Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ngritjen e një superagjencie shtetërore që do të administrojë infrastrukturën e mbetjeve në vend, duke sjellë rritje të kostove dhe tarifave sipas parimit “ndotësi paguan”.
Diskutimet e deputetëve u përqendruan tek kostot financiare dhe rrezikun për rritje të tarifave për qytetarët nga aplikimi i skemës së re, së bashku me shqetësimet për cenimin e autonomisë vendore.
Në këtë kontekst, opozita kërkoi zhvillimin e dëgjesave publike me shoqatat e bashkive dhe akuzoi qeverinë se ka shpenzuar dhjetra milionë euro në një dekadë për inceneratorët pa asnjë rezultat.
Pikëpyetje u shtruan dhe për mënyrën e funksionimit të Agjencisë Kombëtare për Ekonominë e Mbetjeve, AKEM, dhe detyrën që ajo ka për menaxhimin e inceneratorëve të cilët sot janë jofunksionalë. Për aferën e korrupsionit me inceneratorët janë dënuar një ish ministër dhe dhjetra zyrtarë shtetërorë.
Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi pyeti ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj nëse do rriten tarifat për qytetarët dhe si e garanton që AKEM nuk do të ngrejë tarifën për dorëzimin e mbetjeve në pikën fundore bashkisë. Jaupaj tha se tarifat do të vendosen në bazë të eficencës dhe e cilësoi procesin e menaxhimit të mbetjeve si procesin më të kushtueshëm sot.
“Ligji parashikon një metodologji, ka një proces shkencor, teknik për përcaktimin e tarifave që do të jenë të tilla që të jenë të përballueshme nga bashkitë që sistemi të jetë efikas,” tha ai para komisionit.
Edhe deputeti socialist, Damian Gjiknuri e ngriti si shqetësim çështjen e kostove financiare me të cilat do të përballet zbatimi i ligjit.
“Pyetja qëndron: a do të sjellë tarifa të reja për qytetarët?”- pyeti ai.
Ministri u përgjigj se barrën kryesore financiare do ta mbajë qeveria, ndërsa bashkitë do të përballojnë një pjesë të kostove.
“Ky është kapitulli më i shtrenjtë i negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria është në bisedime për të siguruar fonde nga BE, kredi dhe grante, në mënyrë që të mbështesim infrastrukturën e re pa e ngarkuar tej mase buxhetin vendor,” argumentoi ai.
AKEM, sipas ligjit, do të funksionojë si një shoqëri aksionere dhe do të menaxhojë strukturat fundore të menaxhimit të mbetjeve, ndërsa bashkitë do të jenë përgjegjëse për grumbullimin dhe depozitimin. Po ashtu bashkitë do të nisin fushata qytetare për ndarjen në burim të mbetjeve.
Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, nga tarifat që do të paguajnë bashkitë për depozitimin e mbetjeve dhe nga shitja e materialeve për riciklim.
Por deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, aludoi se në të ardhmen do të përfshihen aktorë privatë në menaxhimin e skemës, pyetje për të cilën ministri nuk u përgjigj qartë me po ose jo nëse ligji e lejonte.
Diskutimet u fokusuan gjithashtu tek nevoja për reduktimin e përdorimit të landfilleve dhe orientimin drejt riciklimit dhe asgjësimit të mbetjeve, si pjesë e një strategjie afatgjatë për menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.
Me prezantimin e kësaj nisme ligjore qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash. /Birn/
“Tmerr, sikur jemi në Kabul, pa ujë. Vjen njëherë në ditë.” Ky banor i zonës së pallatit me Shigjeta nuk e...
Çështja e pensioneve është një ndër diskutimet që kohët e fundit ka marrë mjaft vëmendje në vendin to...
Vetëm 5 euro në muaj, kjo është rritja që marrin pensionistët shqiptarë pas indeksimit me inflacionin 2.4% për vitin 2...
Një masiv shkëmbor është shembur paraditen e sotme në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, i inauguruar me bujë n...
Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është përcaktuar në 2 Tetor të çdo viti, pasi ajo datë është...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal të rëndë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Sh&eum...
Në Shqipëri, personat me çrregullime të shëndetit mendor janë “të padukshmit” e sistemit. Me vetëm 57 ps...
Shqipëria do të ketë një politikë kombëtare të qartë për shfrytëzimin dhe menaxhimin e tokës. Me mbë...
Emigranti shqiptar në Greqi, Pano Ruçi që humbi djalin në aksidentin tragjik prej 17 ditësh po zhvillon një grevë urie, tek...
Një tjetër skandal ka përfshirë sistemin më të madh shëndetësor në vend, QSUT ku aty kanë qarkulluar ila&ccedi...