POLITIKE

Themeluesi i FRESSH godet Ramën/ “Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet”, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Qershor 2026, 09:20

Themeluesi i FRESSH godet Ramën/ “Maskat ranë, kryeministri

Shkruan ILIR ZELA, themelues dhe kryetari i parë i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare

Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare po proteston këto ditë në rrugët e Tiranës. Kërkesat e tyre për një sistem politik demokratik e funksional ndër shqiptarë janë thelbësisht të drejta! Socialistët i mishëruan këto aspirata në Kushtetutën e vitit ’98. Socialistët i rezistuan fashizmit në pushtet në 1992-1997. Stabilizuan vendin pas krizës së ’97-ës, hapën perspektivën e shkatërruar të bashkimit me Europën, kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe ndërmorën reformën në drejtësi në 2015. Ka një paralele midis shpirtit të socialistëve të mishëruar në këto kontribute dhe aspiratave të të rinjve në këtë protestë. Por, për fat të keq, medalja ka edhe një anë tjetër. Është autokracia e sotme, e cila është larguar nga aspiratat e shqiptarëve! Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste, siç janë edhe subjekt i SPAK. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta, duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend. Kam parë edhe disa socialistë të tjerë, të cilët i kanë bërë jehonë artikulimeve nën panik të autokratit kryeministër.

Raporti i socialistëve me protestën më ka nxitur të bëj pyetjen: vallë, të jenë katandisur të gjithë socialistët në klone të subjekteve të SPAK-ut, në viktima të oligarkisë? Do të dëshiroja që revolta e të rinjve të jetë një mundësi për socialistët të rigjejnë partinë e tyre të zaptuar nga trusti i betonit, të kuptojnë se sakrifikimi i demokracisë së brendshme në emër të unitetit fals ishte në thelb uzurpim i pushtetit nga një person ose një grup pa lidhje me socialistët e vërtetë, pjesa më e shëndoshë e të cilëve nuk i besuan kurrë Edi Ramës, por në të njëjtën kohë e përkrahën bujarisht. Protesta është edhe një mundësi për ata socialistë, të cilët besuan te rilindarët pa e lidhur këtë besim me leje kullash e përbindëshash të tjerë të betonit apo përfitime sharlatanësh, të administrojnë zhgënjimin e tyre e të kuptojnë që atdheu, pyjet e kullotat, bregdeti, plazhet e fushat janë më të rëndësishme se një vend pune në administratë, një kapardisje firmatosh në sallat e institucioneve, nxjerra jashtë funksionit kushtetues, apo një përfitim momental prej sistemit të korruptuar të pushtetit autokratik.

Kur shoh socialistë të kontributeve në protestë, pyes veten nëse ka kuptim t’u thuash këtyre njerëzve se uzurpimi i vullnetit të tyre ka përzënë nga vendi ynë 1 milion shqiptarë, ka kontribuar në arrogancën e pushtetit dhe dobësimin e llogaridhënies. Ata i dinë këto dhe prandaj protestojnë! Socialistët e shohin se kolltukofagët e sotëm janë më të plakur e shumë më të dhjamosur se bllokmenët e brezit më të fundit të regjimit hoxhist. Socialistët e dinë që ka ardhur koha që një brez i ri të rigjejë vlerat më të mira të së majtës dhe të kërkojë modestisht të marrë pjesë në udhëheqjen e atdheut. Por të jesh socialist dhe të shkosh në protestë, do të thotë që ke hequr dorë nga përpjekja për ta çliruar politikën, nuk beson te mundësia që një lidership i ri për socialistët, por edhe për të gjitha alternativat e tjera politike, të realizohet përmes proceseve të demokracisë së brendshme. Vendi i protestës së socialistëve duhet të jetë në radhë të parë vetë Partia Socialiste. Socialistët duhet të rigjejnë vetveten, t’ia dorëzojnë drejtësisë të gjithë rilindarët që ajo po i kërkon prej kohësh. Të bëhen njësh pa mëdyshje të mëtejshme me aspiratat e shqiptarëve për shtet, drejtësi, dinjitet e bashkim me Europën!

A ka vërtet një mundësi për një rrugë të re të bazuar në kolegjialitet përkundër arrogancës, të bazuar në legjitimitet përkundër aleancës me korrupsionin, monopolet dhe krimin, të bazuar në konkurrencë dhe zgjedhje përkundrejt sjelljes uzurpatore, sipas së cilës zgjedhjet janë të mira derisa unë zaptoj kreun, pastaj zgjedhjet janë të këqija që unë të mbretëroj? A ka socialistë që e kanë parë fundin e rrugës së drejtimit autokratik ditën kur 81 nga 83 mandatet propagandisht të tyre u përdorën për të mbrojtur paprekshmërinë e korrupsionit në krye të qeverisjes pa llogaridhënie? A ka socialistë që besojnë në llogaridhënie, ndryshimin dhe ripërtëritjen?

Kushdo që është përfshirë në hajni në këto vite, që ka lejuar korrupsionin apo e ka relativizuar atë, duhet të hapë krahun, duhet të hapë rrugën, duke u kërkuar falje thellë e thellë të gjithë socialistëve! Për të mos lënë asnjë mëdyshje, faljen më të madhe duhet ta kërkojë Edi Rama, i cili në 2005 u përgjërua për demokraci të brendshme, një anëtar një votë dhe për luftë ndaj korrupsionit. Megjithëse u mbështet bujarisht nga e gjithë struktura e Partisë Socialiste, ai nuk arriti kurrë të bëhej një socialist, por thjesht i pa socialistët si hambar votash, duke i futur në grackën e zgjedhjes midis tij dhe Saliut. Edi Rama duhet të kërkojë falje për të gjitha kundërthëniet e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë, që nga kriminalizimi i përbërjes së Kuvendit e deri te emërimet e horrave në qeveri, nga shkatërrimi i konceptit të shtetit e deri te largimi nga vendi i më shumë se 1 milion shqiptarëve, nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e deri te pengimi i drejtësisë përmes marrjes nën mbrojtje politike të subjekteve të SPAK-ut. Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq, do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër!

Nëse ka një fije mirënjohjeje në qenien e Edi Ramës, është koha ta shfaqë atë. Prej 13 vjetësh është kryeministër me votat e socialistëve. Asnjë pushtet nuk mund të jetë i përjetshëm! Hezitimi për t’i hapur rrugë ndryshimit tani rrezikon ta lërë partinë e Dritëro Agollit si një kujtim të bukur të një të shkuare të largët, me shumë mundësi pa anëtarë dhe pa votues. Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re, e paralajmëruar nga disa prej intelektualëve më në zë të saj, do të ngrihet si alternativë e qenësishme politike. Eksperimenti dhe praktika e autokracisë kanë përfunduar me dështim, shëmti, hajni dhe tallje. Është koha për demokraci!

Si themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, si një anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1992, si deputet i saj i zgjedhur dy herë me votë të drejtpërdrejtë, si anëtar i zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të saj në kohën kur zgjedhjet ishin të vërteta, do të dëshiroja të besoja te njerëzit e thjeshtë të së majtës bujare. Do të doja t’i shoh t’i japin fund përkrahjes për të keqen, sidomos në rastin kur ajo ka helmuar një pjesë të shpirtit të tyre! Do të doja t’i shoh ta rikthejnë partinë e tyre aty ku i takon, në brazdën e aspiratave të shqiptarëve për liri, paqe, barazi, dinjitet e bashkim kombëtar! Uroj që sa më parë, përfaqësuesit më të mirë të rinisë, të cilët e kuptojnë gjeneratën Z, jo klonet e zaptimit, të vijnë në krye të së majtës dhe të kontribuojnë me një mendësi të re për një Shqipëri që duhet patjetër të mbyllë tranzicionin dhe të renditet me demokracitë perëndimore si anëtare e BE-së dhe jo të kthehet mbrapsht nën zaptim!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan