AKTUALITET

Altin Ndoci 5 herë brenda 4 muajve në spitalin e Durrësit! Ditën e arratisjes policët e burgjeve telefonuan 129 por askush s'u përgjigj

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 18:15

Altin Ndoci 5 herë brenda 4 muajve në spitalin e Durrësit!

Për Altin Ndocin vizita në spitalin e Durrësit më 13 janar 2026 nuk ishte e para por e pesta. Ndërsa, që nga 8 tetori i 2025 deri ditën e arratisjes ai është shoqëruar jashtë burgut për vizita mjekësore, plot 5 herë, 3 herët e fundit ishin shoqëruar 1 herë nëçdo muaj deri më 13 janar kur dhe u arratis.

Shoqërimi në spital i Altin Ndocit

1. Në datë 08.10.2025-kur drejtor Institucioni ishte Ervis Dedej,

2. Në datë 24.10.2025-Kur drejtor Institucioni Edmond Llabani (i komanduar),

3. në datë 26.11.2025-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj

 4. në datë 18.12.2025-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj

 5. në datë 13.01.2026-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj

Ndocaj ndodhej në burgun e Durrësit prej 20 majit 2020, me masë sigurimi "arrest me burg", ndaj tij është caktuar masa e sigurimit "arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, siguron të gjithë dinamikën e arratisjes së ndodhur më 13 janar. Nga procedura e përgatitjes së rekomandimit për vizitën mjekësore mungesa e shefit të komanduar të Policisë së Burgjeve, shoqërimi pa pranga, kërkesa për të shkuar në tualet, grushti që rrëzoi dy policët e burgut në tokë, deri tek policia e cila nuk iu përgjigj telefonatës së policëve të burgjeve për të kërkuar ndihmë.

E ndërsa Altin Ndoci vijon të jetë në arrati në arrest me burg është drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe 3 policët e burgjeve.  'Arrest në shtëpi' është mjekja e institucionit Ylfete Sema, si dhe 2 policë burgjesh, e për tre detyrim paraqitjeje.

Dinamika

 Nga hetimet paraprake ka rezultuar ndër të tjera se I paraburgosuri Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi "arrest me burg". Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit "arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, rreth orës 08:30 infermjeri Aulon Çuku, i ka kërkuar përgjegjëses së Sektorit Shëndetsor në IEVP Durres, mjekes Yrfet Sema, që të hartonte Rekomandimi për 4 të burgosur, që sipas tij kishin shqetësime shëndetësore me qëllim për të kryer ekzaminime të specializuara në Spitalin Rajonal Durrës. Kjo shtetase nuk e ka vizituar shtetasin Altin Ndoci, po në lidhje me shqetësimet e tij shëndetësore është vënë në dijeni nga infermjeri Aulon Çuku, i cili i ka bërë me dije se i burgosuri Altin Ndoci kishte shqetësime shëndetësore, që sipas tij kishte dhimbje veshkash dhe ishte planifikuar per vizitë me kirurgun. I burgosuri Eduart Haxhia që është pjesë e listës për të marrë vizitë mjekësore është i sëmurë kronik dhe e kishte planifikuar për vizitë mjekësore mekardiologun, pasi ai kishte shqetësime të shpeshta, ndërsa i burgosuri Artur Hoxhosmani kishte dhimbje shumë të mëdha të dhëmbit të premten dhe ishte planifikuar dhe ai për mjekim, si dhe I burgosur Gerald Kuqi, per në Spitalin Rajonal Durrës.

Ajo ka plotësuar kërkesën për vizitë mjeksore Nr.Ekstra Prot., datë 13.01.2026 me të dhënat e të burgosurve dhe ia ka dhënë infermierit Aulon Çuku, ku i paraburgosuri Altin Ndoci, është rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Urdhëri i është dërguar Shefit të komanduar Policisë Desdemon Pazaj, por para dorëzimit të urdhërit tek shefi i policisë, kryeinfermjeri Aulon Çuku ia ka dërguar drejtorit të IEVP Durrës e cili e ka miratuar me Urdhër nr. 142, dt. 13.01.2026, ku janë ngarkuar si grup shoqërimi punonjesit e policisë Dezdemon Pazaj, Dorian Saraci, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fation Baçi, me shoqer Idajet Calama.

Me pas nga Policia e Burgut është hartuar Plani i Masave nr. 142/1, dt. 13.01.2026, duke caktuar si grup shoqërimi prej katër personash, të bëhet instruktazhi evidentimi në libër, kontrolli automjetit, rruga e lëvizjes, automjeti që do lëvizi si dhe duke përcaktuar bashkëveprimin me komisariatin e policisë durrës me telefon dhe radio. Në dosje gjindet dhe Listë kontrolli e treguesve të riskut për arratisje të dënuarve paraburgosurve Nr.Ekstra Prot., 11.12.2025 për të paraburgosurin Alti Ndoci vlersim ky me datë rishikmi me datë 04.12.2025, ku në përfundim është vlerësuar me risk standart nga komisioni i vlerësimit në IEVPDurrës, Shefi i Policisë, Punonjësi Social, Juristi, Mjeku dhe Drejtori i IEVP shtetasi Indrit Cerloj.

Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës - Spital Rajonal Durrës - kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

Më pas kryeinfermieri Aulon Çuku ka komunikuar me Spitalin Rajonal për realizimin e vizitave ose konsultave. Për shoqërimin e të paraburgosurve Altin Ndoci dhe Geral Kuqi sipas urdhrit të shoqërimit kanë qënë të planizuar për ti shoqëruar për në Spitalin Rajonal Durrës punonjësit e policisë Destemont Pazaj i cili nuk ka qënë prezent gjatë shoqërimit por që është zëvëndësuar nga punonjësi Aranit Çela, Dorian Saraçi, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fation Baçi dhe shofer Idajet Calama, dhe lëvizja është kryer me furgonin Aturoambulance të IEVP Durrës i modelit FIAT me targa AB 141 OU dhe në fillim është transportuar i paraburgosuri Altin Ndoci për në ambientet e pavionit të Infektivit në Spitalin e Durrësit.

Ky i paraburgosur ka shfaqur shqetësime dhe ka ankuar për dhimbje gjatë transportimit dhe në momentin e mbërritjes në Spital pas daljes nga furgoni atij I janë hequr prangat dhe është bërë shoqërimi I tij në këmbë për në dhomën e izolimit në katin e tretë në dhomën nr. 7, të Spitalit Rajonal, e cila është e përshtatur me zgarë hekuri për të burgosurit nga punonjësit e policisë në grupin e sigurisë Dorjan Saraçi, Sali Ferrollari dhe Fation Baçi. Më pas Dorian Saraci është larguar për në drejtim të urgjencës tek grupi tjetër dhe më pas ka vijuar me kthimin ne IEVP, duke e lënë të paraburgosurin Altin Ndoci, me punonjësit e policisë Sali Ferrollari dhe Fation Baçi. Pasi i paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor, ku kryeinfermieri i IEVP-së Aulon Cuku ka komunikuar me doktorin dhe nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke pritur për të marrë trajtim mjekësor, I paraburgosuri Altin Ndoci ka ankuar shpesh herë për dhimbjen e veshkave dhe u ka kërkuar punonjësve të policisë ta shoqëronin në tualet dhe se ata e kën shoqëruar rreth 4 herë për në tualet.

Në një moment sapo i kanë hapur zgarën e hekurt për të tualet, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë. Më pas i paraburgosuri Altin Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë janë ngritur dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij por që në një moment Fatjon Baçi ka rrëshqitur nëpër shkallë dhe pasi është ngritur përsëri dhe kanë vazhduar ndjekjen deri tek dalja. Sapo ka dalë tek dera kryesore Fatjon Baçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet por ai ka vazhduar të largohej me vrap. Punonjësit e policisë kanë dalë deri tek rruga kryesore dhe disa banorë aty përreth u kanë thënë se i arratisuri kishte ikur në drejtim të kodrës, me një makinë të zezë me targë AA 700 RS.  Më pas Fatjon Baçi ka tentuar ti telefonojë 129 për nuk i janë përgjigjur ndërsa Sali Ferrollari ka kontaktuar me Sp.Informacionit ne IEVP Durres shtetasen Violeta Uka.

Nga hetimet paraprake rezulton se e gjithë procedura e pregatitjes se materialit nga infermieri Aulon Çuku dhe përgjegjësja e Sektorit Shëndetsor në IEVP Durres, mjekes Ylfete Sema, që të hartonte Rekomandimi për vizitë mjeksore në Spitalin Rajonal Durres për të paraburgosurin Altin Ndoci, ka qënë në kundërshtim me kërkesat ligjore te Ligjit nr. 81/2020 "Për të drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, si dhe V.K.M. Nr. 209, datë 06.04.2022 "Për miratimin e Rregullores së Pergjithshem të Burgjeve", si dhe akteve nënligjore, pasi kjo procedurë është kryer pa bërë më parë vizitën mjeksore si dhe Shef i komanduar i Policisë së Burgjeve, në IEVP Durrës; Komisar Violeta Uka, të të paraburgosurit.

Po kështu punonjësit e Policisë së Burgjeve Komisar Dezdemon Pazaj - Shefi i Grupit te Sigurisë dhe Shoqerimeve Specialiste Informacioni në IEVP Durrës; Kryeinspektor Dorjan Saraçi - Përgjegjës I Grupit të Sigurisë dhe Shoqërimit në Policinë e Burgjeve, IEVP Durrës; Kryeinspektor Aranit Çela - Përgjegjës I Grupit të Sigurisë dhe Shoqërimit në Policinë e Burgjeve, IEVP Durrës; . Inspektor Sali Ferrollari - Punonjës i Policisë së Burgjeve; Inspektor Fatjon Braçi - Punonjës i Policisë së Burgjeve; Inspektor Preng Marvataj - Punonjës i Policisë së Burgjeve Kanë vepruar ne kundërshtim me Ligjit nr. 81/2020 "Për të drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve; V.K.M. Nr. 209, datë 06.04.2022 "Për miratimin e Rregullores së Pergjithshem të Burgjeve"; "Ligjin për policinë e burgjeve numër 80/2020, si dhe në udhëzimin Nr.651, datë 21.01.2019 dhe Udhëzimin me Nr.1547 Prot., datë 01.08.2025, për këtë shoqërim, duke e lënë të paraburgosurin që të lëviz pa pranga; duke lënë për shoqërim dhe mbikqyrje më pak se tre punononjës policie, duke lejuar që i paraburgosur të dalë nga kafazi pa pranga, etj.

Po kështu janë shkelur procedurat në lidhje me njoftimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatit të Policisë Durrës, për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci në ambjentet e Spitalit Rajonal Durrës.

Nga ana tjetër ka dyshime se edhe drejtori i IEVP Durrës shtetasi Indrit Cerloj, ka miratuar në kundërshtim me ligjin Urdhërin nr. 142, dt. 13.01.2026, për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci në Spitalin Rajonal Durrës, në një kohë që nuk kishte verifikuar vizitën e mëparshme mjeksore të tij nga mjekja Ylfete Sema, si dhe më tej nuk ka kontrolluar dhe mbikqyryr zbatimin e rregullave të shoqërimit nga Policia e Burgjeve per shoqërimin e të paraburgosurit në Spitalin Rajonal Durrës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan