Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV gazetari Armand Shkullaku u shpreh se, situata politike në vend është përkeqësuar ndjeshëm, duke akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj opozitës, edhe në mungesë të reagimeve agresive nga ana e saj.
Sipas tij, ndryshe nga disa vite më parë kur protestat e opozitës ishin më të ashpra dhe përfshinin bllokime rrugësh dhe përplasje para institucioneve, sot policia ndërhyn me forcë edhe kur opozita nuk kryen veprime të dhunshme.
Ai përmend si shembull incidentin ku, sipas tij, kreu i opozitës, Sali Berisha, është goditur me ujë pa përfunduar fjalimin. Sipas tij, qytetarët nën këtë regjim, dekurajohen të protestojnë.
Shkullaku deklaroi se, hapësirat demokratike janë ngushtuar ndjeshëm dhe se opozita e ka të pamundur të sjellë ndryshim përmes mekanizmave aktualë. Ai thekson se parlamenti, ka humbur funksionin, duke përmendur përjashtimet e shumta të deputetëve të opozitës gjatë viteve të fundit dhe mungesën e pasojave për mazhorancën.
‘Veprimet e policisë sot, pra në qoftë se shtatë tetë vite më parë militantët e opozitës ishin shumë më tepër agresivë, para parlamentit, para kryeministrisë, bllokim rrugësh e tjerë e tjerë, sot policia ushtron dhunë pa bërë asgjë opozita.
Pa mbaruar fjalimin Sali Berisha goditet me ujë. 82 vjeç sa është, e shohin në rrugë, e rrethojnë, e godasin, e mbrojnë njerëzit me çadra, një figurë që sido që të jetë përfaqëson opozitën.
Pra, kur ka regjime nuk mund të presësh që të shtohen qytetarët në rrugë. Unë jam habitur dhe e kam thënë dhe këtu që dhe zgjedhjet e kaluara u habita që morën 500.000 vota. Si mund të marrë 500.000 vota se kjo polici që është aty është e njëjta polici që vjedh zgjedhjet.
Këta policë që, këta që drejtojnë policinë sot janë ata që i vinin GPS-a dhe përgjues drejtuesve të Partisë Demokratike në zgjedhje. Kjo është policia që tërheq zvarrë ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e vendit, për të tmerruar ata pak votues që i kishin ngelur opozitës.
Nga 180.000 përfundoi me 20.000 Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo është policia e regjimit që nuk e ka bërë asnjë nga vendet ku flasim ne, që praktikisht, de facto, partinë kryesore të opozitës e nxori jashtë ligjit. E nxori jashtë ligjit.
Partia kryesore e opozitës, ka hyrë në zgjedhje me, pa komisionerë, pa vëzhgues, pa fonde nga KQZ-ja, pa kohë televizive dhe pa të patur të drejtën të ketë emrin në fletën e votimit. Këto nuk kanë ndodhur në vend tjetër. I ke të gjithë liderët e opozitës në procese penale. I ke, si do të zgjohet shoqëria kur nuk ke shoqëri civile njëherë. Si do zgjohen qytetarët të shkojmë?
Ti e ke një pushtet që te ushtron dhunë dhe intensifikon dhunën sepse atë mënyrë njeh dhe nga ana tjetër, paratë e krimit i përdor për të blerë çdo lloj kundërshtari politik.
Si mund të ngresh mediat qytetare kur asnjë nga mediat më të mëdha nuk bën thirrje njerëzve që të dalin në rrugë të protestojnë, qoftë dhe për çmimin e karburantit. Pra në një shoqëri ku çdo liri dhe çdo hapësirë është e kufizuar, është e kotë të diskutojmë që ore shiko, se s'jam dakord me ata që këta bëjnë sikur dhe këta bëjnë sikur. Jo mo jo, Edi Rama nuk bën sikur.
Edi Rama nuk do më asnjë njeri që ta shqetësojë, qoftë opozitë, qoftë qytetar i lirë, qoftë brenda Partisë Socialiste, qoftë në SPAK, qoftë në BKH, qoftë në gjykatë. Nuk duron dot më, nuk do më. Dhe çdo hapësirë sa vjen edhe ngushtohet.
Dhe ne kërkojmë një paradoks që nuk e di se pse nga e shpikin, që ndërkohë që të gjitha këto liri ngushtohen dhe asgjësohen, ne duam që qytetarët në rrugë të shtohen. Unë këtë nuk e di. Shiko, marrim dhe shembullin e 35 viteve të fundit të pluralizmit. Kanë dalë njerëzit në rrugë, kanë protestuar njerëzit sepse ka patur rezultat protesta, ka prodhuar rotacion, kampet politike kanë qenë të ndara, media e madhe ka qenë e ndarë, një këtej, një andej, ëh shoqëria civile ka qenë aktive.
Pra ka qenë një shoqëri shumë më demokratike sesa kjo që kemi sot. Sot e kemi ngelur pesë, gjashtë njerëz që i diskutojmë akoma këto probleme sikur këto, këtu të ketë mbetur ndonjë pak oksigjen. Këtu është asfiksuar çdo liri dhe, në qoftë se ka një vlerë këto protesta të opozitës, sado ashtu siç janë, edhe me pesë njerëz dhe me ato goditje që marrin, është për ta bindur përfundimisht edhe shoqërinë, po edhe vetë opozitën që nuk mundet të bëjë ndryshim me një regjim që nuk ka lejuar asnjë liri. Ose unë e kam thënë dhe herë tjetër, ose duhet, se e kanë provuar.
Parlamenti është kot. Ti shkon në parlament, komisione parlamentare, thotë s'ke të drejtë të bësh. Kryeministri nuk shkel fare, mocionet i shpërfill, interpelancat i shpërfill, të gjitha të drejtat t'i fshinë, domethënë është në të gjithë, sa u bënë pesë vitet e fundit, jo më vetëm
sesionin e kaluar deputetët e opozitës janë përjashtuar 362 ditë nga Kuvendi.
Deputetët e Partisë Socialiste asnjë ditë.
Pra parlamenti është kot.’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, ka deklaruar se përshkallëzimi i dhunës ndaj...
Aulon Kalaja ka reaguar pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë pranë Kryeministrisë, ku ai përfundoi në spi...
Përfaqësues të shumicës italiane thanë, pas një vizite në Gjadër, se qendra po funksionon me efektivitet si CPR, duke ...
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij Beri...
Duke i përmendur emër për emër, kryetari i PD-së Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë u shp...
Akuza të rënda janë hedhur nga avokatja Adriana Kalaja në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, duke hedhur dritë mb...
Nga Antonio O’Mullony, BRUSSELS SIGNAL Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka përdorur një samit dyditor në Barcelonë p...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë. Gjatë...
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me hetimin që SPAK po bën ndaj tij, duke e cilësuar këtë reagim si&nbs...
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazani...