Shqipëria regjistroi një rritje të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2025, ndërsa flukset migratore u përqendruan kryesisht në muajt e fundit të sezonit veror dhe fillimit të vjeshtës. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se gjatë vitit të kaluar në vend u regjistruan 144 azilkërkues, duke shënuar një rritje prej 40 personash krahasuar me vitin 2024.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e kërkesave për azil erdhi nga shtetas të Egjiptit, të cilët përbënin 39,6% të totalit të azilkërkuesve. Në vendin e dytë renditen shtetasit afganë me 11,8%, ndërsa shtetasit palestinezë përfaqësuan 9,7% të kërkesave të regjistruara gjatë vitit.
Analiza e shpërndarjes mujore të aplikimeve tregon një përqendrim të qartë sezonal. Muajt gusht, shtator dhe tetor përbënin së bashku 63,2% të të gjitha kërkesave për azil të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2025, duke evidentuar një intensifikim të flukseve migratore në këtë periudhë.
Paralelisht me të dhënat për azilkërkuesit, raporti i INSTAT ofron edhe një panoramë të lëvizjeve të shtetësisë shqiptare. Gjatë vitit 2025, gjithsej 495 persona fituan shtetësinë shqiptare, ku 306 prej tyre e rifituan atë, ndërsa 189 persona e fituan për herë të parë. Në të njëjtën kohë, 173 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare.
Sa i përket origjinës së personave që fituan shtetësinë shqiptare, pjesa dërrmuese vinte nga Kosova, me 56,1% të totalit. Më pas renditen shtetasit nga Turqia me 20,1%, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Italia përfaqësonin secila nga 4,8% të rasteve.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se grupmosha 30-39 vjeç dominoi si tek personat që fituan shtetësinë shqiptare, ashtu edhe tek ata që vendosën ta lënë atë. Konkretisht, kjo grupmoshë përfaqësoi 31,7% të përfituesve të shtetësisë dhe 43,9% të personave që hoqën dorë prej saj.
Sipas metodologjisë së përdorur nga INSTAT, statistikat për azilkërkuesit dhe shtetësinë shqiptare bazohen në të dhënat e siguruara nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për herë të parë, në vitin 2025 është integruar një burim i ri të dhënash për statistikat e shtetësisë, duke synuar rritjen e cilësisë, plotësisë dhe harmonizimit të informacionit me standardet ndërkombëtare.
Rritja e numrit të azilkërkuesve, së bashku me dinamikat e fitimit dhe lënies së shtetësisë, reflekton ndryshimet në lëvizjet migratore dhe zhvillimet demografike që po ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe Shqipërinë, në një kontekst rajonal dhe ndërkombëtar në transformim të vazhdueshëm./ekofin.al
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
4 Korrik07:56
Mot i kthjellët, ja sa pritet të shkojnë temperaturat këtë të shtunë
Këtë të shtunë, moti do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas...
SOCIALE
3 Korrik09:14
Shteti do vetëm “shefa”/ Rriten 18% në vitin 2025, pakësohen nëpunësit
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025, por duket se pjesa ma e madhe e rritjes ka ardhur nga pozicionet drejtuese. Sipas t...
SOCIALE
2 Korrik11:24
Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të l...
SOCIALE
1 Korrik17:58
Bonusi i qeverisë, pensionistët në Shkodër: Pensioni nuk na del për ilaçe
Bonusi i qeverisë, i cili u miratua një ditë më parë dhe nisi të shpërndahej menjëherë për pensionistët n...
SOCIALE
1 Korrik13:02
INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë
Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të d...
SOCIALE
30 Qershor20:40
I nxehti mbush spitalet, mbi 400 qytetarë kërkojnë ndihmë brenda një dite
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme t...
SOCIALE
30 Qershor18:42
Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10
Qendra shëndetësore nr. 10 në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga mbeturinat. Në një hapësirë ku duhet të...
SOCIALE
29 Qershor14:10
INSTAT rrëzon narrativën e qeverisë/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë, pa punë në 2025
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave...
SOCIALE
27 Qershor07:57
Temperatura të larta dhe rrebeshe të shkurtra, njihuni me parashikimin e motit për sot
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe...
SOCIALE
26 Qershor18:57
18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të renditet ndër më të papërballueshmit në Europë. Sipas t&eum...