Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis dhe Gjon Shkëmbi dalin para gjykatës
Familja e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e par&...
Familja e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e par&...
Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen p&...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Përfaqësues të shumicës italiane thanë, pas një vizite në Gjadër, se qendra po funksionon me efektivitet si CPR, duke përpunuar 536 raste, por deputetja e opozitës, Rachele Scarpa, e quan një përpjekje për të mbuluar dështimin, pasi shumica e emigrantëve që sillen aty po kthehen sërish në Itali.
Përballë një realiteti që sfidon premtimet fillestare të vitit 2023, një delegacion deputetësh i nivelit të lartë nga partia në pushtet në Itali, “Fratelli d’Italia”, ka zbarkuar të hënën në Gjadër të Lezhës për të mbrojtur projektin e tyre kundër emigracionit të paligjshëm.
Deputetë dhe senatorë të forcës politike të kryeministres Giorgia Meloni qëndruan mbi tre orë brenda strukturës, duke u përpjekur të japin një imazh suksesi për një kamp që aktualisht strehon 80 persona në pritje të deportimit.
Vizita e tyre vjen në një moment kur “modeli shqiptar”, i trumbetuar dikur si një zgjidhje revolucionare, ka pësuar mutacione thelbësore ligjore dhe funksionale, duke u kthyer nga një qendër parandaluese azili jashtë BE-së, në një Qendër të zakonshme Paraburgimi për Riatdhesim, e njohur në Itali si CPR.
Në përfundim të inspektimit, deputetja e “Fratelli d’Italia”, Sara Kelany, u përpoq të hidhte poshtë kritikat e opozitës italiane, duke deklaruar se qendra “funksionon me kapacitet të plotë”.
“Kemi ardhur këtu për të dëshmuar se këto qendra funksionojnë në dimensionin e tyre si CPR. Aktualisht ato janë pothuajse në regjim të plotë. Ka individë që kalojnë tranzit përmes tyre, deri më sot janë rreth 536 persona. Disa janë riatdhesuar, të tjerëve nuk u është konfirmuar ndalimi. Kemi ardhur këtu pikërisht për të dëshmuar funksionimin efektiv të CPR-së në Shqipëri,” deklaroi Kelany para mediave, e shoqëruar nga politikanë të tjerë të shumicës në Itali si Galeazzo Bignami, Lucio Malan dhe Giovanni Donzelli.
Pretendimet kundërshtohen nga opozita. Rachele Scarpa, deputete e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, në një reagim për BIRN e cilësoi këtë vizitë si një përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar fiaskon e projektit.
“U bë një vit e gjysmë dhe ‘Fratelli d’Italia’ vjen për një ‘inspektim’ vetëm tani për herë të parë, dhe dalin me pretendime për sukses të lavdishëm. Për fat të keq për ta, numrat nuk i ndihmojnë vërtet. Rreth 500 njerëz janë sjellë aty në një vit, por shumica dërrmuese janë lënë të lirë nga gjyqtarët italianë dhe janë kthyer sërish në Itali,” theksoi Scarpa.
Duke ju referuar të dhënave, deputetja e opozitës shtoi se pas 20 inspektimeve ka gjetur se më pak se 30% e emigrantëve të sjellë në Gjadër depërtohen në vendet e origjinës dhe pjesa tjetër kthehen sërish në Itali. “Ata erdhën për të dëshmuar dështimin e plotë të Melonit, por nuk munden ta pranojnë”, tha Scarpa.
Vetë shifra prej 536 rastesh të përpunuara zbehet ndjeshëm kur krahasohet me premtimin fillestar të qeverisë Meloni. Në vitin 2023, kur skema u prezantua me kryeministrin Edi Rama, u premtua se qendrat në Shëngjin dhe Gjadër do të përpunonin plot 36,000 emigrantë në vit.
Por plani fillestar hasi në pengesa të forta ligjore dhe kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, ndërsa përpos ndërtimit të qendrave që kushtojnë gati 11 herë më shumë se sa të ngjashmet në Itali, ai nuk ka funksionuar.
Fillimisht gjykatat italiane bllokuan dërgimin në Shqipëri të azilkërkuesve të kapur në det, duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së se statusi i “vendit të sigurt” duhet të vlejë për të gjithë territorin kombëtar.
Pas muajsh ku qendrat qëndruan fantazmë dhe të zbrazëta, qeveria Meloni u detyrua të dorëzohej. Në mars 2025, ajo braktisi planin fillestar në pritje të zgjidhjes së sfidave ligjore dhe miratoi një ligj të ri. Kampi i Gjadrit u riprogramua dhe tashmë aty sillen vetëm ata emigrantë që kanë hyrë në Itali, u është refuzuar azili atje dhe kanë marrë urdhra të formës së prerë për dëbim.
Ky ndryshim i destinacionit e ka kthyer Gjadrin thjesht në një shtojcë të kushtueshme të 10 qendrave CPR që Italia ka tashmë në territorin e saj. Për më tepër, procedurat janë kthyer në një absurd logjistik; për të respektuar ligjin e BE-së, emigrantët e dërguar në Shqipëri, të cilët janë planifikuar për dëbim, duhet fillimisht të rikthehen sërish fizikisht në Itali përpara se të hipin në avionët drejt vendeve të tyre të origjinës.
Politikanë të opozitës italiane dhe organizatat që kanë inspektuar kampet kanë raportuar kushte të rënduara psikologjike mes të ndaluarve, duke theksuar raste të vetëlëndimit dhe përpjekje për vetëvrasje./ BIRN
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij Beri...
Duke i përmendur emër për emër, kryetari i PD-së Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë u shp...
Akuza të rënda janë hedhur nga avokatja Adriana Kalaja në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, duke hedhur dritë mb...
Nga Antonio O’Mullony, BRUSSELS SIGNAL Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka përdorur një samit dyditor në Barcelonë p...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë. Gjatë...
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me hetimin që SPAK po bën ndaj tij, duke e cilësuar këtë reagim si&nbs...
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazani...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites n&e...
Deputeti i opozitës Tedi Blushi u shpreh se SPAK ka kryer, një mashtrim të qëllimshëm dhe zyrtar ndaj Departamentit të Drejtë...
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që...