Arrestohen dy bashkëshortë në Kolonjë për kultivim të 270 bimëve kanabis
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të ...
Thellë në ujërat e Arktikut pranë arkipelagut të largët Svalbard këtë pranverë, aleatët e NATO-s kapën ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kund&...
Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së die...
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka g...
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...

Partia Demoktratike ka reaguar në lidhje me raportin e Freedom House, që ngre shqetësimin për nivelin e korrupsionit dhe ryshfetin në vend. Në reagimin e PD-së, theksohet se Shqipëria është zyrtarisht në autokraci, duke shtuar se përgjegjës është kryeministri Edi Rama.
Deklarata e Partisë Demokratike
Raporti i fundit i “Varieties of Democracy Institute” i jep Shqipërisë një damkë të rëndë ndërkombëtare: klasifikimin si autokraci elektorale, pra një vend ku nuk mbahen zgjedhje të lira!
Kjo nuk është retorikë politike: Është vlerësim shkencor, i pavarur dhe i njohur globalisht, që konfirmon atë që Partia Demokratike thekson prej kohësh, që shtatë rezoluta ndërkombëtare bashkë me raportin e OSBE-ODHIR pohojnë qartë, dhe që shqiptarët provojnë në kurriz prej një dekade.
Demokracia në Shqipëri, bazuar në përfundimet e Institutit suedez, është zbrazur nga përmbajtja dhe është shndërruar në fasadë.
I rëndë është fakti se, në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet më problematike përsa i përket demokracisë, duke mbetur pas shumicës dërrmuese të fqinjëve të saj. Ndërsa vende si Kosova, Kroacia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania klasifikohen si demokraci elektorale, Shqipëria bie në kategorinë e autokracive, në nivel me Bosnjën, Serbinë dhe Turqinë.
Ky është një regres i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian.
Raporti evidenton qartë arsyet: zgjedhje që nuk janë as të lira dhe as të ndershme, përqendrim ekstrem i pushtetit, kontroll mbi drejtësinë, presion mbi mediat dhe përdorim i administratës publike për qëllime politike.
Ky është modeli i ndërtuar nga Edi Rama: një sistem ku vota ekziston, por nuk vendos; ku institucionet kanë emër, por nuk funksionojnë; ku ligji shkruhet, por zbatohet selektivisht.
Shqipëria sot është një demokraci në letër dhe autokraci në praktikë.
Ky realitet nuk mund të relativizohet dhe as të maskohet me propagandë. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta për të ardhmen e vendit, për integrimin evropian, dhe për besimin e qytetarëve te shteti.
Edi Rama e ka futur Shqipërinë në një kurs përplasjeje me aspiratat kombëtare, në një rrugë pa krye nga e cila nuk dilet me propagandë dhe as me forcë. Nga ky udhëkryq dilet vetëm duke larguar Edi Ramën, një orë e më parë.
Fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e ajatollahut të Tiranës. Protesta kombëtare e 22 marsit është një thirrje për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve, për ta ndalur rrëshqitjen e vendit në humnerën prej së cilës doli më 22 mars 1992.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video nga ambientet e Bundestagut gjerman, ku prezanton një seri takimesh me d...
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte Lartësinë e tij të Shquar Princin dhe Mjeshtrin e Madh të...
Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë një axhendë intensive takimesh në Berlin, në institucionet ky&cc...
Partia Demokratike del me propozim për uljen e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme dhe kaosit në tregjet nd&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare është në...
Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të K...
Emisioni PLUG trajtoi sot akuzat që kryeministri Edi Rama bëri javën e shkuar ndaj Syri Televizion. Jo pa qëllim, sepse akuzat e montuara ng...
GJKKO vendosi kalimin për gjykim të dosjes Meta-Kryemadhi. Avokati Kujtim Cakrani, u shpreh se kjo çështje ‘siç nisi me rr&eu...
Revista më e madhe gjermane dhe evropiane, Spiegel, rikthehet sërish tek tema e ‘safarit në Sarajevë’ dhe sjell dë...
Eno Bozdo, nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, kritikoi takimin e sotëm të Kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke ...