Blushi: Rama i shmanget Kuvendit, PS bllokon mocionin për protestuesit
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, sekretari i Përg...
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, sekretari i Përg...
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas rastit të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra kursantë të Kolegjit Pr...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në supe...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvill...
Ndërsa qeveria reklamon Shqipërinë si historinë më të madhe të suksesit turistik në rajon, ekspertët paralajm&eum...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj nd&eu...
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. N&eum...
Zëri dhe revolta e aktorit të madh Bujar Asqeriu është shprehur si në realitet ashtu edhe në rolet nëpër filma të...
Një tragjedi e patreguar goditi Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme të njëpasnjëshme që ndodhën të m&eum...
Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, prej më shumë se tre javësh kanë tërhequr edhe vëmendjen ...

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve në Banjat e Bënjës, duke i cilësuar ato si një shkatërrim të një prej pasurive natyrore dhe turistike më të çmuara të vendit.
Në një status publik, Zhupa sjell video nga betonizimi dhe shkatërrimi dhe denoncon faktin se, po shpenzohen rreth 2 milionë euro fonde publike për një projekt që po dëmton ekosistemin dhe identitetin natyror të zonës.
Ajo ngre shqetësimin se kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për ndërhyrje në Bënjë, pasi edhe investimi i mëparshëm, me vlerë rreth 200 mijë euro, rezultoi i pasuksesshëm. Zhupa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për përdorimin e fondeve publike, duke theksuar se Banjat e Bënjës kanë nevojë për mbrojtje dhe menaxhim të kujdesshëm, jo për betonizim dhe ndërhyrje që rrezikojnë të dëmtojnë një pasuri të pazëvendësueshme natyrore.
Reagimi i plotë
2 milion euro nga FSHZH, për të shkatërruar me paratë e qytetarëve një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shqipërisë është skandaloze!
Këtë video ma ka dërguar një qytetar, i cili denoncon gjendjen alarmante dhe dëmet që po i bëhen Banjave të Bënjës, një prej perlave më të rralla natyrore dhe turistike të vendit.
Qytetari më informon se çdo kishte pushues me fraktura apo lëndime që dërgoheshin në spitalin e Përmetit, pasi rrëzoheshin në atë zonë, deri sa Banjat u mbyllën javën e kaluar.
Burimet termale, kanionet e Langaricës dhe peizazhi unik kanë qenë për dekada një destinacion i veçantë për vizitorët shqiptarë e të huaj, një pasuri që duhej mbrojtur dhe promovuar, jo betonizuar dhe shkatërruar.
Më e rënda është se kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për të njëjtën histori dështimi. Punimet e mëparshme kushtuan rreth 200 mijë euro, por rezultatet në terren nuk kishin asnjë lidhje me projektin e prezantuar. Fotot e projektit dhe ato të zbatimit janë si nata me ditën. Paratë u shpenzuan, por investimi dështoi.
Në vend që ti kërkohej llogari për atë dështim dhe të coheshin letrat para drejtësise, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender tjetër me objekt “Ndërhyrje e integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, Rajoni 4: Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, me fond limit plot 2 milion euro.
Në vend të ruajtjes së natyrës, po ndërhyhet në mënyrë agresive në një ekosistem unik. Pamjet flasin për një punim betoni, shkatërrues për vendin.
Kjo nuk është ndërhyrje restauruese, as ndërhyrje e studiuar në harmoni me eko sistemin. Kjo është shpërdorim fondesh publike, mungesë përgjegjshmërie dhe një tjetër shembull se si pasuritë natyrore të Shqipërisë trajtohen si pronë pa zot. Fillimisht paguajmë për një projekt që nuk realizohet siç duhet, pastaj paguajmë sërish për të korrigjuar dështimin, ndërsa në fund natyra del më e dëmtuar se më parë.
Banjat e Bënjës nuk kanë nevojë për beton, kanë nevojë për mbrojtje, menaxhim të kujdesshëm dhe investime që respektojnë natyrën, historinë dhe identitetin e tyre.
Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar? Kush do të japë llogari për qindra milionë lekë të shpenzuara, ndërsa një pasuri e pazëvendësueshme natyrore po degradohet para syve tanë?
Raporti më i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, (AmCham Business Index 2025-2026), përbën një nga...
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. N&eum...
Zëri dhe revolta e aktorit të madh Bujar Asqeriu është shprehur si në realitet ashtu edhe në rolet nëpër filma të...
Kur Ivanka Trump u hodh disa vite më parë nga jahti i një miku të saj në ujërat e ngrohta të Detit Adriatik dhe notoi drejt...
Shkruan ILIR ZELA, themelues dhe kryetari i parë i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqipt...
TIRANË- Analisti politik francez, Pierre Haski, ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në vendin tonë kundër projektit turistik...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin që Edi Rama, Taulant Balla dhe eksponentë të tjerë të PS-së kanë nisur...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi R...
Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, i është bashkuar thirrjes së ish-deputetit socialist, Ilir Zela, për reformim të brendsh&eum...