Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Deputeti i Partisë së Lirisë, përmes një konference për shtyp deklaroi se qeveria e Edi Ramës nuk po bënë asgjë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut.
“Situata me përmbytjet është dramatike, në qarkun e Korçës është shënuar viktima e parë. Ramës nuk i intereson fare. Në qarkun e Lezhës mbi 200 hektarë tokë janë përmbytur. Në Kune Vain përmbytja ka izoluar banorët dhe evakuimi iu tyre është i pamundur. Në Vlorë niveli Vjosës ka arritur deri në 7.8 metra.
Sot është pothuajse e pamundur të gjesh një rajon në Shqipëri që nuk po përballet me pasoja dramatike nga reshjet e ditëve të fundit.
Shqiptarët duhet ta dinë se këto përmbytje nuk janë dënim nga Zoti, por pasojë direkte e papërgjegjshmërisë, keqadministrimit dhe korrupsionit skizofrenik të Qeverisë së Edi Ramës, që për emergjencat civile akordoi për këtë vit vetëm 55 milion euro, ndërkohë që vetëm për aferën e tunelit të Llogarasë bashkëvodhi me Belinda Ballukun 75 milionë euro.”, Tha Tedi Blushi.
Deklarata e plotë:
Sot është pothuajse e pamundur të gjesh një rajon në Shqipëri që nuk po përballet me pasoja dramatike nga reshjet e ditëve të fundit.
Shqiptarët duhet ta dinë se këto përmbytje nuk janë dënim nga Zoti, por pasojë direkte e papërgjegjshmërisë, keqadministrimit dhe korrupsionit skizofrenik të Qeverisë së Edi Ramës, që për emergjencat civile akordoi për këtë vit vetëm 55 milion euro, ndërkohë që vetëm për aferën e tunelit të Llogarasë bashkëvodhi me Belinda Ballukun 75 milionë euro.
Nga Veriu në Jug, dhjetëra familje janë zgjuar sot pa shtëpi, me bagëti të ngorhdura dhe me biznese e toka të përmbytura, ndërsa strukturat shtetërore mungojnë plotësisht dhe i kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit.
Shqipëria sot është nën ujë sepse qeveria zgjodhi të financojë afera korruptive në vend të mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve.
Në vend që të drejtonte Shtabin e Emergjencës dhe t’i vinte në ndihmë familjeve në nevojë, Kryeministri zgjodhi edhe sot të mbajë leksione kushtetuese për të mbrojtur ish–Zv.Kryeministren Belinda Balluku, të lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë, ku bashkëvodhën 75 milionë euro, 20 milionë më shumë se i gjithë buxheti vjetor për emergjencat civile.
Nëse këto fonde do t’i shkonin mbrojtjes së qytetarëve, Shqipëria sot nuk do të ishte e përmbytur, dhe njerëzit nuk do të humbnin shtëpitë, pronat dhe bagëtitë e tyre.
Ndërsa situata rëndohet nga ora në orë, Kryeministri po dëshmon se prioriteti i tij nuk është interesi publik, por mbrojtja e aferave korruptive.
SITUATA NË QARQE
Qarku Korçë
Ka shënuar viktimën e parë si pasojë e reshjeve dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Dhjetëra fshatra si Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht dhe Sovjan janë nën ujë. Në Pustec, fshati Shulin është pothuajse i përmbytur i gjithi. Në Pogradec, disa lagje janë të izoluara, ndërsa rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin në Dardhas, Rëmnje dhe Çërrave. Në Kolonjë, dëmtimet serioze të urave kanë izoluar dhjetëra fshatra.
Qarku Lezhë
Mbi 220 ha tokë janë nën ujë. Situata rëndohet nga dëmtimi i argjinaturave dhe dalja jashtë funksionit e hidrovoreve. Në Lagunën e Vainit, ndarja e ushqimeve dhe evakuimi i banorëve është bërë pothuajse i pamundur. Edhe në Kurbin e Mirditë, përmbytjet, dëmtimet e rrugëve dhe mungesa e strukturave të emergjencës kanë krijuar një situatë të pakontrollueshme.
Qarku Vlorë
Niveli i Vjosës në Novoselë
Ka kaluar 7.65 metra. Në Delvinë, Finiq e Konispol, dhjetëra fshatra janë të izoluara nga dherat.
Qarku Fier
Rritja e niveleve të Vjosës dhe Semanit ka sjellë përmbytje të mëdha në Kashisht, Çerven dhe Ferras, me mbi 110 ha tokë dhe qindra banesa të përmbytura.
Qarku Dibër
Veçanërisht në Bulqizë, rrëshqitjet e tokës kanë bllokuar akset kryesore. Në Urakë dhe Ulzë, rritja e nivelit të ujit rrezikon dhjetëra banesa.
Qarku Shkodër
Në Fushë-Arrëz, Qafë Mali është zona më problematike. Në Malësi të Madhe, rritja e prurjeve të përroit të Thatë rrezikon qindra familje.
Qarku Berat
Lumi Osum ka dalë nga shtrati pa marrë asnjë masë parandaluese, duke përmbytur lagje të tëra në Berat, Kuçovë dhe Dimal.
Qarku Gjirokastër
Në Dropull, prishja e urës që lidh disa fshatra të gjithë zonës po detyron banorët të rrezikojnë jetën duke përdorur rrugë alternative. Në Libohovë ura e Suhës ka dalë jashtë shërbimit, ndërsa në Përmet rruga Frashër–Përmet është dëmtuar rëndë.
Qarku Elbasan
Në Gramsh janë bllokuar disa segmente rrugore, përfshirë Kodovjat–Mashan dhe Gramsh–Moglicë. Edhe aksi Elbasan–Peqin është aktualisht i bllokuar.
Partia e Lirisë me vendosmëri u bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes dhe Rezervave të Shtetit, pa vonesë, të përgatisin urgjentisht ndihmat e domosdoshme ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë.
Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentratet për bagëtitë.
Ministrat përgjegjës për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun për parapërgatitje e reagim, për prioritetin absolut: sa më pak dëme në prona e bagëti dhe pa diskutim mbrojtje të çdo jete njerëzore.
Të garantohet funksionimi me kapacitet të plotë i hidrovoreve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar të monitorojë situatën në të gjitha akset, ku ka potencial rrezikshmërie për rrëshqitjen e tokës, me qëllim shmangien e aksidenteve, si dhe të marrë masa urgjente për hapjen e çdo segmenti të bllokuar.
Të raportohet periodikisht për situatën, në mënyrë që qytetarët në zonat e rrezikuara të mos gjenden para të papriturave të motit dhe të vlerësohen me shumë seriozitet paralajmërimet e Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut dhe çdo neglizhencë e mëtejshme, papërgjegjshmëri dhe shpërdorim detyre nga strukturat e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e tyre duhet të ndëshkohet me të gjithë fuqinë e ligjit.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm me rast...
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që nj...
Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion ku zhvillohet seanca gjyqësore për rivlerësimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fjalim të ish-prokurorit federal Robert H. Xheksonit mbi drejtësinë. Postim...
Kryetari i PD, Sali Berisha, takon Sekretaren e Përgjithshme të PPE, Dolors Montserrat dhe Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë ...
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka dalë nga ambi...
Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama fillimisht ka refuzuar të padisë në Gjykatën Kushtetues...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në São Paulo të Brazilit, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përg...