POLITIKE

'Shkodra nën grabitje'/ PD kërkon largimin e Benet Becit dhe hetim të thellë nga SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 11:56

'Shkodra nën grabitje'/ PD kërkon largimin e Benet Becit dhe

Kryetarja e Partisë Demokratike dega Shkodër, Eliona Shkreli, ka dalë me një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar kryebashkiakun Benet Beci për korrupsion, fshehje pasurie dhe grabitje të fondeve publike.

Sipas saj, Shkodra qeveriset sot nga një kryebashkiak i dalë nga vota të vjedhura dhe i pandehur nga SPAK, i cili, nën mbrojtje politike, sillet mbi ligjin dhe po e shndërron qytetin në një terren betonizimi dhe pastrimi parash. PD Shkodër kërkon largimin e menjëhershëm të Becit dhe nisjen e një hetimi të plotë për pasurinë dhe veprimtarinë e tij, duke theksuar se Shkodra nuk është pronë private dhe nuk mund të trajtohet si bankomat i korrupsionit.

DEKLARATE E KRYETAËS SË PD SHKODËR ELIONA SHKRELI

TË NDERUAR QYTETARË TË SHKODRËS,
Shkodra sot ka një Kryebashkiak i dalë me vota të vjedhura dhe të blera. Ky kryebashkiak është tashmë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv. 

Benet Beci nuk duhet të qëndrojë më as edhe një ditë në krye të Bashkisë Shkodër por të ikë me turp së bashku me Berberin e rrugëve si ortakë të Belinda Ballukut, tashmë të gjithë të pandehur nga SPAK.

Por, Beneti i SPAK-ut sillet si sundimtar mbi ligjin, i mbrojtur nga heshtja, propaganda dhe pushteti kriminal që ka patur dhe ka.

700 milionë lekë të zhdukura  nga taksat e qytetarëve kur Beneti i SPAK-ut mbante pozicionin e administratorit të KESH.
Asnjë shpjegim!
Asnjë përgjegjësi!
Vetëm arrogancë dhe mashtrim nga ekipi kriminal i Ballukut!

Kjo nuk është akuzë aspak politike, por është një krim i kryer nga ky grup kriminal, pjesë e të cilit është provuar tashmë të jetë dhe Benet Beci, një grup që ka vjedhur taksat e shqiptarëve. 

Ajo që sot dihet është vetëm maja e ajsbergut e një skeme të ndërtuar prej vitesh, një skemë vjedhje që vetëm këta dinë të bëjnë, pastrim parash dhe grabitje të pasurisë publike, që s’kanë të ndalur

Të ndalemi pak tek Deklarimet e pasurisë së Benet Becit që ai vetë i ka deklaruar në ILDKPI të cilat janë fyerje për inteligjencën e çdo qytetari. Mashtrim i hapur, fshehje pasurie, deformim i qëllimshëm i vlerave reale. 

Me paga zyrtari, Beneti i SPAK-ut pretendon pasuri që as oligarkët nuk i justifikojnë dot. Duke shënuar një precedent, për herë të parë në Shqipëri, një kryebashkiaku iu besua dhe posti i drrjtuesit politik të Qarkut, dhe e gjitha kjo u bë vetëm që Beneti i SPAK-ut të kishte mbrotje politike nën petkun e drejtuesit politik.

Dy apartamente luksoze – 370 mijë euro, të blera me të ardhura personale, vlerësuar me këtë vlerë, në fakt çudi e madhe dhe qesharake. Një gëmjeshtër fyese për çdo qytetar shqiptar.

192 metër katror garazhe në Tiranë, të deklaruara me vlerë7.000 euro. Si mundet deri këtu të heshtin institucionet e shtetit nga ky vlerësim qesharak dhe tallës me shqiptarët.

Pasuria e zotit Beci vijon më tej me apartament luksoz në Gjirin e Lalëzit, blerë për 47 milionë lekë. Po kush e beson deri këtu? Kush po gënjen këtu shtetin?  Kjo është përtej çdo verbërimi….

Nuk mbaron me kaq, prona në Prush, në Voskopojë, prona të mbledhura si plaçkë pushteti! Por qytetarët duhet të dinë se Benet Beci përfiton edhe banesë si “i pastrehë” nga shteti. Këto janë vetëm ato që Beci ka deklaruar

Dhe lind pyetja, pse kjo heshtje?
Kjo nuk është thjesht padrejtësi por mashtrime dhe fallsifikime.

Familja Beci administron qendra kursesh dhe trajnimesh, sigurisht të dyshuara si lavatriçe për paatrim parash, ku arsimi përdoret si mbulesë për korrupsionin. Model tipik i grupit kriminal ku Berberi i rrugëve, Beci i Rilindjes kriminale dhe shefja e tyre Balluku janë fytyra e vërtetë e abuzimeve me taksat e shqiptarëve. 

Sot, si kryetar i Bashkisë Shkodër, i zgjedhur me vota të blera dhe me mbështetje bandash, Benet Beci po realizon fazën më të rrezikshme të krimit:
betonizimin, kapjen e territorit dhe shkatërrimin e qytetit të Shkodrës! Plane urbanistike që ndryshohen për klientët dhe pazaret e Benetit. 
Zonën  historike të Shkodrës po përpiqet t’a masakrojë.

Ky nuk është zhvillim.
Ky është pastrim parash me beton.

Partia Demokratike e Shkodrës i bën thirrje publike drejtuesit të ri të SPAK-ut, zotit Klodian Braho, të nisë hetim për mashtrim dhe fshehje pasurie, jo si deri tani, me heshtje. Hetimi deri në themel për Benet Becin, është i domosdoshëm.

Partia Demokratike dega Shkodër me ekspertët e saj po bën gati një tjetër kallzim penal ndaj shtetasit Benet Beci për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Të nderuar qytetarë të Shkodrës 

Këta njerëz nuk qeverisin — këta vetëm grabisin.
Nuk zhvillojnë qytetin— por e shesin Shkodren.
Nuk përfaqësojnë Shkodrën — e plaçkisin atë.

Shkodra nuk është pronë private.
Shkodra nuk është bankomat i korrupsionit.
Shkodra do drejtësi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?