Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË - - Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillim që ka nxitur reagime në Serbi, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci e nënshkroi këtë deklaratë së bashku me homologun nga Shqipëria, Pirro Vengu dhe atë kroat, Ivan Anushiq.
“Duke u bazuar në vlerat tona të përbashkëta, në orientimet e njëjta gjeostrategjike dhe në angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e hapave për mbrojtjen e territoreve dhe popujve tanë, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes”, tha Maqedonci pas nënshkrimit të deklaratës.
Sipas tij, të tri shtetet do të punojnë që të rrisin ndërveprueshmërinë mes ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, do të angazhohen që të luftojnë kërcënimet hibride si dhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.
“Ky bashkëpunim nuk është kërcënim për askënd, por një angazhim shtesë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë, Kosova është më e fortë, rajoni më i sigurt dhe paqja më e qëndrueshme”, tha Maqedonci.
Shqipëria dhe Kroacia janë vende anëtare të NATO-s, organizatë ku Kosova synon që një ditë të anëtarësohet.
Nënshkrimi i deklaratës vjen në kohën kur Kosova po vazhdon procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe disa ditë pasi Maqedonci shpalosi detaje të një nisme për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shteteve të Bashkuara.
Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai tha se Uashingtoni do ta ndihmojë Prishtinën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e cilësoi deklaratën si hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon.
“Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, shkroi ai në X.
Ndërkaq, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, pas nënshkrimit të deklaratës në Tiranë të Shqipërisë tha se duke pasur rreziqet gjeopolitike të sigurisë në Evropën Juglindore, shteti i tij është i vendosur që të forcojë raportet me Shqipërinë dhe Kosovën.
Ai tha se Kroacia, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka njohuri të çmuara dhe dëshiron që t’i ndajë me aleatët.
“Me këtë nismë, që do të përfshijë edhe shtete të tjera të interesuara nga Evropa Juglindore, ne forcojmë pozicionin tonë brenda NATO-s dhe BE-së dhe kontribuojmë për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, tha ai.
Pas kësaj deklarate trepalëshe të bashkëpunimit, Ministria serbe për Punë të Jashtme tha se do të kërkojë urgjentisht shpjegime të detajuara nga ministritë e Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Sipas Beogradit, Shqipëria dhe Kroacia me nënshkrimin e këtij dokumenti, “ndërmorën hapa që minojnë stabilitetin rajonal”.
Autoritetet në Beograd, që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, thanë se kjo nismë paraqet “provokim të hapur dhe shpërfillje të madhe të realitetit në terren”.
“Ne presim përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e vërteta të kësaj lloje të rrezikshme të sigurisë. Serbia nuk do të lejojë veprime të njëanshme që mund të rrezikojnë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
Sipas Serbisë, deklarata e bashkëpunimit ishte rezultat i “një strategjie që synon izolimin e Serbisë”.
Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin pjesë të saj, dialogun me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në procesin që synon normalizimin e plotë të raporteve.
Më 2023, palët arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e cila, veç tjerash, i kërkon Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Tensionet mes dy shteteve kanë qenë të larta viteve të fundit, me Kosovën që e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Kosova fajëson Serbinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur u vra një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit me grupin e armatosur serbë, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Prishtina e ka fajësuar Beogradin edhe për një shpërthim në kanalin e Ibër Lepencit në veriun e Kosovës nëntorin e vitit 2024. Ky kanal furnizon me ujë disa rajone të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Serbia ka mohuar vazhdimisht akuzat e Kosovës./REL
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në qytetin e Shkodrës prezantoi programin p...
sali berisha SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos votojnë kandidatët e...
sali berisha SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi "Made in Albania" do e ngrejë Shqipërinë në...
sali berisha SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin e sotëm në Shkodër se banda e Bajrave ishin...
takimi SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës ku po bën prezantimin...
TIRANË-Ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu priti ditën e sotme homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici dhe homologu...
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi sot draft-raportet për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnj&eu...
erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim policët e burgjeve të cilët transferuan kryebashkiakun e...
rama, lapaj TIRANË- Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar sërish sot lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka zbuluar prapasken...