermania dhe Franca mbeten thellësisht skeptike ndaj vendeve me papjekuri demokratike dhe hapa pas në sundimin e ligjit.

Sot Shqipëria nuk është më Shqipëria e Ramës, siç ishte dhe para dy vjetësh, zyrtarisht nuk është më kandidate e vijës së parë. Ironia e gjithë kësaj është që pikërisht dy shtetet që janë ë nga standardet demokratike dhe të shtetit ligjor më larg asaj që kërkohet nga Evropa, pikërisht këta të dy thonë që nuk kanë nevojë për anëtarësinë e plotë, por kanë nevojë për anëtarësimin minus, pra anëtarësim të pjesshëm me të drejta politike të cunguara, duke marrë me vete edhe ato shtete të Ballkanit Perëndimor ku në mënyrë jo perfekte ndoshta, por pak a shumë funksionon demokracia, funksionon vota e lirë përderisa ka ndryshime të qeverisë dhe në përgjithësi rezultati i  zgjedhjeve parlamentare mendohet që reflekton vullnetin e elektoratit.

Bashkimi Europian ka shumë përbërës. Ai që flet më shumë është dhe që është ngarkuar nga traktati për për t'u marrë me zgjerimin është Komisioni Europian. Komisioni Europian e kemi provuar dhe ne para gjashtë vjetësh, është shumë optimist, premton hapjen e negociatash, premton mbylljen e negociatash. Po të dëgjosh burimet nga vendimmarrësit realë, që janë qeveritë dhe parlamentet në shtetet anëtare, duke filluar nga shtetet e mëdha, Franca, Gjermania, po dhe të tjerët, dëgjon tone shumë më skeptike. Dëgjon tone që për shkak të papjekurisë demokratike, për shkak të ecjes mbrapsht në standardet e shtetit ligjor, siç kemi në Shqipëri, në Shqipërinë e Ramës dhe në Serbinë e Vuçiçit, kjo gjë shumë vështirë se mund të ndodhi, për të mos thënë që nuk mund të ndodhi. Të paktën në këtë periudhë, të paktën në këtë dekadë.

Natyrisht që është edhe ajo çështja e traktatit që Bashkimi Europian me zor merr vendime sepse gjithmonë një shtet këtu, një shtet atje vë veton për vendimet e mëdha, për vendimet që kanë të bëjnë me çështje të mëdha të sigurisë e të politikës së jashtme. Në raport me Ukrainën, po jo vetëm, por në raport me Ukrainën kjo është manifestuar shumë dhe me të drejtë mund të mendojnë që po të shtojmë edhe gjashtë shtete anëtare me kapriçot e tyre që për një çështje si çështje tjetër vënë veton, pra nga 27 veto të mundshme do bëhen me 33 veto të mundshme. Kështu që mospasja e vetos, të paktën për një periudhë tranzitore, nuk është se nuk ka logjikë.

Por ky nuk është problemi. Problemi është që në qoftë se Aleksandër Vuçiçi po themi, po ikim nga nga Shqipëria dhe nga Edi Rama. Thotë që mua s'më intereson anëtarësimi i Bashkimit Europian. Edhe pse sondazhet e opinionit tregojnë që nuk ka ndonjë dëshirë, nuk ka dëshirë mazhoritare. Po, nuk ka pasur asnjëherë. Kjo do të thotë që edhe pse për tregun e përbashkët shteti ligjor është i domosdoshëm, por nuk është e njëjta gjë si anëtarësimi në Bashkimin Europian. Kështu që ata të Brukselit mund të mbyllin një sy, hajde se rregullohet rrugës dhe Vuçiçi atë regjimin e vet autoritar dhe kleptokratik mund ta gëzojë fare mirë duke patur akses në tregun e përbashkët dhe nuk është më çështje politike, nuk është çështje vlerash dhe parimesh, është thjesht një çështje ekonomike siç ka qenë tregu i përbashkët në fillimet e tij në vitet '50 dhe '60 dhe jo evoluimi në strukturë politike me vlera dhe parime të shkruara në traktate, siç është bërë po themi nga 1992-shi e këtej. Pra kjo në thelb i leverdis pushtetit politik personal të Vuçiçit dhe përkatësisht të Edi Ramës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë