'Isha në një festë në Shqipëri...'/ Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë, gjykata e dënon me burg dhe gjobë të majme
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen 18 Shtatori pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, kur ...
Tre persona të armatosur janë arrestuar dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Operacioni i ...
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës Një me...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina t&eum...
Me dy vendime të njëpasnjëshme brenda një jave, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i heqë Bashkisë së Tiranës k...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Capriolo të Italisë, pasi tentoi t’i shpëtonte kontrollit të kara...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Shqiptarët shpenzojnë rreth 37 miliardë lekë në vit për alkool dhe duhan, ndërsa kontrolli i buxhetit familjar dhe planifikimi i shpenzimeve mbeten problematika të rëndësishme. Ekonomisti Enriko Ceko, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, tha se konsumi i këtyre produkteve duhet parë në raport me nivelin e të ardhurave dhe mënyrën se si familjet shqiptare menaxhojnë financat e tyre.
Sipas Cekos, alkooli dhe duhani nuk janë të vetmet produkte ku përqendrohen shpenzimet, pasi krahas tyre qëndrojnë edhe kafeja dhe buka. Ai argumentoi se në shumë raste, sa më e ulët të jetë gjendja ekonomike e një familjeje, aq më shumë mund të rritet pesha e konsumit të produkteve bazë dhe e disa zakoneve të dëmshme.
Ekonomisti ngriti shqetësimin se shpenzimet për shëndetësinë zënë më pak se 3% të buxhetit mesatar familjar, duke vënë në dukje se konsumi dhe investimi në shëndetësi e arsim duhet të shihen së bashku. Sipas tij, shumë njerëz mund të mos e ndiejnë menjëherë koston e përditshme të një pakete cigareje, por pas vitesh mund të përballen me shpenzime të mëdha mjekësore. Ai theksoi se një tjetër problem është mungesa e kulturës së menaxhimit të financave personale.
Sipas tij, shpesh qytetarët nuk e vlerësojnë si duhet mënyrën se si shpenzojnë të ardhurat, edhe kur mundësitë ekonomike janë të kufizuara. Duke iu referuar një studimi mbi shpenzimet familjare, Ceko solli në vëmendje ndryshimet mes familjeve në varësi të nivelit të arsimimit të kryefamiljarit dhe të ardhurave.
Sipas të dhënave që përmendi, familjet me kryefamiljarë pa arsim shpenzonin rreth 65% të buxhetit, ndërsa për familjet me kryefamiljarë me arsim 8- dhe 9-vjeçar ai përmendi shpenzime rreth 82 mijë lekë. Për familjen mesatare, shifra sipas tij luhatej nga 92 deri në 95 mijë lekë, ndërsa për familjet më të pasura arrinte deri në 109 mijë lekë.
Ekonomisti përdori edhe një shprehje popullore për të ilustruar ndryshimet në mënyrën e konsumit: kur një familjeje të varfër i rriten të ardhurat, ajo përpiqet të përmirësojë produktet bazë që konsumon, ndërsa një familje më e pasur kalon drejt produkteve më cilësore ose më të shtrenjta.
Ceko përmendi gjithashtu studime mbi konsumin në zona të varfra të Irlandës dhe Gjermanisë, ku, sipas tij, vështirësitë ekonomike janë shoqëruar me rritjen e konsumit të patateve dhe produkteve të drithërave. Ai e lidhi këtë prirje me faktin se familjet me të ardhura të pakta përqendrohen te produktet më të përballueshme, por theksoi se në Shqipëri një pjesë e shpenzimeve shkon edhe për alkoolin dhe duhanin.
“Nuk është vetëm çështja e alkoolit, por ecin paralel. Alkooli, duhani, kafeja dhe konsumimi i bukës. Sa më i varfër të jetë një popull, aq më shumë shtohet konsumi i alkoolit apo bukës. Nëse marrim mesataren e shpenzimeve familjare, shpenzimet për shëndetësi janë poshtë 3%. Kishte një trend që ecën paralel me shpenzimet në sektorin e shëndetësisë apo arsimit. Ndoshta shqiptari nuk e vë re se sa kushton një paketë sot, por pas 15 vitesh shikon që duhet të shkojë të marrë një kredi për operacion. Nëse do të ishte i kujdesshëm, s’do të shkonte deri te operacioni. Shqiptarët, edhe pse të varfër, janë me Mercedes-Benz. Ka një problematikë të madhe në aspektin e kontrollit të buxhetit familjar, pasi nuk e kemi këtë kulturë.
Do t’i referohem një studimi, ku familjet shqiptare klasifikoheshin në bazë të shpenzimeve. Familjet ku kryefamiljarët janë pa arsim, shpenzimi familjar ishte rreth 65%, 5% më shumë edhe për shkak të rritjes së pagës minimale. Familjet ku kryefamiljarët ishin me arsim 8- dhe 9-vjeçar kishin një shpenzim familjar 82-82 mijë lekë për familje. Familja mesatare 92-95 mijë lekë, dhe familjet e pasura e kishin deri te 109 mijë lekë.
Ne kemi një shprehje andej nga Jugu: kur ka i varfëri kos, lyen dhe fundshpinën. Një i pasur, kur i rriten të ardhurat, shkon nga vaji i diellit te vaji i ullirit. Do t’i referohemi një studimi që është bërë vonë, ku flitet për Irlandën dhe Gjermaninë. Në këtë zonë kishte varfëri të madhe dhe u vu re që njerëzit, për shkak të varfërisë, lanë gjërat e tjera dhe rritën konsumin e patateve. Në këto zona, sa më të varfër të jenë njerëzit, shtohet konsumi i drithërave, por edhe i duhanit dhe alkoolit.
Një europian i ka mesatarisht të ardhurat 20 mijë euro, Gjermania rreth 50 mijë euro. Shqiptarët, edhe pse janë të varfër, ia lejojnë vetes luksin që të konsumojnë shumë në vlerë absolute duhan, alkool dhe gjëra të tjera. Shqiptari konsumon shumë rakinë. Por çfarë mund të kishte bërë me këto lekë? Do të kishte kursyer diçka. Nëse një europiani i rriten të ardhurat, kalon nga vodka te uiski. Nëse një europiani i shkojnë të ardhurat mbi 25 mijë euro, nga kafeja kanë shkuar te Panama Geisha Coffee.”, tha ai.
Edhe pse është një nga zonat me vila luksoze dhe me vrull ndërtimesh gjatë viteve të fundit, rrugët në zonën e Fark...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehimin, ku ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për streh...
Një investigim i medias franceze AFP ngre shqetësime të forta për situatën mjedisore në Elbasan, ku inspektorët zbuluan 318 t...
Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesi...
Shpenzimet familjare u rritën me 2,3% në 2025. Argëtimi dhe kultura shënuan rritjen më të madhe, ndërsa Tirana kryeson me mbi...
Pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e virozve të stinës kanë ardhur në rrije. Mj...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
I ftuar sot në “Ora News”, Rigels Xhemollari foli për kostot e larta me të cilat përballen studentët që vijnë n...
Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të...