POLITIKE

Zhulali: Drejtësia e kapur dhe presioni i BE-së tregojnë se ndryshimi politik është i domosdoshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 18:36
Zhulali: Drejtësia e kapur dhe presioni i BE-së tregojnë se

E ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali u shpreh se nuk ka arsye që qytetarët të vendosin shpresat te sistemi aktual i drejtësisë, pasi sipas saj Reforma në Drejtësi ka prodhuar pikërisht atë që ishte paralajmëruar vite më parë nga Komisioni i Venecias: një sistem të kapur dhe në kolaps.

Zhulali deklaroi se ndryshimi i vërtetë në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes një ndryshimi politik, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian ka ashpërsuar ndjeshëm gjuhën ndaj qeverisë Rama, duke vendosur në fokus zgjedhjet, patronazhistët, korrupsionin dhe problematikat e pronës.

Sipas saj, raportet e fundit të BE-së tregojnë se presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë është rritur dhe se mbështetja politike që Edi Rama ka gëzuar për vite me radhë po zbehet.

Zhulali: Po, unë e kam thënë edhe herë të tjera dhe kam bindjen që këtu nuk është… Ne nuk duhet ta shikojmë gjithë shpresën tek drejtësia, sepse drejtësia nuk është një ishull i vetëm dhe nuk ka fuqinë absolute për të zhbërë çdo gjë.

Jo, jo, patjetër që nuk mjafton. E kisha në kuptimin e kësaj; pra, nuk ka një pritshmëri që kjo lloj drejtësie, që ne kemi sot në detyrë, të jetë funksionale dhe të ofrojë atë drejtësinë e pavarur e të paanshme, dhe që vepron me forcën e ligjit. Siç e pati paralajmëruar edhe Komisioni i Venecias kur u miratua reforma, nëse kjo do të zbatohej nga partia në pushtet, që kishte dhe ato lloj votash, do të çonte në një drejtësi krejtësisht të kapur dhe në një kolaps të sistemit. Të dyja kanë ndodhur në Shqipëri. Kështu që unë nuk shikoj shpresën tek drejtësia në këtë kuptim. Këtu ndryshimin thelbësor do ta sjellë vetëm ndryshimi politik në Shqipëri dhe vetëm largimi i Edi Ramës.

Të lë me dyshime që çfarëdo lloj procesi të kryhet në këto kushte… Pra, kur themi “do ta ndryshojnë shqiptarët me votë”, do shkojmë në 2027-ën dhe do ta blindojmë prapë. Pra, çfarë tregoi SPAK-u? Jo vetëm nuk luftoi korrupsionin, siç e tha vetë, por është rritur tre herë. Domethënë, ngritja e SPAK-ut jo vetëm që nuk luftoi korrupsionin, por çfarë bëri? Sot më nuk ka dilemë: ai blindoi pozicionin politik të Edi Ramës.

Sigurisht që jo. Nuk ka ndryshim në këto kushte, dhe ne jemi edhe të sinqertë në këtë që themi, pavarësisht se nuk u pëlqen shumë vetëve, por kjo është e vërteta e dhimbshme dhe e sinqertë. Ndryshimi këtu vjen vetëm nëse aplikohet modeli i Maqedonisë së Veriut, që të ketë një qeveri kujdestare teknike, që të mundësojë një shkëputje…

Dhe do të këmbëngulja te kjo: ndryshimi politik i madh, në kuptimin e prerjes së lidhjeve dhe mburojës që është dhënë prej kaq kohe nga jashtë Edi Ramës, ka nisur. Dhe nëse përpara disa muajsh e kemi parë vetëm nga Amerika, tani po e shikojmë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm para disa ditësh doli raporti i Barit, që kishte një ndryshim komplet të gjuhës dhe rikthen në vëmendje çështjet thelbësore dhe ato që nisnin me zgjedhjet. Bashkimi Europian vetë nuk është institucioni që monitoron zgjedhjet; është OSBE/ODIHR. Përgjithësisht, në raportet e mëparshme ka përdorur një gjuhë të përgjithshme për zgjedhjet, por nuk e ka pasur në fokus. Kësaj here, në raportin e BE-së, ata janë marrë edhe me patronazhistët. Pra, mesazhi që i është dhënë Edi Ramës ka qenë i drejtpërdrejtë: “Ti nuk do ta kalosh më këtë proces siç e ke kaluar deri tani.” Fjalia e dytë thoshte: “Ne presim zbatimin e plotë të të gjitha rekomandimeve.” Pra, jo të pjesshme, jo të adresohen rekomandimet me gjuhë të lehtë. Fjalia ishte e drejtpërdrejtë: “Ne presim zbatimin e plotë të të gjitha rekomandimeve përpara zgjedhjeve të ardhshme.”

Këto janë dy gjërat: rikthimi i çështjeve më të rëndësishme që garantojnë funksionimin e shtetit, sepse pa këto çdo gjë tjetër që flasim nuk ka më kuptim. Po ashtu, çfarë tha për korrupsionin? Që është bërë problem endemik për Shqipërinë, dhe është në të gjitha degët e qeverisjes, qendrore dhe lokale, dhe në të gjitha fushat e jetës publike dhe biznesit. Një fjali e tmerrshme, që nuk i është thënë asnjë vendi tjetër të rajonit. As për Serbinë nuk e thonë këtë gjë; e thonë vetëm për Shqipërinë.

Çfarë thotë tjetër? I kërkon të tërheqë ligje që ka miratuar në emër të integrimit europian, si ai për investimet strategjike apo për zonat e mbrojtura. I thotë: “Tërhiqe, se nuk i ke sipas standardeve.” Dhe, po të shikoni, për shembull, një nga gjërat më të rëndësishme aty është mënyra se si trajton çështjen e pronës. Nuk e keni parë në asnjë raport tjetër, detajet me të cilat është trajtuar çështja e pronës, që prek çdo qytetar shqiptar, por prek edhe skandalet më të mëdha që ndodhin çdo ditë me qeverinë. Aty i trajton çështjen e pronës, jo thjesht si një problem që nuk ke titullin e pronësisë sot, por trajton të gjithë problematikën e pronës: si merret prona publike, si i ndërrohet titulli nga një pronë shtetërore bëhet private, krejt papritur; apo nga tokë pyll bëhet tokë bujqësore; apo i ndryshohet destinacioni dhe përdorimi. Dhe mënyra se si pastaj nuk jepen certifikatat e pronësisë, si manipulohen dokumentat, si nuk shpronësohen njerëzit… Të gjitha këto tregojnë që BE-ja sot ka ndryshuar mënyrën se si e shikon qeverisjen e Ramës. I ka vënë kushte të drejtpërdrejta dhe kanë rritur presionin mbi të.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan