Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se Shqipëria fuqi eksportuese është Shqipëria Madhështore. Meta shkruan se edhe dy muaj na ndajnë nga frenimi i rrokullisjes së ekonomisë kombëtare. Ai thekson se Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj.
Meta tha se prej një viti PL ka një program shumë konçiz dhe solid. Sipas tij prioriteti i pestë i tyre është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Ai shtoi se është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj. Sipas tij rezultati do të jetë përtej parashikimeve. Meta shkruan se humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës.
Reagimi i plotë i Metës:
Shqipëria fuqi eksportuese është Shqipëria Madhështore! Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij. Edhe 2 muaj për të frenuar rrokullisjen e ekonomisë kombëtare dhe të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare. Një koalicion gjithëpërfshirës si asnjëherë më parë sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme. Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj. Prej një viti ajo ka një Program shumë konçiz dhe solid: Pesë Prioritete për 4 milion shqiptarë plus. Jo rastësisht Prioriteti ynë i pesë është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera:
1. Ndalimi i shpopullimit. 2. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve. 3. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor. 4. Fuqizimi i Bujqësisë dhe Ushqimit. Shqipëria e panaireve elektorale i duhet gaztorit të “Rilindjes” që shumica e forcës më aktive i ka ikur jashtë këto 12 vite, ndërsa vendi eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Brutor, aq sa edhe 30 vite më parë. Ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë. Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe përsa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve.
Por nuk mjafton vetëm Programi i shkëlqyer që ka opozita dhe tërësisht i financueshëm.
Duhet edhe fuqizimi i organizimit për t’u përballur me Partinë që është shkrirë me shtetin, sipas OSBe. Ndaj finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të Fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësvie të rënda shtetërore dhe politike.
Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.
Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj. Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm. Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet. Po kështu i kishte pronto edhe McGonigalët për të manipuluar opinionin publik dhe provokuar opozitën, por edhe për të garantuar heshtjen dhe mosveprimin e SPAK dhe Prokurorisë ndaj krimeve të panumërta zgjedhore, deri në gjakderdhje si ajo e Elbasanit 2021. Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare.
Ajo i ka të gjitha potencialet për të arritur një rezultat historik dyshifror në këto zgjedhje.
Me përjashtim të dy qarqeve nuk ekziston asnjë qark ku Partia e Lirisë nuk e ka mundësinë për të marrë të paktën një mandat në koalicion, përmes përzgjedhjes së emrave sa më aktivë, përfaqësues dhe konsensualë në listat e hapura. Po kështu edhe partitë e tjera aleate do ta kenë këtë mundësi që me forcat e tyre të arrijnë, përmes kandidatëve në listat e hapura, sa më shumë deputetë. Sa më e thellë do të jetë Fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” aqë më të mira do të jenë mundësitë e Partisë së Lirisë, por edhe partive të tjera aleate të Partisë Demokratike për të maksimalizuar edhe përfaqësimin e tyre dhe për të provuar peshën e tyre në këtë koalicion historik.
Jam i bindur se ndërsa fuqia e këtij koalicioni do të rritet çdo ditë në “fushëbetejë”, shkërmoqja e organizatës kriminale, siç e quajnë me prova vetë ish-drejtuesit socialistë të Qeverisë, si Arben Ahmetaj dhe të tjerë, do të përshpejtohet. Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës.
Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim me të rinjtë e Partisë Social...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve të PS në Tiranë u shpreh se Shqip&eu...
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook" për miratimin e marrëveshjes me Italin&...
Foto ilustruese ATHINË- Fushata parazgjedhore e Partisë Demokratike dhe e Partisë Socialiste ka tërhequr vëmendjen e mediave greke...
TIRANA- Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues ...
Edi Rama TIRANË -Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë inspektuar këtë të enjte punimet në...
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të enjte me ironitë kundrejt kreut të PD-së Sali Beri...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dha lajmin për mbylljen e platformës TikTok n&...
Foto ilustruese TIRANË - Nga cilido kënd që ta kapësh, dosja Veliaj nxjer në pah skandale të reja. Më të fundit nuk...