“Oktapodi i bordeve”, si po e ngre rrjetin Besmir Beja për t’a kthyer Doganën në shërbim të vetes dhe familjes!
Një individ me një të kaluar shumë të dyshimtë, i cili nga njëra anë fuste lugën, në tjetrën garuzhden,...
Një individ me një të kaluar shumë të dyshimtë, i cili nga njëra anë fuste lugën, në tjetrën garuzhden,...
Dy ndeshjet e fundit miqësore të Kombëtares shqiptare, ajo ndaj Izraelit dhe kjo e fundit kundër Luksemburgut, të dyja të zhvillua...
Eshtë zbardhur denoncimi i plotë në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që po heton ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar t’u lëshojnë viza një numri të madh zyrtarësh të ekipit komb&...
Rolando Maran duhet të ketë patur diçka tjetër në mendje, kur pranoi të ulej në pankinën e kombëtares së S...
Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Bruksel, pranë institucioneve të Bashkimit Europian, për të protestuar në mb&eu...
Shqiptarët në New York janë mbledhur përpara Ambasadës së Shqipërisë, ku kanë zhvilluar protestë kundër...
Historiani dhe gazetari shqiptar Auron Tare, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat kundër qeve...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit z...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e organizuara në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, ku kërkohet dorëhe...
“Ende nuk ka ndonjë përparim, por do të vijojnë më shumë raunde diskutimesh”. Ky ishte përfundimi i mbledhjes së kësaj të marte (7 prill) në Bruksel në Grupin e Punës për Zgjerimin (COELA) të Këshillit Europian ku u diskutua për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.
Një burim i brendshëm i tha lapsi.al se në grupin e përbërë nga përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare që diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit ka pasur sërish rezerva dhe pyetje të ngritura për reformat në Shqipëri. Sipas të njëjtit burim, në tryezë ka qenë sërish raporti IBAR, një instrument teknik që bën vlerësime nëse një vend kandidat ka përmbushur standardet ndërmjetëse për të avancuar në negociata, veçanërisht në Grupkapitullin 1 – “Themeloret” që përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike.
IBAR është një lloj filtri kritik që përsëritet herë pas herë në vlerësimet për një vend kandidat. Pa kaluar IBAR-in, kapitujt nuk mbyllen dhe procesi mbetet në vendnumëro. Negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian nisin me këtë Grupkapitull dhe mbyllen me të, pasi ai konsiderohet si një nga më të rëndësishmit.
Lapsi.al ka raportuar edhe më herët se janë 9 vende anëtare të Bashkimit Europian që kanë ngritur shqetësime në lidhje me disa çështje që kanë vënë në pikëpyetje avancimin e vendit tonë me negociatat. Në takimin e 1 prillit të grupit të COELA, përfaqësuesit e Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Suedisë, Austrisë, Finlandës, Polonisë, Greqisë dhe Bullgarisë ishin ata që shprehën rezerva për reformat në Shqipëri. Të njëjtat burime sqaruan se arsyet e dhëna prej këtyre vendeve ishin të ndryshme.
Polonia ishte kritike për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj. Përfaqësuesi i Estonisë u shpreh se kupton shqetësimet e Holandës, Gjermanisë dhe të tjerëve, por thekson rëndësinë e avancimit të procesit. Spanja dhe Italia shprehën mbështetje, duke theksuar se ky është edhe një problem komunikimi strategjik për BE-në, nëse nuk arrin t’i shpjegojë Shqipërisë pse procesi po vonohet.
Për shkak të rezervave, Komisioni Europian prezantoi një draft të rishikuar të pozicionit të përbashkët, duke reflektuar pjesërisht komentet e shteteve anëtare. Ndryshimet prekën një gamë të gjerë fushash, nga funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratë, tek konfiskimi i pasurive, liria e shprehjes, të drejtat e pronësisë dhe lufta kundër korrupsionit.
Komisioni Europian, ka mbajtur deri tani një qëndrim teknikisht pozitiv për Shqipërinë duke nënvizuar se Shqipëria “ka bërë mjaftueshëm për të mbyllur pikat ndërmjetëse të Grupkapitulli 1”. Por duket se ky vlerësim teknik nuk i ka bindur vendet anëtare për t’i dhënë dritën jeshile raportit të IBAR.
Lapsi.al mësoi se grupi COELA do të mblidhet serish, pas dy ditësh, më 9 prill, kur një draft i ri pritet të hidhet nga Komisioni Europian në tryezë.
Ndryshe nga ajo që po ndodh në Bruksel, në Tiranë kryeministri Edi Rama po del çdo ditë në TV për të përsëritur se “nuk ka bllokim të negociatave” se gjithçka “po shkon sipas planit” dhe se vendet anëtare “janë thjesht duke bërë pyetje”. Sipas tij ata që thonë të kundërtën (mediat dhe opozita) “nuk punojnë për interesin kombëtar”.
“Thyerja” mes Tiranës dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian ishte padyshim çështja “Balluku”. Rrëzimi i kërkesës së SPAK për të hequr imunitetin e zv.Kryeministres, të marrë të pandehur nga drejtësia, duket se u mbajt shënim nga selitë më të rëndësishme diplomatike europiane në Tiranë.
Ndaj për qeverinë shqiptare, për momentin, nuk ka “asgjë të re nga fronti i Perëndimit”. /Lapsi
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krasta në SYRI TV, ka artikuluar një kritikë të fort&e...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit për përjashtimin disajavor të deputet&eum...
Qeveria po ndërhyn në ligjin për informacionin e klasifikuar, duke propozuar ndryshime që rrisin kontrollin mbi menaxhimin e të dh&eu...
Nga Lutfi Dervishi Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U frymëzua nga motoja më e fundit e Diellit. Në...
Në një intervistë në emisionin “Task Force” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se SPAK-u nuk po vepron në m&...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ç...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, shkruan se, Edi Rama ka marrë...
Mazhoranca socialiste rrëzoi të martën në Konferencën e Kryetarëve dy kërkesa të deputetëve të opozitës p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, deklaroi në Syri TV se çmimi i lartë i naftës po rëndon ekonominë dhe...
Gazeta e njohur austriake ‘Der Standard’ publikoi një analizë të gazetares së njohur Adelheid Woelfl në lidhje me situat&...