POLITIKE

Seanca e Metës u shty nga bojkoti i avokatëve, Blushi: Konflikti GJKKO-Dhoma e Avokatisë i stisur, po cenohet procesi i rregullt ligjor

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2026, 18:09
Seanca e Metës u shty nga bojkoti i avokatëve, Blushi: Konflikti

Përplasja mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, që ka çuar në bojkotimin e seancave nga avokatët, do të çohet nga Partia e Lirisë në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, njoftoi se të premten do të paraqesë një kërkesë të re në Parlament, duke e lidhur konfliktin mes dy institucioneve me shtyrjen e procesit ndaj Ilir Metës dhe pezullimin e afateve të paraburgimit të tij.

Blushi pretendon se përplasja mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës së Avokatisë është e qëllimshme dhe se, në rastin e Metës, po përdoret për të zgjatur qëndrimin e tij në paraburgim. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ergys Agasin se qëndrojnë pas kësaj situate. 

"E vërteta duhet thënë troç. Konflikti i qëllimshëm, i nxitur nga Edi Rama dhe Ergys Agasi, ndërmjet GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës së Avokatisë, është stisur posaçërisht për të zgjatur mbajtjen në izolim çnjerëzor politik të Ilir Metës, liderit të forcës së dytë opozitare ne vend. Ky konflikt i qëllimtë po ndikon gjithashtu në ushtrimin efektiv të së drejtës së mbrojtjes dhe në garantimin e një procesi të rregullt ligjor edhe për të gjithë të paraburgosurit e tjerë. Në rastin e Ilir Metës, qëllimi është i mirëfilltë politik dhe kriminal.

Të mbahet me çdo kusht në burgim politik, duke i pezulluar afatet, sepse kështu kanë rënë dakord Edi Rama dhe Ergys Agasi.

Kjo skemë mafioze fëlliqësirë nuk mund të tolerohet dhe aq më pak të shndërrohet në instrument persekucioni politik. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të heshtë dhe as të qëndrojë spektator.  Heshtja përballë një situate të tillë do të thotë bashkëfajësi.

Nesër do të paraqes një kërkesë të re në Kuvend për marrjen e menjëhershme të masave dhe për thirrjen e institucioneve përgjegjëse, me qëllim dhënien fund të konfliktit të stisur, sqarimin e plotë të kësaj situate dhe garantimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor për çdo të paraburgosur. Koha kërkon përgjegjësi, transparencë dhe veprim kushtetues.

Çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë duhet të përballet me përgjegjësinë e tij për t'i dhënë fund një tjetër akti mafioz të "Drejtësisë me Regji" që hedh në erë procesin e rregullt ligjor penal për çdo të paraburgosur" 

Reagimi vjen pak orë pasi seanca ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit u shty sërish për shkak të bojkotit të avokatëve. GJKKO vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën, ndërsa avokatët që nuk u paraqitën në seancë u gjobitën. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime