POLITIKE

'Vendi në katastrofë'/ Nesho: Rama është kryekazani më i turpshëm në historinë e Shqipërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 21:57
'Vendi në katastrofë'/ Nesho: Rama është

I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, diplomati Agim Nesho deklaroi se sistemi shtetëror në Shqipëri ka rënë prej kohësh, duke theksuar se vendi nuk funksionon më si demokraci për shkak se, sipas tij, shteti është i kapur dhe institucionet nuk janë të pavarura.

Sipas Neshos, kapja e institucioneve i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për një sistem funksional, pasi, sipas tij, janë kapur majat e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. “Sistemi nuk funksionon. Nuk ka sistem, nuk ka demokraci”, tha Nesho.

Duke komentuar rolin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, ai theksoi se SHIK-u është një institucion i kontrolluar dhe pjesë e sistemit shtetëror, ndërsa shtoi se ka edhe konsultime e orientime nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk mjafton për të thënë se shteti i së drejtës po funksionon.

Nesho vlerësoi se çdo iniciativë që synon goditjen e asaj që ai e cilësoi “sistem kriminal” është pozitive, duke theksuar se institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, duhet të veprojnë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve dhe pa vonesa. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit, jo pas 20 vjetësh”, u shpreh ai.

Ai shtoi se opinioni publik, opozita dhe shoqëria duhet të reagojnë përballë asaj që e quajti një situatë katastrofike për vendin. Në këtë kontekst, Nesho përmendi edhe emra konkretë, duke deklaruar se roli i zyrtarëve të lartë të lidhur me kryeministrin dhe, sipas tij, me krimin e organizuar, tashmë është bërë i njohur për publikun dhe nuk pranohet më.

Më tej, diplomati u shpreh se nuk ka më kohë për të pritur dhe se, sipas tij, kryeministri Rama ndodhet “në pikën e fundit”, duke e cilësuar situatën aktuale si një nga më të errëtat në historinë e Shqipërisë.

Nesho:

Dëgjo. Sistemi këtu ka rënë plotësisht, ka kohë që ka rënë, për arsye se shteti është i kapur e nuk mund të ketë institucione të pavarura. Kjo gjë që po diskutojmë deri tani, me të mirat dhe të këqijat, por unë të drejtë i jap zotit Peka që edhe diçka pozitive për të goditur këtë sistem kriminal që ka kapur vendin tonë, të vazhdojë punën e tij në mënyrë të rregullt, jo të vendosi ai kohën, por SHIK-u si institucion... Jo. Si institucion, SHIK-u është vetëm një institucion i cili kontrollohet.

Deri tani është kontrolluar si pjesë e sistemit të shtetit nga Rama, por ka një konsultë edhe orientim edhe nga partnerët tanë të cilët kanë paguar pjesë të taksapaguesve të tyre. Por, që të thuash që sistemi funksionon, kjo është i shërben Ramën, jo këtij.

Ai ka kapur Gjykatën Kushtetuese mor. E kupton ti se çfarë bën ai? Dhe po të ishte... Ajo zonja, ti thua, duhet të ishte përpara drejtësisë. Ai ka kapur majën e organeve të drejtësisë.

Sitemi, sistemi nuk funksionon. Ai ka të drejtë. Ka një diçka pozitive, ka marrë një iniciativë t'i shërbejë popullit shqiptar, që mos të rrjepet populli shqiptar.

Nuk ka sistem, po nuk është demokraci mor Lenci. 

Domethënë, sistemi është i kapur dhe SPAK-u, në qoftë se ka filluar këtë luftë për t'i shërbyer Shqipërisë, kushtetutës, ligjit, dhe të mbajë veten e tij, sepse ne si qytetarë, para kësaj katastrofe që ka kapur vendin tonë, sigurisht që do reagojmë. Dhe unë jam pikërisht, ta diskutojmë pjesën e dytë se kush është roli i opinionit publik, opozitës dhe të gjithëve të tjerëve, për të mos u bërë...

Duhet ta, ta shkelmojmë, të ikë nga Shqipëria, me gjithë këto krime që ka bërë. Dhe këto krime, SPAK-u nuk mund t'i fusi në time table-in, domethënë në atë mendimin e tij se do ta bëj unë kur të dua, se kë do të godas, a do bëj fraksione, për të cilët do penalizoj. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ore jo pas 20 vjetëve. 20 vjetëve kur të shuhet ky shtet, kur t'i jepet Ramës si klientelist çdo gjë, të gjitha pronat e të tjera, edhe pastaj ne të vazhdojmë. Prandaj këtu,, kjo çështje duhet të çohet, në qoftë se ata nuk e vazhdojnë këtë betejë, e lënë përgjysëm, fillojnë të justifikojnë dhe i ndajnë në individë të caktuar përgjegjës se kush është apo jo, ne e kemi të qartë tashmë se, roli i Ballukut si njeriu më i afërt i kryeministrit Rama, ashtu si edhe njeriu që mbante lidhje me krimin e organizuar, të dy këto fakte tashmë janë bërë të njohura dhe opinioni publik nuk i pranon.

Prandaj, nuk ka më të presim kohë, nuk ka më që t'i japim një rrugëzgjidhje, sepse Rama gjithmonë mendon që duke bërë rolin e klientelistit, të blejë kohë. Është në rastin e tij, është në pikën e fundit, është kryekazani, i cili ka një kapak të 700 atyre kusive të tjera që ai thotë, edhe është kazani më i turpshëm në historinë, ça të them unë, shekullore të Shqipërisë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan