POLITIKE

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Shkullaku: Edhe pse kontrollon Kushtetuesen dhe SPAK, Rama pati një hall para vendimit

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 21:46
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Shkullaku: Edhe pse kontrollon

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke e cilësuar si “provën më të qartë se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht”.

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se vendimi tregon qartë që kryeministri Edi Rama kontrollon sistemin dhe se “me këtë veprim i ka dhënë sinjal të gjithë botës se drejtësia nuk është më e pavarur”.

Sipas tij, kryeministri ndjeu rrezik për herë të parë, pasi hetimi ndaj një ministre në detyrë për aferat qeveritare tregoi se sistemi mund të lëvizë edhe kundër tij.

‘Rama ka pasur një hall, atë që tha dhe Bushati, pse dilte ky çdo ditë, një muaj rresht për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për t’i thënë që do vendosni kështu siç po ju them unë, sepse ky është një rast i paprecedentë, nuk ndodh asnjëherë në Evropë, gënjeshtra të atij lloji, vetëm e vetëm sepse donte të tregonte forcë. Forcë.

Jo thjesht ndaj ca prokurorëve të SPAK-ut, që ata i ka pasur në komandë të plotë deri dje, po forcë ndoshta dhe ndaj ndonjë faktori tjetër që për herë të parë, për herë të parë e theksoj, që nga krijimi i organeve të drejtësisë së re, guxoi të hetojë një ministër në detyrë për afera qeveritare, pra jo për pasuri personale.

Dhe në këtë aspekt Rama është ndjerë i i kërcënuar është fjalë e madhe, por është ndjerë vulnerabël, pra që edhe ai mund të preket. Pra kur them ai, Belinda, vendimmarrja e qeverisë, VKM e të tjera e të tjera. Sepse për të vajtur te Rama shkohet shumë kollaj, domethënë Ramën edhe prokurori më ordiner me ato shkeljet që ka bërë, e çon në burg pa pasur nevojë fare të bëjë hetime.

Por ky e kishte këtë një provë force. Përveç se një provë force, ishte dhe një fitim kohe për të negociuar, për të treguar, për të provuar këtyre faktorëve që them unë që shiko me mua nuk e keni të lehtë. Sepse vërtetë mund të keni një prokuror, por unë kam gjykatën dhe unë kam gjithë sistemin në dorë.

Dhe kjo është e rëndësishme për të kuptuar që kthimi i Belinda Ballukut në zyrë, po përdor emrin se Belinda ka ikur, thashë dhe një herë, nuk do të thotë që shtohet apo pakësohet vjedhja. Sepse këtu vjedhjen nuk e bën një individ i caktuar. Ka individë që vjedhin në një kohë të shkurtër shumë më tepër, pra janë më efektivë, ka të tjerë që vjedhin pak më pak për një kohë të gjatë. Balluku ka qenë te pjesa e parë. Kush është problemi?

Problemi është që sistemi që ka krijuar Rama, prandaj unë shpesh i them organizata e Rilindjes, sepse është një organizatë që vepron në bazë të rregullave që vepron mafia. Pra, lind nga krimi, mbahet nga krimi, prodhon para nga krimi dhe po me këto para blen aktorët që janë në lojë që do të duhet të luftonin krimin.

Pra, ikën Belinda, vjen dikush tjetër. Si e shpjegoni ju faktin për shembull që Edi Rama, dy drejtorët më të rëndësishëm që ka Shqipëria, drejtorin e ARRSH-së dhe drejtorin e Energjisë, KESH-it, nuk e zëvendëson. Pse? Mirë Belinda është e pazëvendësueshme. Po drejtorët pse nuk i ndërron? Drejtorin e KESH-it e emëron dhe e shkarkon bordi. Bordin e KESH-it e ka në dorë kryeministri.

Drejtorin e ARRSH-së e ka kompetencë vetë kryeministri, s’ka lidhje as Belinda, asnjë njeri. Këta pse nuk emëron dy të tjerë? Sepse ty për herë të parë të ka hyrë një shkop në ingranazhin e makinerisë së madhe që prodhon korrupsion.

Prandaj them që vendimi i Gjykatës Kushtetuese i duhej Ramës dhe do t’ia tregonte të gjithëve, gjithë botës që këtu kam vendosur unë një kufi. E dëgjuat çfarë tha për BKH-në. Ç’nuk e tha deri dje për BKH-në. Pse nuk u ngrit ai për BKH-në kur tërhoqën zvarrë Ilir Metën? Se ishte skandaloze. Pse nuk shfryu ato dyqind me që i kanë ngelur kur i morën kompetencat kuvendit dhe kufizuan lirinë e një deputeti, në rastin e Berishës. Sepse i ka interesuar., u shpreh ndër të tjera, gazetari Armand Shkullaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan