
Organizimi i kampionatit europian u-21 ka sjellë shumë kontestime nga tifozët pas lajmeve se organizohet në bashkëpunim mes federatës shqiptare dhe asaj serbe. Megjithatë përtej kësaj, përgatitjet për këtë turne duket se po shkojnë drejt fundit. Fusha është gati.
Punimet në stadiumin Arena Kombëtare po hyjnë në fazën e fundit, ndërsa fusha e re pritet të jetë gati për ndeshjet zyrtare të kombëtares në Ligën e Kombeve gjatë muajit shtator.
FSHF thotë se ka përfunduar rindërtimin e plotë të bazamentit të fushës dhe shtrimin e tapetit të ri hibrid. Ndërkohë është mbjellë edhe bari natyral, ndërsa specialistët po ndjekin procesin e mirëmbajtjes, në mënyrë që fusha të arrijë standardet optimale për zhvillimin e ndeshjeve.
Ky investim është pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë për Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027, që do të organizohet bashkë me Serbinë. UEFA e konfirmoi këtë vendim në shkurt të vitit 2025, ndërsa turneu final me 16 skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume, katër në Shqipëri dhe katër në Serbi. Finalja është planifikuar të luhet në Tiranë, ndërsa të dy vendet organizatore e kanë të siguruar pjesëmarrjen në fazën finale.
Tifozat Kuq e Zi, kanë kundërshtuar ashpër bashkëorganizimin e Kampionatit Europian U21 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke e quajtur atë një vendim të papranueshëm dhe fyes. (A2 Televizion)
Artikuj te sugjeruar
SPORT
31 Korrik13:26
Premtimi i çmendur i yllit të Barcelonës: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, do të bëj tatuazh fytyrën e Flickut
Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, ka bërë një premtim të pazakontë në rast se katalanasit arrijnë të fitojn&eum...
SPORT
31 Korrik13:19
Barcelona mbyll marrëveshjen për talentin belg të Club Brugge, pritet firma ditën e sotme
Barcelona ka përfunduar marrëveshjen me Club Brugge për transferimin e sulmuesit të krahut Jesse Bisiwu.Sipas mediave spanjolle, akordi me...
SPORT
31 Korrik13:04
Inter Miami mohon çdo shkelje në nënshkrimin e Casemiros…
Bashkëpronari i Inter Miami, Jorge Mas, mohoi të enjten se klubi i tij kreu ndonjë veprim të paligjshëm në n...
SPORT
31 Korrik12:45
Ayyoub Bouaddi drejt Manchester Cityt, arrihet marrëveshja për kontratë deri në vitin 2031
Ayyoub Bouaddi mund të jetë transferimi i radhës i Manchester Cityt. Mesfushori maroken, sipas raportimeve të disa mediave, ka arritur nj&...
SPORT
31 Korrik12:17
Vazhdon përplasja e madhe, FIFA i përgjigjet UEFA-s për planin për privatizim Kupës së Botës
FIFA ka mbrojtur planin e saj për privatizimin e pjesshëm të operacioneve komerciale të Kupës së Botës, duke theksuar se prop...
SPORT
31 Korrik10:27
Franco Baresi nuk e fitoi kurrë “Topin e Artë”, por Berlusconi i dhuroi trofeun origjinal
Edhe pse konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit, Franco Baresi nuk arriti kurrë të...
SPORT
31 Korrik08:27
Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare legjenda e Milanit, Franco Baresi
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë...
SPORT
30 Korrik23:32
Dinamo marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë
Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllov...
SPORT
30 Korrik18:33
UEFA zgjedh një emër të madh për të konkurruar Infantinon në drejtimin e FIFA-s
Liderët evropianë të futbollit po përpiqen ta pozicionojnë biznesmenin katarian Nasser Al-Khelaïfi kundër Gianni Infantinos n...