
Pas publikimit të lajmit se Belina Pupa, terapiste dhe influencuese me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë australiane për kultivim të kanabisit dhe ndërhyrje të paligjshme në energjinë elektrike, çifti Pupa ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale me një ton ironik.
Përmes postimeve në llogaritë e tyre personale, Elvis dhe Belina kanë komentuar situatën në mënyrë shaka, duke përdorur dialoge të humorit të zi:
Elvis Pupa: “Ne jemi grupi armiqësor Midhja. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit.”
Belina Pupa: “Hidrocentralin e kam pasur unë pra!”
Elvis: “Po unë çfarë kam patur?”
Belina: “Ti ke pasur serat!”
Elvis: “Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë more.”
Belina: “Po ça do thotë bota për ne?”
Elvis: “Bota? ‘E hodhën dobiçin në ferr e tani dalin na hedhin hi syve ne.’”
Rikujtojmë se më 23 maj, Belina Pupa u paraqit në gjykatë në Australi për shkak të dyshimeve mbi kultivim të narkotikëve dhe lidhje të paligjshme të energjisë. Ajo ka sqaruar se ambientet ku u regjistruan shkeljet ishin në pronësi të saj, por të dhëna me qira.
Ky reagim ironik i çiftit ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke treguar se si Elvis dhe Belina përballojnë akuzat dhe spekulimet me humor dhe sarkazëm.