
Qindra biznese po përballen me një situatë të papreçedentë, që nëse nuk zgjidhet rrezikon të krijojë një spirale të rrezikshme borxhi në sistemin financiar të vendit. Arrestimi i drejtorëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjetike ka bllokuar totalisht çdo pagesë nga këto dy institucione.
Të dhënat nga thesari i shtetit tregojnë se pagesa e fundit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar është bërë në datën 21 nëntor, rreth 3 javë më parë. Pas kësaj date ARRSH nuk ka ekzekutuar më asnjë pagesë për bizneset që janë të angazhuara në kontrata publike.
Teksa banda e hajdutëve me kollare është destabilizuar, kjo po krijon një situatë bllokimi në ekonomi dhe sistemin financiar të vendit, e cila për çdo ditë që kalon bëhet edhe më shqetësuese. ARRSH është institucioni publik me fluksin më të madh të pagesave publike. Bllokimi i pagesave prej gati tre javësh i heq ekonomisë qindra milionë euro pagesa. Kjo për shkak se dhjetori është muaji ku ekzekutohet fluksi më i lartë i pagesave publike.
Situata bllokuese përveçse frenon qarkullimin e parasë në ekonomi dhe vendos në vështirësi serioze bizneset, të cilat kryejnë punët publike, është duke cënuar realizimin e buxhetit. Një burim nga ministria e Financave i tha Kapitalit se nëse situata nuk zgjidhet shpejt, buxheti i shtetit mund të shënojë një nga shifrat më të ulëta të realizimit të investimeve publike.
Nuk është e qartë se pse qeveria po heziton të ndërhyjë për të zëvendësuar drejtorët e arrestuar nga SPAK. Në rastin e drejtorëve situata mund të zgjidhet lehtësisht edhe me delegim firme, pasi si Gjyli ashtu dhe Elezi nuk janë të pezulluar nga detyra, por kanë vetëm masën e arrestit të shtëpisë.
Disa thonë se bllokimi i pagesave është i qëllimshëm për të ushtruar presion mbi drejtësinë, veçanërisht në prag të vendimit për Belinda Ballukun nga Gjykata Kushtetuese./Kapitali
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor14:15
Garon për drejtimin e SPAK, Braho: Kam hetuar zyrtarë të lartë e persona me ndikim!
Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, i cili garon përballë 3 kandidatëve të tjerë për kreun e SPAK, u shpreh se gjat&...
AKTUALITET
11 Dhjetor13:54
"Si do t’i përgjigjeni akuzave publike të politikanëve?”-Elvin Gokaj: Kur ke prova presioni s’vlen
Gjatë intervistimit në KLP për postin e drejtuesit të SPAK, kandidati Elvin Gokaj u pyet mbi mënyrën se si do të menaxhonte...
AKTUALITET
11 Dhjetor13:31
Shpërndanin drogë në Komunën e Parisit, në pranga 2 persona
Policia e kryeqytetit goditi një rrjet shpërndarjeje të drogës, duke finalizuar operacionin e koduar “Target”, zhvilluar nga S...
AKTUALITET
11 Dhjetor13:16
Gara për drejtuesin e ri të SPAK/ Elvin Gogaj paraqet platformën: Ja katër shtyllat ku do të bazoj veprimtarinë time!
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posa&cced...
AKTUALITET
11 Dhjetor13:10
Vrasja e Fatbardh Licit/ Shtyhet gjyqi ndaj Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit
Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësore ndaj Behar Bajrit, Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbard...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:55
Tabaku: Nuk po e bllokon opozita zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por maxhoranca!
Jorida Tabaku, teksa mori sërish fjalën në Kuvend, tha se nuk është opozita ajo që po bllokon procesin e zgjedhjes së Avoka...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:46
Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut
Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u p...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:30
Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu
Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëpars...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:20
E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK, Musabelliu: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhje...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:06
Kuvendi pritet ta shqyrtojë sot/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rishikoni 'paqen fiskale'
Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e k...