Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salinaji ka bërë thirrje nga burgu i Fierit që shqiptarët të dalin të votojnë më 11 maj. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ka deklaruar se demokratët këto ditë duhen që të jenë më kronometër në dorë deri në ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë që më tej, Salianji shkruan se jo vetëm fati personal por i të gjithë shqiptarëve varen nga dita e djelë e zgjedhjeve.
6 ditë! Çfarë mund të bëjë një njeri në 6 ditë? Ndonjëherë asgjë. Ato kalojnë pa u ndier, dhe ti e sheh se ke mbërritur thjesht në javën tjetër, të një muaji të vitit. Dikush mund të punojë si përherë e të shohë që dhe kjo javë nuk solli mrekulli në jetën e tij. Përpjekjet nuk mjaftojnë. Dikush mund të kalojë një javë duke menduar, duke bjerrur kot kohën. Një tjetër e shtyn, me shpresën se diçka do të ndodhë.
Shqiptarët ama, të gjithë ata me të drejtë vote, në këto 6 ditë mund të bëjnë më shumë se asnjëherë tjetër në jetën e tyre, duke marrë një vendim historik. Por, sidomos demokratët duhet të jenë me kronometër në dorë. Sepse jo vetëm fati i tyre personal, por i të gjithëve varet nga ne. Ka shumë që ende kanë nevojë të nxjerrin frikën, që ende duan një nxitje, një impuls, që akoma kanë nevojë për një kontakt për të ndarë mendjen. Këta janë vendimtarë. Vendimtare janë orët në vijim për të shkuar tek ta.
Unë e di se si është java e fundit e fushatës. Dhe ziej këtu ku jam, nga pamundësia për të qënë në terren. I penguar, i burgosur për të më rrëmbyer mandatin e përjashtuar nga zgjedhjet, nga një sistem i kalbur që po bën 12 vite plojë në vendin tonë. Unë jam në qeli si pasojë e një padrejtësie që ka goditur megjithatë shumicën e shqiptarëve. Me një përndjekje të vazhdueshme, duke ua bërë jetën gjithnjë e më të vështirë të gjithëve.
Por, sado të marrë kohë, vjen ai momenti i shpagimit. 12 vite nuk ishin një aksident, por një skenar gjakftohtë, i menduar mirë, për të instaluar një sundim që qendron mbi represionin. Dhe me këtë qeverisje duhet me u sjell, si me çdo të keqe që të vjen në derë. Duke e përzënë. Ai autokratuci që mburret me shtatin e tij, do të shihni që në fakt ka përmasat e një kutie votimi, dhe me kthejlltësinë e kurajon e shumicës së shqiptarëve, do të dalë nga andej si një liliput që mori kaq shumë nga ky vend. Dhe që duhet të përgjigjet për gjithë mëkatet.
Po mbi të gjitha, njerëzit duhet të kenë parasysh se si me një qeverisje tjetër, të bazuar në një program konkret, do të ndryshojë për mirë jeta e secilit. Janë projekte për pagat, pensionet, për taksat, që do të marrin jetë në 100 ditët e para. Ai moment i përmbysjes, nuk është i largët, as fantazmagorik. Eshtë kaq afër, kaq i prekshëm. 6 ditë. I them sot çdo demokrati e demokrateje që në këto orë të mbetura, ka nxitjen, ka mbështetje dhe dëshirën time, që të mos ndalet asnjë çast. 11 maj do të jetë si ditë çlirimi. Dhe për mua, fitorja e demokratëve, e qytetarëve të nëpërkëmbur, të shkelur keq në 12 vite, do të sjellë atë ndjenjë lirie, që s’ka vendim politik, hekura e mure, qeli e errësirë që të mund ta zbehin. Ju përqafoj dhe jam me ju në çdo minutë të kësaj jave!
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka folur në lidhje me planet e tij për mandatin e katërt. Rama iu ...
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rama u shpreh se ai ...
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar Devollin. Teksa po prezantonte arritjet e qeverisjes së tij Ram...
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli u bëri thirrje demokratëve të kësaj zone që të bash...
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ndodhet në Devoll teksa po zhvillon edhe një takim elekotral me banorët e kësaj zone. ...
Jozefina Topalli TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greqi...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuzë të re ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohe...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj është ...
sali berisha BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në Burrel se fitorja e shqiptarëve mbi "të keqen" i ka d...
sali berisha BURREL- Koalicioni "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" zhvillon sot takimin përmbyllës...