
Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë kursin e saj ndaj medias, duke rikalibruar qëndrimin ndaj asaj që e konsideron një peizazh mediatik të kontrolluar. Ky hap i ri i opozitës, i cili ka shkaktuar reagime të ndryshme, u analizua gjerësisht nga deputetei i PD Besart Xhaferi që ishtë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, ku argumentoi se lëvizja është një përgjigje e pashmangshme ndaj një situate të konsoliduar prej kohësh.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, media shqiptare aktualisht mund të ndahet në tre kategori të dallueshme. Kategoria e parë, sipas tij, përbëhet nga mediat e krijuara dhe të menaxhuara drejtpërdrejt nga vetë qeveria. Kategoria e dytë përfshin mediat klienteliste. Kategoria e tretë dhe më e vogla, sipas Xhaferit, është ajo e mediave dhe gazetarëve të pavarur, të cilët përpiqen të kryejnë detyrën e tyre themelore: të kritikojnë pushtetin. “E mira dhe e keqja e një shoqërie nis pikërisht nga qeverisja,” theksoi ai, duke argumentuar se roli i medias së lirë është të mbikëqyrë ata që qeverisin.
Xhaferi theksoi se kjo situatë e medias është pasqyruar edhe në raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të Parlamentit Evropian, duke sinjalizuar një problem serioz për demokracinë. Për opozitën, ky ripozicionim është i nevojshëm për t'iu kundërvënë asaj që përshkruhet si kapje totale e pushtetit të katërt.
Në përfundim, deputeti argumentoi se problemi shkon përtej medias. Sipas tij, pushteti mediatik, më i rëndësishmi në një demokraci, është kapur totalisht nga pushteti ekzekutiv, i cili, për fat të keq, ka arritur të kontrollojë edhe pushtetin legjislativ dhe atë gjyqësor.
Flavio Qarri: Tani, një pjesë e e jona, të paktën e gazetarëve kritikë të këtij vendi, mendojnë se ju jeni të vonuar në këtë qëndrimin e rikalibrimit të pozicionit ndaj mediave. Një pjesë e zërave e kanë konsideruar këtë një hap të gabuar nga ana juaj. Çfarë ju shtyu drejt këtij momenti që duhet thënë nuk është rrufe në qiell të hapur?
Besart Xhaferri: Po tashmë është patjetër konsistenca dhe koha e gjatë në të cilën shikohet ky dirigjim mediatik. Unë personalisht do i ndaja mediat shqiptare në tre kategori. Kategoria e parë është vetë qeveria që ka krijuar mediat e saj, pra duke filluar që nga ERTV-ja e famshme, podkasti, flasim, zyrat po flasim, zyrat e shtypit të çdo dikasteri administrativ në Shqipëri. Pra shikojmë që kur bëhet dhe një pastrim plazhi janë 10 fotografë apo videografë, të cilët më pas e pasqyrojnë këtë në të gjithë opinionin publik. Çdo ministër bën vetë bisedim, pra me me veten e tij, nuk ka asnjë gazetar para. Stili i kasetave, të cilat ju shkojnë pastaj edhe redaksive të mediave të tjera. Kategoria e dytë e mediave, patjetër janë mediat klienteliste ndaj qeverisë, të cilat objektivin kryesor kanë të analizojnë dhe të kritikojnë opozitën, aspak të analizojnë dhe të kritikojnë keqqeverisjen, e cila është para syve tanë. Dhe kategoria e tretë e mediave, që është shumë e pakët, apo dhe gazetarësh të lirë, freelancer, të cilët bëjnë edhe analizat e tyre, janë media të cilat bëjnë detyrën që në fakt është për të kritikuar gjithmonë atë që qeveris, sepse e mira dhe e keqja e një shoqërie nis pikërisht nga qeverisja, nuk nis nga alternativa, e cila denoncon aferat korruptive.
Duke qenë në këtë situatë, e cila më në fund u pasqyrua edhe në raportin e Parlamentit Evropian dhe të gjitha instancave të cilat ne po aplikojmë për t'u integruar, patjetër që është dhe kambana e fundit e alarmit, për të cilën dhe opozita duhet të mbajë qëndrimin e saj për të, siç thatë edhe ju, për të rikalibruar qëndrimin ndaj ndaj këtij formati, sepse nuk mundet që pushteti i katërt, që për mua është më i rëndësishmi në një demokraci, që është pushteti mediatik, të jetë totalisht i kapur nga pushteti ekzekutiv, i cili për fat të keq ka kapur edhe pushtetin legjislativ edhe gjyqësor.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Maj09:34
Nesër seanca plenare/ Nga interpelanca me Ramën te ministri i Energjetikës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
Të enjten mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, që pritet të nisë në orën 10:00.
Në...
POLITIKE
5 Maj22:42
Padia për shpifje/ Gjykata rrëzon Veliajn, Aulon Kalaja shpallet i pafajshëm: Fitore për lirinë e fjalës
Pas 17 seancash gjyqësore, kreu i PD në Krujë, Aulon Kalaja është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në procesin...
POLITIKE
5 Maj20:42
Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me Inteligjencë Artificiale
Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të Lan&eum...
POLITIKE
5 Maj20:26
Berisha thirrje për protestën e 8 Majit: Zotët e Shqipërisë jemi ne, jo banda e pushtetit
Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Astir, kryedemokrati Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve q&e...
POLITIKE
5 Maj20:20
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë profesor!
Një nga figurat më të rëndësishme politike shqiptare, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti socialist S...
POLITIKE
5 Maj20:18
Berisha: Rama, turp qeveritar në sytë e botës; opozita e çoi në ‘kilometrin e fundit’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në ‘Astir’ hodhi akuza të f...
POLITIKE
5 Maj19:58
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare, Servet Pëllumbi
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Pël...
POLITIKE
5 Maj20:02
Reforma Territoriale/ Boçi nga Vlora:Ka bashki të diskriminuara dhe rrugë të braktisura
Qëllimi është t’i shërbejmë qytetaritër reformën administrativo-territoriale, deputeti i Partisë Demokra...
POLITIKE
5 Maj19:57
"U përballët dhëmb për dhëmb me narkodiktatorin Rama", Berisha- demokratëve: Qëndresa juaj shpëtoi opozitën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Astirit, vlerësoi qëndresën ...
POLITIKE
5 Maj19:29
"Kuvendi mbron Ballukun e 50 mln euro vjedhje", Alimehmeti thirrje qytetarëve: Më 8 maj të kundërshtojmë regjimin!
Anëtari i Këshillit Kombëtar, njëkohësisht drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, gj...