Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Duke koentuae marrëdhëniet shqiptaro-greke, Artur Muçollari zbuloi një pabarazi të theksuar historike dhe mungesë të plotë reciprociteti mes dy vendeve, veçanërisht në periudhën pas viteve '90.
Sipas Mecollarit, Athina zyrtare vazhdon të përdorë politikën e forcës dhe presionit ndaj fqinjëve të saj, një strategji e aplikuar jo vetëm ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Turqisë.
Greqia duket se shfrytëzon momentet e dobësisë së fqinjëve dhe politikat e tyre problematike për të fituar terren. Kjo qasje e vazhdueshme provon se shteti helen mban ende pretendime ndaj Shqipërisë, duke i kthyer vendimet teknike në instrumente të pastra politike.
Një shembull i qartë i kësaj arrogance diplomatike vlerësohet të jetë vizita e fundit e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, në Tiranë. Gjatë takimeve me homologun shqiptar Pirro Vengu dhe Kryeministrin Edi Rama, Dendias ka demonstruar një sjellje jashtë çdo norme protokollare.
Në deklaratat e tij publike, ministri grek nuk ka ngurruar të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë ndaj palës shqiptare. Nga përmendja e origjinës së tij nga Himara, te kërkesat për kujdes ndaj minoritetit grek, çështja e varrezave të ushtarëve dhe deri te debati i nxehtë për detin, të gjitha këto tema u nxorën qëllimisht nga tryezat e mbyllura për t'u hedhur në publik. Ky veprim lexohet si një mesazh i hapur force: Greqia është e gatshme të ushtrojë presionin e saj pa u fshehur aspak, duke thyer çdo rregull të diskrecionit diplomatik dhe duke sfiduar hapur Shqipërinë.
"Nuk ka reciprocitet, nuk ka nga pikëpamja e Greqisë, nuk ka marrëdhënie parimore me Shqipërinë. Greqia historikisht luan me, me politikën e forcës dhe të presionit ndaj fqinjëve të vet, jo vetëm ndaj Shqipërisë. Kujtojmë rastin e Maqedonisë së Veriut, rastin e Bullgarisë, tensionet me Turqinë, dhe sigurisht me Shqipërinë.
Aty ku e gjen tjetrin të dobët, dhe me një politikë problematike, aty përfiton terren, është e qartë. Dhe nuk mundemi që të mos themi që në këtë kuadër Greqia historikisht është një shtet që ka pretendime ndaj Shqipërisë.
Pra, për mendimin tim, ky është horizonti, është horizonti i madh ku çdo diskutim në fund duhet të nisë ose duhet të përfundojë aty.
Që pra nuk ka nevojë tani t'i hyjmë të gjithë rasteve historike të asaj që shteti i Greqisë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo ka bërë ndaj Shqipërisë edhe ndaj shqiptarëve, se nuk dua ta shndërroj diskutimin në patetik, ne i dimë ato, i kemi parasysh sa herë flasim për Greqinë. Por, për ta ngushtuar për shembull në rastin e vizitës së ministrit të mbrojtjes, Nikos Dendias, ditën e hënë në Tiranë. Unë e konsideroj pak jo protokollare, ose jo fort diplomatike, faktin që ai në deklaratën e vet pas takimit me ministrin e mbrojtjes, Pirro Vengun, edhe kryeministrin Rama, bëri një farë presioni. Bëri një farë presioni politik duke përmendur minoritetin.
Pra tha 'jam nga Himara', tha një herë, pastaj tha, pra po e thjeshtoj gjuhën, për kujdes ndaj minoritetit dhe varrezat e ushtarëve grekë edhe çështjen e detit. Pra, diskutime të cilat ne sigurisht mund t'i marrim me mend, por ka një protokoll aty në këto diskutime, për të ruajtur diskrecionin e tyre. Ai i nxori në publik për të thënë që 'shiko se Greqia mund ta ushtrojë presionin e vet edhe haptazi, edhe pa asnjë problem fare'. Ajo mua më shqetësoi, pra thyerja e këtij diskrecioni", u shpreh Mecollari.
Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e sotëm (28 maj) të Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. I...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës s&e...
Presioni dhe ndërhyrjet politike po deformojnë proceset e rëndësishme hetimore. I këtij mendimi është analisti, Enton Abileka...
Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se mosdeklarimi korrekt i pasurisë nga Altin Dumani është i barasvlershëm me falsifikimin e deklarimit. Ajo...
GJKKO ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të akuzuar n...
Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se korrupsioni mbetet faktori kryesor që, sipas tij, dëmton eficiencën e shpenzimeve publike në Shqipë...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe aktivisti Aulon Kalaja ka bërë një denoncim lidhur me situatën e një pallati...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka lëshuar një thirrje të fortë përmes një reagimi në rrjetet sociale, ...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ftuar në “Programin e Drekës” në...
Kryeministri Edi Rama pati një përplasje online me Reporterët Pa Kufij lidhur me raportin e fundit për lirinë e medias në Shqip&eu...