POLITIKE

Skandali 50 milionë euro i dializës/ Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Gusht 2026, 14:49

Skandali 50 milionë euro i dializës/ Alimehmeti: A po favorizon Rama

Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, u shpreh se rikthimi i shërbimit të hemodializës në duart e shtetit po shoqërohet me një tender të ri prej 50 milionë eurosh për katër vitet e ardhshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, kostot dhe përfituesin e këtij procesi.

Alimehmeti kërkoi që ministrja e Shëndetësisë të sqarojë se çfarë po merr realisht shteti në dorëzim pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, përse nevojitet një tjetër kontratë shumëvjeçare dhe nëse po përgatitet një tender për të njëjtin operator privat.

Ai kërkoi gjithashtu hetimin e plotë të koncesionit të parë dhe publikimin e të gjitha dokumenteve, inventarëve, raporteve dhe kritereve të tenderit të ri.

Deklarata:

Të nderuar qytetarë, përpara dy javësh, ministrja e Shëndetësisë Sala njoftoi se pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, shërbimi i hemodializës do t’i rikthehet shtetit. Ministrja Sala deklaroi se dializat dhe check-up-i do të merren në dorëzim e do të vijojnë të ofrohen pas përfundimit të kontratave përkatëse e ky proces i është ngarkuar operatorit të shërbimeve të integruara të sterilizimit, një shoqëri kjo 100% shtetërore.

Sipas informacioneve, kjo agjenci drejtohet nga zonja Arisa Cane, që ka punuar më parë embriologe pranë Spitalit Amerikan.

Pak ditë më vonë, del në fakt një tender i ri që dëshmon planin e vërtetë të Edi Ramës për shërbimin e dializës. Për pjesën e koncesionit e cila nuk do të mbahet realisht nga shteti, e me shumë gjasë do t’i mbetet me çmime dhe më të larta të njëjtit operator privat, Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut, i cili tashmë ka krijuar një monopol në shërbimin e hemodializës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara, OSHIS-ja ka planifikuar një procedurë me vlerë 50 milionë euro për shërbimin e dializës në 5 spitale publike, të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për periudhën 4-vjeçare të ardhshme. Me 12.5 milionë euro në vit, kjo është në fakt një kosto shumë e lartë dhe madje më e lartë sesa kontrata 10-vjeçare e koncesionit të dializës së mëparshme. Pra në vend që pas 10 vitesh koncesion, shteti ta marrë shërbimin dhe ta administrojë me kapacitetet dhe pajisjet që duhet t’i trashëgonte nga privati, po përgatitet sërish një kontratë shumëvjeçare me kosto dhe barrë të lartë financiare për taksapaguesit shqiptarë.

E prandaj ministrja Sala duhet të dalë e duhet të sqarojë: Ku është shtetëzimi? Nëse shërbimi, pajisjet, investimi apo riinvestimi i kalojnë shtetit, përse shteti duhet të shpenzojë 50 milionë euro të tjera për ta nënkontraktuar për këto 4 vite?

Përpara se qeveria t’i japë një tjetër kontratë shumëvjeçare, duhet të bëjë transparencë. Çfarë po merr realisht shteti pas 10 vitesh nga koncesioni i parë? A është kjo një mënyrë për të mbuluar shkeljen e kontratës koncesionare, mosinvestimin, abuzimin me pagesat për shërbimet e pakryera e shumë probleme të tjera? A është realizuar 100% riinvestimi i parashikuar në kontratë? Cila është vlera reale e aseteve që po merren në dorëzim? A është ngritur grupi i punës që kërkon kontrata për inspektimin dhe marrjen në dorëzim? Çfarë ka konstatuar grupi i punës? Ku janë inventarët dhe raportet teknike?

Të gjitha këto dokumente dhe raporte duhen bërë publike. E në fakt këto pyetje vijnë pas auditeve të njëpasnjëshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka konstatuar se koncesionari kishte hyrë në vitin e 8-të pa filluar në afat riinvestimin në pajisjet mjekësore, ndonëse kontrata parashikonte që në 4 vitet e fundit aparaturat të rinovoheshin në mënyrë të tillë që t’i kalonin shtetit të reja apo me shumë pak orë pune dhe në gatishmëri të plotë për përdorim.

Pra përpara se ministrja Sala të angazhojë 50 milionë euro të tjera publike, shqiptarët duhet ta dinë: çfarë morën për miliardat që kemi paguar deri tani? A po përgatitet një kontratë e re për të njëjtin përfitues?

Historia e koncesionit të parë duhet kujtuar. Kur ministrja e asokohe Ilir Beqaj, me urdhër të Edi Ramës, paracaktoi fituesin, firmën “Evita SHPK”, edhe pse kishte një ofertë më të lartë se 4 konkurrentët e tjerë. Firmë e cila nuk kishte as eksperiencë të mëparshme në hemodializë. Vetëm 5 ditë përpara shpalljes së fituesit, Evita krijoi “Diavita”-n në Spitalin Amerikan të përfaqësuar nga Klodian Allajbeu. E kjo kontratë, e kjo procedurë duhet të marrë një administrim e duhet hetuar nga SPAK.

Prandaj sot, kur po përgatitet një tender i ri shumëvjeçar për të njëjtin shërbim dhe për të njëjtat 5 qendra, pyetja është legjitime: A ka konflikt interesi drejtoresha e operatorit? A ka konflikt interesi ministrja e Shëndetësisë? A po përgatitet përsëri një tender me fitues të paracaktuar? A janë kriteret e tenderit të ri të hapura për konkurrencë reale, apo eksperienca, kapacitetet teknike, pajisjet dhe kriteret e tjera po ndërtohen në mënyrë të tillë që vetëm operatori aktual ose një strukturë e lidhur me të të jetë në gjendje t’i plotësojë? A është përsëri fituesi i paracaktuar Klodian Allajbeu?

SPAK nuk mund të heshtë më dhe duhet të hetojë të gjithë zinxhirin e këtyre procedurave.

Përpara se një kontratë tjetër shumëvjeçare t’i japë privatit dhjetëra miliona euro të tjera, duhet të hetohet si u dha dhe si u zbatohet koncesioni i parë. Nëse tenderi është realisht i hapur dhe konkurrues, ministrja Sala le t’i publikojë që sot të gjitha kriteret dhe dokumentet e nevojshme. Nëse shteti po merr realisht në dorëzim një shërbim funksional, le të publikojë që sot inventarin e aseteve dhe të pajisjeve të cilat po merr në dorëzim. Dhe nëse koncesioni i parë ishte i ligjshëm dhe në interes të qytetarëve, SPAK le t’i hetojë dokumentet, bëjë transparencë e ta provojë. Sepse heshtja nuk është përgjigje. Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...