Zbardhet lista/ 44 restorantet ku u tregtua djathi "Brie" me bakterin e rrezikshëm Listeria
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, katë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror&e...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&eum...
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore t...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Elbasan “Foltoren e Riprotritjes” së PD-së, ku ka folur për situa...
Në moshën 90-vjeçare, Toshisuke Kanazawa vazhdon të ngrejë pesha, të marrë pjesë në gara dhe të fitojë tituj, duke e mbajtur bodybuilding-un pjesë të pandashme të jetës së tij.
Bodybuilderi japonez ka fituar 19 tituj kombëtarë dhe gjashtë tituj botërorë në kategorinë Masters, përfshirë edhe gara të fituara pas të 80-tave.
I lindur në vitin 1936 në Prefekturën Shimane, në bregdetin e Detit të Japonisë, Kanazawa e nisi rrugëtimin sportiv me notin. Në shkollën e mesme ai u dallua në garat e 1,500 metrave stil i lirë dhe ëndërronte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike. Një problem muskulor i dha fund kësaj ëndrre dhe e orientoi drejt bodybuilding-ut.
“Nëna ime ishte e kujdesshme, por më mbështeti. Por babai im ishte plotësisht kundër kësaj, sepse besonte se të rinjtë duhet të punonin”, ka treguar Kanazawa.
Ai i premtoi familjes se do të bëhej bodibilderi më i mirë në Japoni, por e dinte se për këtë do t’i duheshin disa vite. Për pesë vjet, ai iu përkushtua pothuajse tërësisht stërvitjes, duke kaluar rreth gjashtë orë në ditë në palestër dhe duke u ushqyer me vakte të thjeshta të përgatitura nga nëna e tij. Të ardhurat nga punët e rastësishme, përfshirë shpërndarjen e pajisjeve elektrike, i shpenzonte kryesisht për qumësht dhe djathë.
Në moshën 24-vjeçare, Kanazawa fitoi titullin Mister Japonia, ndërsa tre vjet më vonë e përsëriti suksesin. Në vitin 1967, ai mori pjesë në garën Mr Universe në Montreal, ku u përball edhe me Arnold Schwarzenegger dhe Sergio Oliva, fituesin e asaj gare. Kanazawa u rendit në vendin e katërt.
Pas një periudhe larg garave, ai iu rikthye bodybuilding-ut në moshën 50-vjeçare. Sipas tij, vendimi lidhej edhe me dëshirën për të inkurajuar bashkëshorten, e cila përballej me probleme kronike shëndetësore.
“Gruaja ime më mbështeti gjithmonë, por ajo ishte shpesh e sëmurë. E pashë që pasi dola në pension e kisha lënë pas dore veten dhe doja t’i tregoja se çdo gjë ishte e mundur”, ka thënë ai.
Shtatë vjet pas rikthimit, Kanazawa fitoi Kampionatin Masters, ndërsa më pas koleksioni i tij u pasurua me gjashtë tituj botërorë në kategorinë Masters, të fituar pas moshës 80-vjeçare.
Edhe në moshën 90-vjeçare, ai vazhdon të stërvitet dy orë në ditë, gjashtë ditë në javë, në palestrën e tij në Hiroshima, pranë Parkut të Paqes. Megjithatë, programi i tij ka ndryshuar me kalimin e viteve. Ai nuk kryen më ushtrime si uljet-ngritjet apo shtytjet në stol me pesha të lira, por përdor kryesisht pajisje.
“Unë bëj atë që është më e mira për veten dhe trupin tim në këtë moshë”, shprehet ai.
Kanazawa thotë se nuk ka pirë kurrë duhan dhe nuk konsumon alkool. Ai ka hequr dorë prej dekadash nga mishi dhe peshku, ndërsa dieta e tij përfshin kryesisht oriz të kaftë dhe supë miso, së bashku me dy vezë të gjalla.
“Më parë pija gjashtë pije proteinike në ditë, tani pi tre. Ndërsa plakem, bëhet më e vështirë të konsumoj kaq shumë lëngje”, ka thënë ai për “The Guardian”.
Bodybuilderi japonez e përshkruan veten si “100% natyral”, duke theksuar se rezultatet e tij janë arritur përmes stërvitjes dhe disiplinës, pa përdorur substanca që rrisin performancën.
Për Kanazawën, sfida më e madhe e moshës nuk është vetëm humbja fizike e forcës, por bindja se kjo humbje është e pashmangshme.
“Është si kur muskujt e këmbëve fillojnë të dobësohen dhe e lejon të ndodhë sepse mendon se nuk mund të bësh diçka. Nuk kam dashur kurrë të jem kështu”, thotë ai.
Dhe pavarësisht moshës, objektivi i tij mbetet i njëjtë: të vazhdojë të jetë aktiv në sport për aq kohë sa të jetë e mundur. “Dua të jem bodibilder deri ditën që të vdes”, thotë 90-vjeçari.
Skandali i certifikatave të rreme të vaksinimit trondit sërish Kombëtaren e Zvicrës, teksa pas Granit Xhakës, një tjetër...
Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë për të nisur rrugëtimin në UEFA Nations League, me ndeshjen e...
Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kreshnik Çipi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Armando Bro...
Carlos Alcaraz kërkon ndryshime në programin e turneve Grand Slam, pas përfundimit të vonë të ndeshjeve në US Open. Spanjol...
Në konferencën për shtyp, Maran pritet të zbulojë më shumë për mënyrën se si do ta ndërtojë skuadr...
Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar dy mungesa të rëndësishme në prag të ndeshjeve të radhës, pasi Kai Havertz...
Shqipëria nis këtë të shtunë aventurën në Ligën e Kombeve, me objektivin për të shmangur një seri histo...
Barcelona po kërkon investitorë për një bond prej 300 milionë eurosh, që do të përdoret për të financuar rik...
Adrien Rabiot nuk është tip që formalizohet lehtë. Kjo vjen pjesërisht sepse ai ka aftësi të gjera për të luajtur...
Mbretërimi i Zinedine Zidane si trajner i Francës filloi me një bombë me sahat në shtëpi: marrëdhënia midis Ousmane De...