POLITIKE

Zbardhet axhenda e deputetëve të PD në Berlin, takime intensive në Bundestag dhe qeverinë gjermane

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 11:04

Zbardhet axhenda e deputetëve të PD në Berlin, takime intensive

Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë një axhendë intensive takimesh në Berlin, në institucionet kyçe politike të Gjermanisë, në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Burime konfirmojnë se delegacioni i opozitës shqiptare, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu, ka nisur që në mëngjes angazhimet në nivele të rëndësishme të Bundestagut dhe të qeverisë gjermane.

Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së. Sipas axhendës, takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kryetarin e Komisionit për Europën, Anton Hofreiter
Kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Armin Laschet
Anëtarin e strukturave për çështjet europiane dhe përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Knut Abraham
Kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Mechthild Heil
Deputetin e Bundestagut, Tilman Kuban
Zëdhënësin për politikën e jashtme, Jürgen Hardt
Ministrin e Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Günther Krichbaum

Pak kohë më parë, gjatë një vizite në Tiranë, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, theksoi se procesi i zgjerimit bazohet në meritë dhe në rezultate konkrete në sundimin e ligjit dhe standardet demokratike. Ai e cilësoi gjithashtu çështjen e Belinda Ballukut si një test të rëndësishëm për seriozitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Në këtë kontekst, mbetet domethënëse edhe vota e PS kundër SPAK, një zhvillim që ka ngritur pikëpyetje në Berlin, në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera europiane mbi angazhimin real të qeverisë shqiptare në këtë drejtim.

Gjatë takimeve të djeshme, por edhe në diskutimet e sotme në Bundestag dhe në qeverinë federale, opozita shqiptare po paraqitet si një faktor që synon të garantojë standardet e kërkuara për procesin e integrimit europian. Një nga objektivat e këtyre takimeve është konsolidimi i saj si një aktor kyç në ndërtimin e një procesi më të besueshëm integrimi, duke sinjalizuar se është e gatshme të udhëheqë këtë proces mbi bazën e standardeve europiane.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?