SOCIALE

Shqipëria njeh autizmin në letra, por jo në praktikë: Mungojnë shërbimet dhe mbështetja

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 09:54

Shqipëria njeh autizmin në letra, por jo në praktikë:

Shqipëria ka miratuar ligje, strategji dhe skema mbështetëse për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, ndërsa në të gjithë vendin funksionojnë dhjetëra qendra shërbimi.

Megjithatë, sipas një raporti monitorimi të publikuar, sistemi vazhdon të mos garantojë mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së këtyre personave. Autorët e raportit theksojnë se institucionet matin kryesisht procedurat dhe numrin e përfituesve, por jo ndikimin real që politikat publike kanë në jetën e tyre.

Raporti evidenton se modeli aktual i mbështetjes mbetet i përqendruar te pagesa e aftësisë së kufizuar, ndërsa shërbimet thelbësore, si terapia, rehabilitimi, kujdesi komunitar, aftësimi profesional dhe punësimi, vijojnë të jenë të kufizuara. Të dhënat tregojnë se nga 2,315 persona me autizëm që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar, vetëm 869 marrin edhe shërbime aktive. Kjo do të thotë se rreth 1,446 persona mbeten pa mbështetje të drejtpërdrejtë terapeutike dhe rehabilituese.

Sipas raportit, problemi nuk qëndron te mungesa e bazës ligjore, por te zbatimi i saj në praktikë. Edhe pse Shqipëria raporton 84 qendra shërbimi për personat me aftësi të kufizuara, nuk ka të dhëna të plota mbi kapacitetin real të tyre, cilësinë e shërbimeve, numrin e personave me autizëm që trajtohen apo rezultatet që këto qendra arrijnë. Për autorët, numri i qendrave nuk është tregues i mjaftueshëm për të vlerësuar efektivitetin e sistemit.

Një nga boshllëqet më të mëdha shfaqet pas moshës 18 vjeç. Raporti konstaton se shumica e shërbimeve janë të fokusuara te fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa për të rriturit mbështetja bie ndjeshëm. Mungojnë programe të mirëstrukturuara që ndihmojnë kalimin nga arsimi drejt punësimit, jetesës së pavarur dhe integrimit në komunitet. Si pasojë, barra e kujdesit vazhdon të mbetet pothuajse tërësisht mbi familjet.

Raporti ngre shqetësime edhe për nivelin e mbështetjes financiare. Pagesa bazë e aftësisë së kufizuar është rreth 158 euro në muaj, ndërkohë që një seancë private terapie kushton mesatarisht 20–25 euro. Në praktikë, kjo shumë mbulon vetëm 6–7 seanca terapi në muaj, ndërsa shumë fëmijë kanë nevojë për disa seanca çdo javë. Prindërit e intervistuar në kuadër të monitorimit deklarojnë se kostot mujore të trajtimit mund të arrijnë deri në 1,000–1,200 euro, duke e bërë terapinë të papërballueshme për një numër të madh familjesh.

Një tjetër gjetje e raportit është ulja e numrit të përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar. Në vitin 2025, numri i tyre ra nga 2,422 në 2,315 persona, ose 107 përfitues më pak, pa një shpjegim zyrtar nga institucionet për arsyet e kësaj rënieje.

Në përfundim, raporti arrin në vlerësimin se Shqipëria ka krijuar mekanizmat ligjorë për njohjen e autizmit, por ende nuk ka ndërtuar një sistem funksional dhe të integruar mbështetjeje. Sipas autorëve, zinxhiri i shërbimeve mbetet i paplotë, duke lënë boshllëqe nga diagnoza e hershme dhe terapia, te arsimi, punësimi, jetesa e pavarur dhe përfshirja sociale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan