POLITIKE

Sot seanca për Ballukun/ PD protestë brenda dhe jashtë Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 07:19

Sot seanca për Ballukun/ PD protestë brenda dhe jashtë Kuvendit,

Sot pritet të votohen në seancë 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste, Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese, që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të shkuar.

PS dhe PD shkojnë të ndara në qëndrime. Socialistët këmbëngulin se tashmë pa një funksion ekzekutiv, e shkarkuar edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe nga numri 2 i qeverisë, Balluku nuk mund të prishë provat apo të arratiset, nuk mund të përsërisë veprën penale dhe rruga e SPAK për ta hetuar për pabarazi në tenderë është e hapur, pa nevojën e masës arrest me burg. Për ta rrëzuar këtë kërkesë, Partisë Socialiste do i mjaftojnë 71 vota.

Ndërsa demokratët që dorëzuan të parët raportin e tyre insistojnë se heqja e imunitetit deputetes Balluku për t’i dhënë dritën jeshile arrestimit është domosdoshmëri, pasi pavarësisht se është zhveshur nga postet ministrore, rrezikon të intimidojë dëshmitarët e të prishë provat. Përballë Ulsi Manjës, në mungesë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhit të përjashtuar nga Etika, raporti i opozitës do të lexohet nga Oerd Bylykbashi. SPAK kërkoi në dhjetor dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, pasi më herët e kishte pezulluar nga 2 funksionet në qeveri dhe vijon ende me masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Balluku është e pandehur për dosjen e tunelit të Llogarasë, si dhe në hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe, e dyshuar për tenderin e rrugës ThumanëKashar si dhe 2 procedura të tjera tenderimi.

Paralel me aksionin brenda parlamentit, demokratët do të rrethojnë Kuvendin në një protestë që do të nisë në të njëjtën kohë me seancën plenare. PD-ja shpërndau dje një mesazh në grupet e “Whatsap”-it të anëtarësisë. Në mesazhin në rrjetet sociale, PD fton demokratët të protestojnë në të njëjtën orë që mbahet seanca. “Të dashur demokratë, Balluku e mbylli kilometrin e fundit.

Tani është radha e Ramës! Nesër ora 10:00, tek parlamenti”, – thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale. Vetë kreu i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës para Kuvendit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në përballjen me qeverinë. “Leva e Arkimedit për largimin e Edi Ramës jemi vetëm ne, janë qytetarët shqiptarë është opozita shqiptare. Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare, në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre.

Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do t’i dalin zot ëndrrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në rrëzimin përfundimtar të këtij regjimi antishqiptar, armiqësor të shqiptarëve. Ndaj dhe duke denoncuar me forcën më të madhe këtë zhvillim tmerrësisht negativa dhe me pasoja për vendin, le t’i zotohemi Edi Ramës se, ai nuk do të gëzojë kurrë këtë që mendon dhe se në rast se mendon t’i shpëtojë një prokurori, nuk do t’u shpëtojë kurrë lëkurën e tij nga populli shqiptar, nga qytetarët shqiptarë”, – u shpreh Berisha.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë