Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në kuvend ku po diskutohej projekt-rezoluta për krimet e komunizmit u shpreh se regjimi i asaj kohe ngjason me regjimin e krijuar sot sipas tij nga qeveria Rama. Nga foltorja e Kuvendit Noka hodhi akuza se seanca po përdorej për propagandë nga mazhoranca.
Noka shprehet ndër të tjera se në atë kohë komunizmi varfëronte shqiptarët se donte t’i sundonte, dhe sipas tij të njëjtën gjë po bën edhe Rama sot. Nokas shton se komunistët vidhnin paratë e shqiptarëve dhe i bënin bunkera dhe vila në bllok, ndërsa sipas tij qeveria vjedh më shumë se komunistët dhe bën resorte në bregdet, vila pa fund, e mijëra llogari në vendet offshore.
Fjala e plotë e Nokës:
Puna e institutit të studimit të krimeve të komunizmit pa diskutim meriton një përgëzim nga çdo deputet.
Unë e di që ata meritojnë edhe mbështetje, por ju as ua keni dhënë as nuk keni për t’ua dhënë.
Unë e di që ju e përdorni për propagandë këtë seancë. Disa prej jush janë ata që duartrokisnin largqoftin kur ai adhuronte Stalinin dhe Mao Ce Dunin.
Po u kujtoj se sipas një studiuesi francez, Mao Ce Duni për katër vitet e para vrau 65 milionë kinezë, kurse Stalini vrau 40 milionë.
Ju kujton që Lufta e Dytë Botërore vrau gjithsej 28 milionë dhe Hitleri sot nuk përmendet askund dhe kryqëzohet kushdo që e përmend.
Kurse këtu është mbushur kjo pjesë me adhurues që duartrokisnin largqoftin kur ai adhuronte Stalinin dhe Mao Ce Dunin.
Pra, është pak të themi që ju nuk jeni ndarë nga ai regjim. Edhe mënyra se si qeverisni sot tregon se vazhdon ai mentalitet.
Ju jeni një zgjatim në formë dhe përmbajtje i diktaturës dhe i komunizmit. Në thelb ju keni një gjë të përbashkët me atë regjim, ju keni sundimin dhe jo qeverisjen.
Komunizmi dhe largqofti konsideronte armiq të gjithë ata që nuk ishin si ai dhe mendonin si ai.
Tani, çfarë bëri komunizmi? Mbolli frikë dhe terror. Të njëjtën gjë bëni edhe ju. Çfarë ishin 50 mijë të burgosurit e dy viteve të para për një tjegull çatie apo për 5 mijë lekë drita të papaguara. Të gjitha ishin strategji terrori.
Diktatura zhduku shtresën e mesme. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Skënderbeu juaj. E zhduku shtresën e mesme. Edhe një tentativë që pati te profesionet e lira, gjithçka ikën.
Në atë kohë komunizmi varfëronte shqiptarët se donte t’i sundonte, të njëjtën gjë bën edhe Edveri juaj se vetëm kështu mund të mbijetoni ju në pushtet.
Diktatura kishte Sigurimin e Shtetit si armë në dorë. Diktatura juaj ka patronazhistët dhe Skapin e partisë që zëvendëson Arianit Çelën.
Komunistët vidhnin paratë e shqiptarëve dhe i bënin bunkera dhe vila në bllok. Ju vidhni më shumë se komunistët dhe bëni resorte në bregdet, vila pa fund, mijëra llogari në vendet offshore. Ju bëni inceneratorët që nuk ekzistojnë. Ju keni 5D, skemë korruptive mafioze si kurrë më parë.
Ata bëni ligje për t’u marrë pronat shqiptarëve, ju bëni të njëjtën gjë, por i kamufloni si ligje për investimet strategjike. Pra Olta apo Pëllumb Gjoka duhet të marrin pronat e të tjerëve me ligje që i bëni ju si në komunizëm.
Enveri i shiti Kosovën se dashuronte druzhe Titon. Edveri e shiti Kosovën dhe e shpall armik Albin Kurtin, sepse dashuron brate Vuçiçin. Kjo është dashuri e pamasë dhe shqiptarët e kanë parë.
Enveri në atë kohë shpalli armike opozitën dhe u bënte gjyqe popullore deputetëve. Edveri juaj sot e shpall armike opozitën, e linçon dhe u bën gjyqe publike me Altin Dumanin si dikur me Aranit Çelën.
Të paktën Enveri i vërtetë i burgoste me ligj, kurse Edveri juaj në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës burgos Sali Berishën, tenton të burgosë Fatmir Mediun, Ilir Metën. Burgosi me prova të falsifikuara Belerin, survejon të gjithë opozitën Edveri i sotëm.
Enveri e zhduku dhe krijoi një oponencë të Bashkimeve Profesionale dhe Frontit Demokratik. Të njëjtën gjë po bën Edveri juaj, përçan opozitën, i rrëmben vulën. E bleu dhe e korruptoi dhe e futi në xhep ish-kreun e opozitës dhe tani i burgos të tjerët dhe kërkon të qeverisë me Front Demokratik përsëri, duke i shpallur luftë opozitës.
Enveri në atë kohë gardh me gjemba bëri Shqipërinë, ndryshe Edveri juaj nuk e mbyllte Shqipërinë sepse ishte PD që liberalizoi vizat. Por ai aplikon teorinë e Çubrilloviçit si teoria më fatkeqe për shqiptarët. Shpopullim të Shqipërisë që ajo të mos ekzistojë. Dhe pastaj thotë se nuk i largova unë 1 milion shqiptarë.
Çfarë bënte Enveri në atë kohë? Propagandë dhe asnjë media të lira. Ndërsa Edveri i sotëm i ka kthyer të gjitha televizionet dhe portalet si Zëri i Popullit dikur.
Enveri i dikurshëm ishte ai që kishte pushtet gjithkund. Edveri juaj barazohet me të sepse ka pushtet në çdo qelizë të shtetit shqiptar dhe kontrollon çdo gjë.
Por fundi i çdo regjimi është i njëjtë. Mos e harroni. Kurrë regjimet nuk kanë fund të lavdishëm. Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij, aq më i palavdishëm do jetë fundi i tij dhe i juaj.
Çdo regjim është rrëzuar dhe diktatorët e çdo regjimi gjithmonë nga vullneti i qytetarëve e kanë pësuar. Ky do jetë fundi juaj dhe fundi i hajdutëve dhe kriminelëve që janë sot në pushtet.
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku gazetarët janë urdhëru...
Elisa Spiropali dhe Lulzim Basha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka replikuar me Ministren për Marr&...
Elisa Spiropali TIRANA- Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj n...
Lulzim Basha TIRANA- Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, tha lidh...
Gazment Bardhi TIRANA- Teksa seanca e sotme plenare ka nisur mes debateve lidhur me pr. vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaç&e...
Gazetarët TIRANË - Deputetët pritet të votojnë sot për ngritjen e Komisionit Hetimor antikorrupsion, edhe pse me kundërs...
Petrit Vasili TIRANË - Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion që...
Albana Vokshi TIRANË - Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas incidentit që u regjistrua një ditë më parë në z...
Kuvendi TIRANA- Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës n&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...