
Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje. Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.
Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza. Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21 vjeç. Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?
Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?
Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh. Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21 vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.
Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18 vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës. Vetë Bukurija nëna e Bleonës është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit. Pasi sipas saj ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën ndërsa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.
“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.
Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat. Qamile Mata e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore. Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.
Ndërsa Begzim Isa pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt. Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.
Begzim Isa që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8 vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.
Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tri vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave. Por pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.
“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.
Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën. Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.
Por humbja e Bleonës u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat. Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci. Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.
Një tjetër histori që del në skenë.
Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur./Në shënjestër, BW
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Nëntor21:48
Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit
Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri ...
AKTUALITET
11 Nëntor21:39
'Gilmando Dani do vritej me çdo kusht'/ Qyno: 1 i shoqëruar, dyshohet se ishte informatori! 3 autorë me antiplumb zbritën nga makina
Atentati që i mori jetën Gilmando Danit dhe plagosi rëndë shokun e tij pranë aeroportit të Rinasit, është një "vr...
AKTUALITET
11 Nëntor21:32
Zjarr në një banesë në Memaliaj, pronari jetonte i vetëm
Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e sotme një banesë në lagjen nr. 5 të qytetit të Memaliajt.
Paraprakisht dyshohet se zjarr...
AKTUALITET
11 Nëntor21:21
100 plumba për vrasjen e Gilmando Danit, çfarë dihet deri tani për ekzekutimin e mikut të Emiljano Shullazit
Përballë aeroportit të Rinasit, në portën hyrëse të Shqipërisë, ku në 10 muaj hynë 10 milionë udh&eu...
AKTUALITET
11 Nëntor20:46
Dy afrikanë që e quajnë veten dibranë, historia e Donaldit dhe Daudës në Shqipëri
Donald nga Kameruni dhe Dauda nga Nigeria janë dy shokë që jetojnë në Shqipëri ndërsa thonë se e kanë dashur vend...
AKTUALITET
11 Nëntor20:37
Tradhti brenda forcave të rendit. Ky është kryepolici që u rekrutua nga mafia shqiptare, negocioi çmimin e drogës
I ashtuquajturi operacioni ‘Enroque Manso Bal’ ka tronditur themelet e Policisë Kombëtare spanjolle, pasi është zbuluar një...
AKTUALITET
11 Nëntor20:25
Darka e fundit e Nadire Shpatës/ Nga historia e dhunës te dyshimet e bashkëshortit për vrasjen. Çfarë bisedoi me të bijën
Të shumta janë rastet e vajzave dhe grave të zhdukura në Shqipëri, ngjarje që shpesh kanë mbetur pa një zgjidhje dhe fat...
AKTUALITET
11 Nëntor20:11
EMRI/ Përplasja mes shqiptarëve në Veneto, kush është 30-vjeçari shqiptar i arrestuar. Zbulohet vendi ku fshehu armën
Një nga tre burrat e plagosur në përleshjen e bandave të hënën në mbrëmje në një parking në Veneto ë...
AKTUALITET
11 Nëntor20:05
Atentati në Rinas. A ishte i armatosur Gilmando Dani? Flet zyrtari policor dhe “lidhja” me atentatin në Astir
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit t&e...
AKTUALITET
11 Nëntor19:58
“Nuk ka ndarje polici-krim”/ Abilekaj: Dani i njohur për policinë, efektivi i plagosur i dyshuar për pjesëmarrje në trafiqe
Ekzekutimi i fundit mafioz, i ndodhur në një nga akset rrugore më të ruajtura në vend, ka nxjerrë në pah lidhje tronditë...