
Jorida Tabaku, teksa mori sërish fjalën në Kuvend, tha se nuk është opozita ajo që po bllokon procesin e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, por vetë maxhoranca me lojërat e saj. Sipas saj, në Kuvend nuk mund të votohet sot një projekt vendim që nuk është i mbështetur në vullnetin e firmave të tyre.
Tabaku akuzoi maxhorancën se po tenton që të vendosë në postin e Avokatit të Popullit një emër të pëlqyeshëm prej saj.
“Bazuar edhe në procedurën kushtetuese për Avokatin e Popullit, ku grupi parlamentar e ka shprehur sipas frymës e gërmës, ndodhemi në kushtet kur kjo seancë nuk ka ca të votojë. Nuk ka asnjë propozim zyrtar nga opozita për kandidatura për avokatin e popullit pas shkresës zyrtare që kryetari i Komisionit të Ligjeve i ka dërguar grupeve parlamentare. Projekt vendimi që kryetari i kuvendit i referohet nuk ekziston se nuk ka prodhuar asnjë projektvendim për firmat e PD që duhet të kishin sjellë në këtë seancë. Kjo do të thotë se ne nuk po e bllokojmë këtë proces, por duhet një proces interesant e të bazuar mbi kritere. Por që të përdorni edhe këtë proces për të zgjedhur një avokat nga maxhoranca, kjo vetëm konsensuale nuk është”, tha Tabaku.
Ajo tha se PD është gati që të dorëzojë kandidaturat për Avokat Populli që ajo mbështet, duke shtuar se duhet që të bëjnë një proces transparent dhe jo pazar, ku të përfshirë janë të gjitha palët.
“Të gjitha firmat që mblidhen jashtë vullnetit të grupit parlamentar para se procesi i përzgjedhjes të ketë filluar nuk kanë asnjë vlerë. Pas vendimit të Komisionit të ligjeve kur Manja vetë e pranoi se kandidaturat kanë rënë, atëherë juridikisht kandidaturat kanë rënë dhe jemi në kushtet e nisjes së një procedure ku t’i japim Shqipërisë një kandidat të denjë.
Neni 72 është i qartë, në sesionin e kaluar pati mbështetje me firma të disa anëtarë për avokat. Kur nisi ky sesion të gjitha firmat s’u gjykuan se ishin akoma të vlefshme. Binarët e ligjshmërisë edhe kushtetutës do të ishin vetëm kur PD t’ju kishte nisur një shkresë zyrtare me kandidatët e saj. Le të zgjedhim një avokat mbi ligjin e rregulloren. Mos krijoni ngërç kushtetues.“, tha më tej Tabaku.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor12:46
Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut
Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u p...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:30
Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu
Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëpars...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:20
E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK, Musabelliu: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhje...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:06
Kuvendi pritet ta shqyrtojë sot/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rishikoni 'paqen fiskale'
Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e k...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:04
Si arriti të dilte nga dritarja e qelisë ‘magjistari’, Taulant Toma?
Në Francë, vendet fqinje si Belgjika, dhe sigurisht në Itali, Mal të Zi, madje edhe në Shqipëri, ku ai lindi 41 vjet më par...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:51
Mjegulla mbulon aksin Korçë–Pogradec, vështirësohet qarkullimi
Mjegulla e dendur ka përfshirë paraditen e kësaj të enjte aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke shkaktuar vështirësi n&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:35
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar nga qelitë e burgut. Koka ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve dhe ë...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:24
Doloreza Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol! Ja ku i ruajtëm
Gjatë prezantimit të saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu ndaloi edhe te një nga dosjet më komplekse...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:22
Mbush motorin e makinës me paketa cigaresh, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Mal të Zi (FOTO)
Shtetasi shqiptar E.A., 55-vjeç u arrestua nga policia e Malit të Zi me dyshimin për tentativë kontrabande të 1.330 steka cigaresh....
AKTUALITET
11 Dhjetor11:15
Kandidon për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu: Ja dosjet sensitive që kam hetuar
Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për drejtimin e SPAK, ka bërë një përmbledhje t&eum...