‘Spiegel’: Edi Rama nën presion nga protestat masive, policia vazhdon procedimet penale
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, lëvdohet se do ta fusë Shqipërinë në BE brenda vitit 2030, skandalet e qeverisë së tij, këtë herë i kanë kapërcyer kufijtë.
Në takimet e zhvilluara me liderët europianë, Rama gjithmonë është munduar ti fshehë korrupsionet që kanë përfshirë zyrtarët e tij më të besuar, por skandali i Belinda Ballukut nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga mediat e huaja.
Mediat prestigjoze si La Repubblica, Reuters dhe Fox News kanë raportuar, tensionet e zhvilluara gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa thesojnë se parlamenti shqiptar ndodhet në një moment kritik, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e të besuarës së Edi Ramës, Belinda Ballukut.
Fox News vë theksin se korrupsioni në qeverinë e Ramës ka tërhequr vëmendjen kombëtare, ndërsa thekson se qeveria duket e vendosur të mbrojë Ballukun në vend që të lejojë drejtësinë të veprojë në mënyrë të pavarur, duke e përshkruar situatën si “kapje të shtetit”.
Shkrimi i Fox News:
Ligjvënësit e opozitës u përplasën me policinë brenda Kuvendit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensionesh në rritje lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, raportoi Reuters.
Deputetët e Partisë Demokratike të opozitës ndezën flakadanë të zinj, hodhën ujë drejt kryetares së Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, në përpjekje për të bllokuar seancën, teksa Avokati i ri i Popullit po përgatitej të bënte betimin. Policia ndërhyri duke i larguar deputetët nga foltorja dhe duke mundësuar vijimin e procedurës së konfirmimit.
Trazirat vijnë në një kohë kur Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që ajo të arrestohet për akuza korrupsioni. Parlamenti pritet të votojë për këtë kërkesë të premten.
Deputetët e opozitës kërkuan të njihen me akuzat zyrtare të depozituara në Kuvend, pasi prokurorët ndërmorën hapat për heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas SPAK, ajo dyshohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive me qëllim favorizimin e kompanive të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën e Madhe të kryeqytetit, Tiranë. Vlera e këtyre projekteve arrin në qindra miliona euro.
Balluku, e cila mban edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet aleatja më e afërt e kryeministrit Edi Rama. Partia Socialiste e drejtuar prej tij siguroi më herët këtë vit një mandat të katërt radhazi.
SPAK lëshoi një aktakuzë penale ndaj Ballukut më 31 tetor, duke pretenduar se ajo ka favorizuar në mënyrë të parregullt një kompani në një tender për ndërtimin e një tuneli 3.7 milje (rreth 6 kilometra) në jug të Shqipërisë. Më 21 nëntor, prokurorët shtuan një tjetër akuzë, e lidhur me shkelje të dyshuara në një projekt ndërtimi rrugor në Tiranë, në të njëjtën ditë kur një gjykatë e largoi fillimisht nga detyra.
Balluku i ka mohuar akuzat. Duke iu drejtuar Kuvendit përpara një seance gjyqësore në nëntor, ajo i cilësoi akuzat si “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.
Kriza ka nxitur kritika nga kundërshtarët e Ramës dhe ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare. Në një intervistë për Fox News Digital, të publikuar më 13 dhjetor, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe në OKB, Agim Nesho, tha se qeveria duket e vendosur të mbrojë Ballukun në vend që të lejojë drejtësinë të veprojë në mënyrë të pavarur, duke e përshkruar situatën si “kapje të shtetit”.
Ndërkohë La Repubblica, teksa raporton për trazirat e shkaktuara në Kuvend shkruan se mazhoranca në përpjekje për tju shmangur akuzave për Ballukun e mbylli seancën plenare shpejt e shpejt.
Artikulli i “La Repubblica”
Një seancë e dominuar nga tensioni dhe kaosi në Parlamentin e Shqipërisë. Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, u përpoq të pengonte anëtarët e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama të zinin vendet e tyre pasi Prokuroria Speciale Antikorrupsion kërkoi autorizim për arrestimin e zëvendëses së qeverisë, Belinda Balluku. “Nuk mund të ketë një Parlament dhe një seancë normale parlamentare me dikë që vjedh”, deklaroi Berisha.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës akuzohet për ndërhyrje dhe kontroll të rezultatit të tenderit për ndërtimin e një tuneli përgjatë bregdetit Jon të vendit, dhe dyshohet gjithashtu për shkelje në shtatë kontrata të tjera që lidhen me unazën e Tiranës.
Opozita përdori bomba tymi në sallë. Pati edhe përleshje me personelin e sigurisë. Shishe të shumta uji u hodhën drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi, i cili e mbylli shpejt seancën.
Ndërkohë edhe Reuters i ka bërë jehonë lajmit. Media e huaj shkruan se parlamenti shqiptar është përfshirë në kaos këtë të enjte për shkak të korrupsionit që ka përfshirë qeverinë Rama, i kundërshtuar nga opozita me përplasje, tensione dhe flakadanë.
Artikulli i Reuters
Parlamenti shqiptar u përfshi nga tensione të forta të enjten, pas përplasjesh mes deputetëve të opozitës dhe gardës brenda sallës plenare, pas javësh tensionesh lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres dhe zyrtarëve të tjerë.
Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, në përpjekje për të bllokuar zhvillimin e seancës, përpara se të ndërhynte Garda.
“Nuk mund të ketë parlament me ata që vjedhin dhe arratisen”, deklaroi Sali Berisha, kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike. “Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.”
Deputetët e opozitës kërkonin të njiheshin me akuzat zyrtare të paraqitura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Prokuroria e Posaçme, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar Kuvendit të lejojë arrestimin e Ballukut, ndërsa legjislativi, ku partia në pushtet e drejtuar nga Rama ka shumicën, pritet të votojë për këtë kërkesë të premten.
Balluku, e cila ka shërbyer edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe konsiderohet aleatja më e afërt e Ramës në kabinet, akuzohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive për të favorizuar kompani të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën në Tiranë.
Ajo i ka cilësuar akuzat në parlament muajin e kaluar si “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë.
Përpos mediave, të larpërmendura, artikuj për korrupsionin e qeverisë Rama dhe tensionet e shkaktuara në Kuvend kanë publikuar edhe Euronews, e La Stampa.
Numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK më 31 tetor 2025, nën akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Sipas SPAK, Balluku është nën hetim për përfshirje në aferën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë si dhe 7 lote të Unazës së Madhe.
Ndërkohë dy ditë më parë SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e saj. Ditën e nesërme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe mbetet për tu parë fati numrit dy të qeverisë Rama.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka pasqyruar sot situatën e krijuar në Parlamentin shqiptar, përplasjet dhe tensionet e opoz...
Mazhoranca socialiste ka propozuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës me masa që arrijnë deri në 60 ditë, një...
Xhemal Gjunkshi, këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për Sigurinë kërkoi largimin e Ilir Prodës si drejtor i Polic...
Gazeta prestigjioze italiane La Repubblica i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke raportuar për akuzat...
Analisti Enton Abilekaj është shprehur gjatë emisionit “Task-Forcë” në Syri TV, se si parlamenti ashtu edhe qeveria kan&eum...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro, pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në mbledhjen e...
Nga Kavaja, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të mos pengojë drejtësinë në...
Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokra...
Teksa na ndajnë vetëm tri ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në Kavajë për të marrë pjesë në aktivitetet politi...