POLITIKE

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 13:07

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm në ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Sipas pjesëmarrësve, problematikat shtrihen përtej ligjit zgjedhor dhe prekin çështje të thella të keqqeverisjes, administratës publike dhe shërbimit civil.

Këto ndryshime shihen si thelbësore edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar një qasje me "mendje të hapur" për të adresuar problemet në rrënjën e tyre.

Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar, kritikat e tij i përqendroi në disa pika kyçe që, sipas tij, e kanë "kapur" sistemin. Propozimi më radikal ishte ndalimi i plotë i financimit të partive politike nga buxheti i shtetit.

"Mos të preket buxheti i shtetit dhe asnjë parti politike të mos marrë financim. Kjo është gjëja më e madhe që mund t'u themi shqiptarëve," u shpreh ai, duke e quajtur sistemin aktual të padrejtë, ku partitë e vogla marrin fonde vetëm sa "për t'u mbajtur gjallë".

Po aq i ashpër ishte edhe qëndrimi për kohën televizive, e cila, sipas tij, ndahet në mënyrë të padrejtë bazuar vetëm te përfaqësimi parlamentar, duke anashkaluar partitë e tjera që janë gjithashtu taksapaguese.

Një tjetër problem i ngritur ishte procesi i numërimit të votave, i cilësuar si një "gangrenë" që e vonon rezultatin për ditë të tëra. Zgjidhja e propozuar ishte shtimi i grupeve të numërimit për të përshpejtuar procesin.

Adriatik Alimadhi: Po, faleminderit. Në fakt, na lejoni ta shtrijmë edhe pak, si me thënë, pak më shumë këtë takim, sepse dihet nga problematikat që ne kemi. ose na bie rrallë rasti, se para zgjedhjeve ju na ftoni, në fakt, edhe pastaj kur i mbyllni ato, nuk na pyesni fare, ose e mbyllni telefonin edhe s'doni t'ia dini për ne fare. Është shumë e çuditshme kjo me thënë të drejtën. Kam një bashkëpunim mbi 20 vjet dhe nuk e kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje, sinqerisht.

Tani, na ftoni për dy pika shumë të rëndësishme. Po pa këtë, pa një bashkëpunim që unë personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar që kemi bërë, them bashkëpunimin në nivel lokal me të gjithë kryetarët tanë të opozitës. Asnjëherë nuk është realizuar. Pra, ka një, çalon diku. Tani ju mendoni dhe flisni për Ramën. A e kuptoni ju nga vjen Rama, zotërinj? Po ata vranë, o burrë, pushkatuan, burgosën, shtetëzuan këtë vend.

Po ju mendoni se ai s'i vjedh zgjedhjet? Po sigurisht që do t'i vjedhë. I vjedh. Mos prisni gjë nga ai. Ai e ka kapur sistemin dhe fati jonë, jo i mirë, prodhoi këto mandate. Tani, te sistemi, është shumë problem kjo. Unë personalisht, sepse dua të kundërshtoj një çikë zotin Bylykbashi, unë e mora mandatin në fakt dhe kam qenë i vetmi deputet me kod pjesëmarrje dhe e kam kundërshtuar këtë. Mos thoni që, të lutem, po mos thoni ju që s'bashkëpunonit. PD-ja i sillte marrëveshjet që andej dhe të gjithë deputetët që ishin atje, kur do votonin. Nuk është e mirë kjo të na e hidhni ne. Sepse edhe ata ishin kandidatët po të zgjedhur të vendosur nga lista e Partisë Demokratike. Pra, kam qenë i vetmi deputet që e kam kundërshtuar dhe s'kam votuar pothuajse asnjë ligj. Dhe kam qenë opozitar i vetëm. Po mos e përzini kështu se i bëni pis edhe të tjerët.

Tashti le të vijmë konkretisht. Tani se të gjithë flasim fjalë të përgjithshme. Po ama kur vjen puna te sistemi, sepse pata mundësinë të isha anëtar i komisionit, disa kohë se s'më lanë. Tani vijmë te sistemi. Sistemi tërësisht është i kapur. Na thoni ju, zotërinj, çfarë sistemi keni në parasysh? Se tani kemi një farë njohurie në fakt, me thënë të drejtën. Tani o do ta lëshoni sistemin dhe të prodhojmë atë që tha zoti Noka, sepse edhe sistemi mund të prodhojë diçka. Edhe bie dakord 100% me zotin Noka. Pra duhet të themi, e lëshojmë ose të gjejmë një kapje që të prodhojë sistemi prurjen e votuesve. Tani, ka dhe disa probleme të tjera. Financimi i subjekteve politike…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë