Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një konferencë për mediat për çështjen e pensioneve.
Blushi u shpreh se kryeministri Rama nuk ka qëllim mbështetjen reale për pensionistët, por vjedhjen e tyre.
Ai theksoi se zgjidhja reale do të ishte dyfishimi i pensioneve, duke kërkuar miratimin në Kuvend propozimin e Partisë së Lirisë.
“Problem nuk qëndron tek mundësitë ekonomike por tek mënyra se si Rama i ka vendosur prioritetet. Dhe sipas Ramës pensionistët nuk meritojnë të trajtohen me dinjitet. Çdo pensionist duhet ta dijë se vetëm 0.8 % parashikohet rritja vitin e ardhshëm ndërsa niveli i inflacionit parashikohet me 3 %. Është kriminale”, tha ai.
Blushi theksoi se Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse skema korrupsioni për pensionistët.
Paratë kanë përfunduar në afera korruptive. Në rrugë të florinjta që ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se çdo vend në BE. Edhe vitin e ardhshëm do të jemi të fundit për demokraci dhe shtetin ligjor. Vetëm një kryeministër hajdut si Rama mund të bëjë që borxhi publik të rritet.
Fjala e plotë:
Në vitin 2001, me një buxhet pothuajse 5.2 herë më të vogël se ai i sotmi, në një periudhë kur vendi kishte shumë më pak mundësi financiare, qeveria e Kryeministrit Ilir Meta arriti të realizojë një rritje të ndjeshme të pensioneve, në masën 8% në qytet dhe 30% në fshat.
Sot, 24 vite më pas, me buxhetin më të madh në historinë e Shqipërisë prej rreth 9 miliard euro, Edi Rama ofron si zgjidhje vetëm 60 lekë në ditë për pensionistët e qytetit dhe 20 lekë në ditë për ata të fshatit, një shumë qesharake, fyese dhe tallëse, që nuk mbulon as rritjen e çmimeve, as minimalisht koston e papërballueshme të jetesës.
Masa e pensionit mesatar vitin e ardhshëm do të jetë rreth 180 euro, disa herë më e vogël se me çdo vend tjetër të rajonit.
Mjafton krahasimi me Kosovën, që do ketë një buxhet gati dy herë më të vogël se sa Shqipëria, por që pensionin mesatar do ta ketë vitin e ardhshëm gati dy herë më të lartë ose në masën 350 euro.
Këto kontraste kaq të forta dhe domethënëse provojnë se problemi nuk qëndron te mundësitë ekonomike dhe financiare të Shqipërisë, por tek mënyra se si Edi Rama i vendos prioritetet duke i trajtuar pensionistët si kosto shtesë, që sipas tij nuk meritojnë të trajtohen me dinjitet si kategoria më e vuajtur dhe që aq shumë ka kontribuar për zhvillimin e vendit.
Çdo pensionist shqiptar duhet ta ketë të qartë se fondi për politika të reja pensionesh parashikohet vitin e ardhshëm me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%.
Ndërsa i indekson si të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3 %, Edi Rama nuk do të indeksojë pensionet me po atë vlerë duke nxitur varfërimin e mëtejshëm të pensionistëve.
Kriminale në raport me pensionistët është se Edi Rama u ka një borxh çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit, për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.
Para të cilat në vend të shkonin te kjo kategori kanë përfunduar këto 12 vite, siç do përfundojnë edhe vitin e ardhshëm, në projekte dhe afera korruptive si Tuneli i Llogarasë, rrugë të florinjta që ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se në çdo vend të Bashkimit Europian por që shkërmoqen si oriz pas çdo shiu, te inceneratorët që nuk ekzistojnë, te PPP-të e tendera sekrete, të gjitha skema korrupsioni për të vjedhur paratë e pensionistëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve.
Vetëm me një kryeministër hajdut si Edi Rama mund të ndodhte që borxhi publik të rritej në rekord, më shumë se dy herë nga sa e gjeti në vitin 2013, nga 6.3 miliard Euro në 14.5 miliard Euro në tremujorin e tretë të vitit 2025.
Sepse vetëm me një kryeministër të tillë mund të ndodhte që vendi të hynte në borxh për t’u përkeqësuar, dhe jo për t’u përmirësuar.
Madje, siç bëri për 12 vite, edhe vitin e ardhshëm, Edi Rama do vijojë të taksojë të varfrit dhe asnjë lehtësim të TVSH-së për pensionistët nuk ka parashikuar.
Asnjë mbrojtje nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve bazë.
Partia e Lirisë, që i ka pensionistët një nga 5 prioritet e saj madhore, pikërisht për t'i nxjerrë nga gjendja e mjerueshme dhe çnjerëzore ku ndodhen ka propozuar në Kuvend projektligjin për uljen nga 20% në 5% të TVSH për të paktën 23 produkte ushqimore bazë të shportës, bukë, mish, vaj, vezë, miell, oriz, makarona, bulmet, fruta e perime!
Qëllimi ynë është i qartë, mbështetje reale për pensionistët duke ju garantuar çmime më të ulëta, ulje e kostos së jetesës, mbështetje konkrete dhe indeksim të plotë të çmimeve.
Dyfishimi i pensioneve është një tjetër zgjidhje reale dhe e prekshme për pensionistët e propozuar nga Partia e Lirisë.
Ne kërkojmë, të miratohet pa vonesë propozimi ynë konkret për:
Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve.
Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
Në emër të Partisë së Lirisë dhe të dinjitetit të mbi 700 mijë pensionistëve në mbarë vendin, i bëjmë thirrje Edi Ramës t’i japë fund talljes dhe tallavasë qeveritare me pensionistët dhe të pranojë menjëherë propozimet tona si e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që i jep dinjitet dhe mbështetje reale kësaj kategorie.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka vjedhur dhe ajo duhet të largohet nga qeveria. Sipas Berishës, v...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri një krahasim mes Belinda Ballukut dhe Koço Kokëdhimës i cili sipas tij, u larguar nga parlamen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni ...
Kryedemokrati, Sali Berisha nga selia blu deklaroi se Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar pas zbulimit të aferave korruptive, dhe pezullimit t&...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se interpretoi Komisionin e Venecias sipas interesit të tij në lidhje me pezullimi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për re...
Buxheti i shtetit është lehtësuar me rreth 130 milionë euro gjatë dekadës së fundit si pasojë e largimeve të padr...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë pritshmërinë e tij për drejtuesin e ri të SPAK, që pritet të zgjidhet këtë m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kreu i SPAK Altin Dumani është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar ...
Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli dhe për skandalin “Balluku”. Gjatë fjalës së tij,...