
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta i thanë që të dërgojë me shkrim pretendimet e tij, në rast se nuk paraqitet dot në mbledhjen e Këshillit për shkarkimin e tij.
Veliaj shprehet se ende nuk është njoftuar për rendin e ditës së mbledhjes, dhe se nuk ka pasur kohë as për të përgatitur mbrojtjen, as as fizikisht as me shkrim.
“Në përgjigje të shkresës nr. 32059/2 prot, datë 22.09.2025, me firmën e sekretarit të Këshillit Bashkiak, evidentojmë se nuk përmban vendimmarrjen me votim të Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procedurën e shkarkimit të iniciuar ndaj tij, si organi që ka kompetencën për të vendosur mbi praninë, dëgjimin dhe mbrojtjen e Kryetarit të Bashkisë.
Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të marrë përsipër rolin e një organi kolegjial. Çdo komunikim i Sekretarit të Këshillit që shkon përtej funksioneve tekniko-administrative përbën tejkalim të kompetencës dhe cenim të parimit të ndarjes së funksioneve. Sekretari është një funksionar administrativ, jo organ politik dhe as vendimmarrës në këtë procedurë. Kompetencat e tij kufizohen në sigurimin e infrastrukturës organizative të mbledhjeve; shpërndarjen e materialeve dhe njoftimeve; protokollimin dhe mbajtjen e procesverbaleve. Ai nuk ka asnjë tagër ligjor të japë udhëzime mbi mënyrën e realizimit të së drejtës për t’u dëgjuar apo për të interpretuar kërkesat e Kryetarit. Në një procedurë që mund të përfundojë me shkarkimin e Kryetarit, e drejta për t’u dëgjuar dhe mbrojtur e Kryetarit të Bashkisë. si një organ kushtetues është thelbësore. Kjo e drejtë nuk mund të reduktohet në një njoftim formal të sekretarit të Këshillit Bashkiak lidhur me mundësinë potenciale për të sjellë një mbrojtje me shkrim.
Pavarësisht sa më sipër, nga përmbajtja e shkresës së dërguar nga ana e sekretarit të Këshillit Bashkiak, unë kryetari bashkisë vetëm informohem se Këshilli Bashkiak, ditën e nesërme, në orën 16%, ka një mbledhje, pa u informuar zyrtarisht se për çfarë do të zhvillohet kjo mbledhje dhe cili është rendi i ditës së saj, si dhe nuk kam asnjë informacion zyrtar (përveç lajmit mediatik) lidhur me garantimin e së drejtës për t’u dëgjuar në këtë mbledhje, e cila edhe pa një kërkesë nga ana ime do të duhet të më ishte mundësuar kryesisht nga ana juaj.
Ende sot, një ditë përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj. kërkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi të cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhojë nuk më është krijuar mundësia për t’u mbrojtur, dhënë shpjegime e dëgjuar para këtij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më tepër kur, duke qenë se ndodhem në kushtet e paraburgimit, bazuar në një masë sigurimi personale, mundësitë i kam të kufizuara.
Për sa më sipër, mbetem në pritje të vendimarrjes me votim nga ana e Këshillit Bashkiak, për garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procesin e iniciuar për shkarkimin e tij”, shkruan Veliaj në letër.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Shtator16:14
Rama shkarkon 'Diellën' nga ministre në 'makinë llogaritëse': Nuk do të marrë vendime
Pasi e emëroi ministre me dekret të Bajram Begajt, kryeministri EdI Rama ka bërë hap pas duke deklaruar se Diella nuk do të jetë m...
POLITIKE
22 Shtator15:54
Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, reagon BE: Presioni i padrejtë i politikanëve mbi sistemin gjyqësor ngrenë shqetësime serioze
Zyra e BE në Shqipëri reagon pas akuzave të Ramës ndaj magjistratëve dhe çmon se mbështetja e një sistemi drejtë...
POLITIKE
22 Shtator14:57
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Vasili zbulon si do shkarkohet nesër Erion Veliaj
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili pritët ...
POLITIKE
22 Shtator14:48
Berisha: Protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe Kushtetutën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrin Niko Peleshi për “mbylljen e parlamentit”, duke e cil...
POLITIKE
22 Shtator13:54
“Parlamentin e mbylli Edi Rama”, Berisha: Ne do kërkojmë mocionin e mosbesimit për Peleshin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mbylljen me dhunë t&e...
POLITIKE
22 Shtator13:39
Dokumenti/ “E justifikuar”, si mund të mbrohet Erion Veliaj nga shkarkimi?
Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës janë thirrur nën urdhërin e kryeministrit Edi Rama, për ...
POLITIKE
22 Shtator13:34
Nuk heq dorë nga ideja e tij, Rama: “Diella” do të lindë fëmijë!
Edi Rama vazhdon me idenë e tij se ministrja e tij virtuale “Diella” do të lindë fëmijë.
Duke folur sot nga “Startup...
POLITIKE
22 Shtator13:19
Majlinda Bufi e Roskovecit me 3 procedime, zbardhet i fundit… SPAK ende pa akuzë zyrtare
Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është nën hetim për një tjetër dosje penale për shpërdorim detyre e falsifikim...
POLITIKE
22 Shtator13:06
Berisha: Protesta, e vetmja rrugë për t’i imponuar narkoshtetit ligjin dhe Kushtetutën
Kryedemokrati, Sali Berisha tha në konferencën për mediet se vetëm me protest mund t’i imponosh këtij “narkoshteti” l...
POLITIKE
22 Shtator12:54
“I adresuam krimet e Veliajt me 47 protesta”, Berisha: Nëse Rama nuk ka frikë ta lërë të flasë
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha për mediet se i kanë adresuar krimet e Erion Veliajt në 47 protesta.
Më tej, ai sfidon kryeministrin Ed...